Krishtlindja është një nga festat që na mbledh të gjithëve në familje, rreth tryezës së mbushur plot me gatime të shijshme, për të kaluar një kohë sa më të bekuar dhe të hareshme së bashku. Pikërisht për tu ardhur në ndihmë me disa ide lidhur me menunë e drekës apo darkës së Krishtlindjes ne kemi përgatitur këtë artikull për ju, duke ndarë disa Ide Menush Për Krishtlindje.
Krishtllindja nuk është vetëm një festë vetëm për tu mbledhur rreth tavolinës, por mbi të gjitha është një festë për të ndarë dashuri dhe mirësi. Pra mbi të gjitha kjo festë nuk është vetëm të japësh e të marrësh por të festosh duke ju gëzuar kuptimit të vërtetë të kësaj dite të shënuar për të gjithë besimtarët e Krishterë, që është lindja e Shpëtimtarit tonë.
Dhe, nëse nuk keni mundesi të përgatisni dhurata për familjarët dhe njerëzit tuaj të dashur, mund të përgatisni dhe të shkruani një mesazh zemre për ta, duke ju shkrujtur një letër apo kartolinë. Duke inkurajuar dhe mbështetuar njëri tjetrin do i kalojmë kohët e vështira. Në këtë kohë pandemie, mbani pranë njëri tjetrin.
Le të kalojmë kohë të bukur të gjithë në familje duke mbështetur dhe gëzuar njëri tjetrin më fjalë shprese, mirësie, dashurie, falenderimi dhe gëzimi.
Dhe nëse sërish nuk keni mundesi të keni larmi në tryezë, gatuani pjatën tuaj të preferuar, që mbase e gjeni edhe në këtë artikull, dhe mblidhuni së bashku pa frikë, por me besimin dhe një vit më i bekuar do vijë për të gjithë Ne.
Disa Këshilla mbi Menutë e Krishtlindjes
Duke qenë se kjo periudhë festash të fundvitit na mbledh të gjithëve në familje dhe momenti kur mblidhemi rreth tryezës për të kaluar kohë së bashku dhe të shijojmë gatimet e këndshme të gatuara nga duart tona ka rëndësinë e vet, duhet të mbajmë parasysh një sërë këshillash për të pasur një menu të pëlqyer nga të gjithë.
- Duhet të gatuajmë për çdo grup moshe në familje përfshirë edhe fëmijët e vegjël.
- Duhet të gatuajmë dhe prezantojmë në tryezë gatime që i përshtaten shijeve të gjithë familjarëve në familje. Kështu nëse dikush në familje është vegjetarian apo vegan, ju fare mirë mund të gatuani një menu vegjetariane në respekt të tij/saj, apo të kënaqni gjithë familjen duke ndërthurur pjatat ku krahas gatimeve me bazë mishi apo peshku të përgatisni edhe pjata vegjetariane.
- Duhet që menuja të përmbajë pjata të shëndetshme, në mënyrë që edhe të afërmit tanë me amneza të ndryshme shëndetësore si diabetikë, hipertension, etj, të kenë mundësi të darkojnë apo drekojnë bashkë me ne.
- Duhet të organizohemi të gatuajmë në kohë për të ofruar gatime të ngrohta apo në temperaturën e kërkuar.
- Tavolina duhet të serviret bukur dhe të përmbajë të gjithë elementët festivë dhe setin e servirjes të plotë sipas menusë së përgatitur për çdo anëtar të tryezës.
Kur flasim për festat e fundvitit siç është Krishtlindja dhe nata e ndërrimit të viteve, shumica prej nesh e përkufizon me një menu tradicionale, ku për secilin vend mbizotërojnë pjatat tradicionale të vendit ku jetojmë apo nga ku vijmë.
Panvarësisht çfarë menuje apo pjatash do të zgjidhni të gatuani, e rëndësishmë të kalojmë të gjithë kohë të gëzuar dhe të bekuar në familje dhe me miq, dhe mbi të gjitha të mendojmë dhe gatuajmë shëndetshmëm.
Lutem vijoni të lexoni më poshtë lidhur me propozimet tona mbi disa ide menush për këtë Krishtlindje
#1. Menu Krishtlindjes Tradicionale
Menuja e parë kemi menduar që të jetë më pranë traditës ku pjata kryesore ngelet pjekja e Pulës apo Gjelit të Detit me Përshesh, gatim ky i traditës shqiptare. Dhe duke qenë se përsheshi përgatitet me kulaç kemi menduar që kjo pjatë të shoqërohet me antipasta dhe sallatra të cilat e pasurojnë tryezën në ngjyra, dhe vlera ushqimore, si dhe balancojnë kaloritë e marra nga pjata kryesore për të konsumuar një vakt sa më të pranueshëm për të gjithë. Pra në këtë Menu nuk do të ketë një pjatë të parë individuale, por një larmi antipastash dhe sallatash, të cilat do të pasojnë më pjatën kryesore dhe me ëmbëlsirën.
1. Antipasta dhe Sallata
Qofte me Pulë Dhe Perime
Kjo është një antipastë e lehtë dhe prania e perimeve e kombinon më së miri me mishin e pulës. Mund ti shoqëroni më një salcë të përgatitur me kos dhe erëza si dhe ju kemi shpjeguar tëk receta jonë e qofteve me lulelakër. Gatim shumë i shijshëm edhe për festa.>Read Full Recipe
Gjoks Pule me Spinaq
Kjo është një pjatë e lehtë përgatitur me mishin e bardhë të pulës, i cili në këtë recetë kombinon më së miri me spinaqin, për një antipastë plot shije dhe vlera ushqyese. Receta përgatitet pjesërisht në tigan dhe përfundon në furrë për një gatim plot shije dhe të shëndetshëm. > Lexo Recetën e Plotë
Sallatë Kapreze
Kjo pjatë është një ndërthurje shumë e shijshme me mozzarella, domate dhe borzilok. Ajo është një antipastë e lehtë për të filluar vaktin tonë dhe bashkë me sallatat apo antipastat e tjera të shijojmë dhe ngremë dollinë tonë të parë.> Lexo Recetën e Plotë
Sallatë Ruse
Kjo është një nga mbretëreshat e sallatave që ne keni shijuar që nga fëmijëria jonë, e cila kombinon më së miri me mishin e gjelit apo pulës së detit në këtë Menu. Një kombinim i përkryer i perimeve të prera në kubikë dhe majonezës, të cilat shijohen më së miri edhe me praninë e turshive dhe majdanozit të freskët.> Lexo Recetën e Plotë.
Sallatë Me lakër të Kuqe
Kjo është një sallatë e lehtë, e aromatizuar dhe marinuar me portokall, një sallatë plot ngjyra dhe e pasur me Vitaminë C dhe Vitamin A, e cila është e shëndetshme për tu konsumuar nga të gjithë.> Lexo Recetën e Plotë
Sallatë me Lulelakër dhe Brokoli
Kjo pjatë është një sallatë e stinës, e pasur edhe kjo me vitamina dhe minerale dhe e lehtë për tu shijuar dhe konsumuar nga të gjithë. > Lexo Recetën e Plotë
2. Pjata Kryesore
Pulë ose Gjel Me Përshesh
Ju mund ta gatuani këtë pjatë me çdo lloj pule që keni mundësi të blini por, kjo recetë del më e shijshme nëse përsheshi gatuhet më lëngun e pulës ose gjelit të detit, ose pulë fshati të rritur në mënyrë organike. > Lexo Recetën e Plotë
Nëse kërkoni të përgatisni pulën apo gjelin në një tjetër mënyrë ju sugjerojmë të hidhni një sy edhe tek Pula e Mbushur Me Gështenja apo Pula e Mbushur Me Oriz.
3. Ëmbëlsirë
Kajmaklie me Fruta
Kajmaklia është një ëmbëlsirë e lehtë që mund të përmbyll më së miri këtë menu. Sidomos nëse do të zgjidhni ta gatuani këtë menu për Darkën e Krishtlindjes, kjo është një nga ëmbëlsirat më të lëhta për tu përgatitur dhe shijuar.> Lexo Recetën e Plotë
Biskotat me Xhenxhefil
Ëmbëlsira e dytë për këtë menu janë Biskotat me Xhenxherfil, të cilat me shijen e tyre plot aroma dhe pak pikante janë një zgjidhje shumë e mirë për të shoqëruar kafen apo likerin tuaj pas drekës apo darkës suaj të Krishtlindjes.>Lexo Recetën e Plotë
2. Menu Krishlindjesh Me Bazë Mishi
Menuja e dytë e sugjeruar nga ne me bazë mishi është një kombinim i antipastave, pjatës së parë dhe asaj kryesore me produkte mishi kombinuar me perime apo nënprodukte të qumështit. Menuja është e pasur në proteina, karbohidrate, vitamina dhe kripërave minerale.
1.Antipasta dhe Sallata
Sallatë me Rukola dhe Panxhar
Kjo sallatë është shumë e shijshme, plot ngjyra dhe rukola me panxharin kombinojnë më së miri në këtë sallatë dhe me pjatat e tjera në këtë menu.> Lexo Recetën e Plotë
Perime Të Furrës Të Mbushura Me Gjizë
Kjo është një antipastë shumë e shëndetshme, të cilën mund të përgatisni me perimet tuaja të preferuara si kungulleshka, speca, patëllxhanë, etj. Lexo Recetën e Plotë
Brusketa Me Speca Të Kuq
Kjo është një antipastë e përgatitur më speca të kuq të pjekur, ullinj dhe djath të bardhë, e marinuar me hudhra, vaj ulliri, dhe piper, e cila shkon më së miri me pjata me bazë mishi. >Lexo Recetën e Plotë.
Sallatë me Ullinj
Sallata me Ullinj është një nga antipastat që përgatisim në mënyra të ndryshme, por që nuk mungon asnjëherë për të shoqëruar pjatat tona me bazë mishi. Ne kemi sjellë për Ju marinimin me portokall. >Lexo Recetën e Plotë.
Qofte Me Lëng
Qoftet me salcë janë një antipastë shumë e shijshme. Një pjatë me ngjyra festive, plot aromë, dhe e përkryer për të shoqëruar dhe kombinuar me pjatat e tjera në këtë menu. >Lexo Recetën e Plotë.
2. Pjata e Parë
Lazanja Bolognese
Pjata e parë që propozojmë në këtë menutë të dytë është Lazanja me ragu Bolonjeze, e cila shijon më së miri kur të gjithë përbërësit i përgatisim vetë në kuzhinën tonë.> Lexo Recetën e Plotë.
3. Pjata Kryesore
Kofshë Qengji Me Bollgur
Mishi i qengjit edhe pse konsiderohet si një nga mishrat i pasur me yndyrna, është një nga mishrat që organizmi ynë asimilon më së miri. Në këtë kombinim me Bollgurin, kjo pjatë është e balancuar dhe shumë e shëndetshme. >Lexo Recetën e Plotë.
Ju gjithashtu mund të hidhni një sy edhe në kofshë keci e gatuar në tigan apo brinjë viçi në furrë.
4. Ëmbëlsirë
Kadaif Me Arra
Kadaif Me Arra është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, një nga ëmbëlsirat që nuk mungon asnjëherë për sezonin e festave. Një recetë e përgatitur me petë kadaifi të grira të mbushura role me arra, pjekur me gjalp dhe të zbutura në sherbet. >Lexo Recetën e Plotë.
3. Menu Krishlindjesh Me Bazë Mishi Nr.2
Mes larmisë së recetave të shumta që mund të zgjidhni nga Blogu ynë, po ju rekomandoj edhe një menu të dytë me pjata me bazë mishi duke ju përcjellë disa nga recetat tona më të reja. Edhe kjo menu është një kombinim i antipastave, sallatave, pjatë të parë, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë.
1.Antipasta dhe Sallata
Sallate Me Spinaq Dhe Avokado
Sallatë Me Spinaq Dhe Avokado është një recetë shumë e shijshme për tu shijuar si një pjatë unike ose për të shoqëruar pjatat tuaja në një drekë apo darkë në familje apo me miq. Kjo sallatë balancon më së miri menunë me bazë mishi duke qenë një shoqëruese shumë e mirë, e lehtë dhe e balancuar në kalori. >Lexo Recetën e plotë.
Sallatë Më Patëllxhanë
Kjo recetë është një kombinim shumë i shijshëm i patëllxhanëve të pjekur, kungujve, kërpudhave, dhe domate të marinuara më së miri së bashku për shumë shije në tavolinë. >Lexo Recetën e plotë.
Tavë Dheu
Kjo është një recetë e traditës shqiptare, e cila gatuhet me mish viçi tul, djath, miell, dhe erëza. Kjo është një antipastë e ngrohtë që pëlqehet shumë nga të gjithë. >Lexo Recetën e plotë.
Tortë E Kripur Me Petë Sfoliate
Kjo recetë përgatitet shpejt dhe thjesht. Mjafton që të kemi gati një petë sfoliat dhe përbërësit për mbushjen. Një recetë e shijshme dhe plot prezencë për një tavolinë festive. >Lexo Recetën e plotë.
Patate Të Shpejta Në Tigan
Këto janë patatet më të shijshme që mund të provoni të gatuara në tigan. Një recetë e shpejtë dhe një shoqëruese shume e shijshme për shumë pjata të dyta që mund të gjeni në faqen tonë. >Lexo Recetën e plotë.
2. Pjata e Parë
Rizoto Me Pançetë Dhe Kërpudha
Kjo është një nga recetat më të shijshme që mund të gatuani për një darkë apo vakt në familje. Me shije delikate dhe plot ngryra, është një pjatë që do ju pëlqejë miqve dhe familjarëve tuaj këto festa. >Lexo Recetën e plotë.
3. Pjata Kryesore
Role Mishi Të Mbushura Në Salcë
Një recetë plot shije dhe një pjatë kryesore me bazë mishi, e cila shijon më së miri sin ë një drekë apo darkë në festa familjare. Mund ta kombinoni më së miri me antipastat në këtë menu.> Lexo Recetën e plotë.
Fileto Viçi Ne Furre
është një pjatë e dytë shumë e shijshme për një drekë të diele apo drekë në familje dhe me miq. Gjithashtu mund ta servirni edhe si antipastë në bufe të përgatitura për festa në familje.> Lexo Recetën e plotë.
4. Ëmbëlsirë
Bakllavaja e Shtëpisë
Bakllavaja është një ëmbëlsirë që nuk mungon në familjet tona për festat e fundvitit. Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat me sherbet kjo është padyshim një nga mbretëreshat e festave. > Lexo Recetën e plotë.
Krostatë Me Limon
Një recetë shumë e thjeshtë, por shumë e preferuar në shumë vende të botës. Një kombinim i krostatës me brumë frolla dhe kremit të pastiçerisë me limon. > Lexo Recetën e plotë.
4.Menu Krishtlindje Me Prodhime Deti
Prodhimet e detit janë shumë të shëndetshme dhe gjithashtu të lehta dhe të asimilueshme dhe mund të konsiderohen si një nga rekomandimet më të mira për darkën e Krishtlindjes. Për të gjithë ata që duan të shtrojnë dhe përgatisin një darkë ndryshe nga tradicionalja, kjo është një nga menutë që duhet të konsiderojnë, për një zgjedhje elegante dhe të shëndetshme për gjithë familjen. Menuja me peshk mund të konsiderohet pak më e shtrenjtë se menutë e tjera por në përgjithësi menutë e propozuara nga ne mbeten në nivelin ekonomik dhe mesatar, në mënyrë që të mund të përballohen nga të gjithë financiarisht.
1.Antipasta dhe Sallata
Friturë Kallamari
Kallamarë friturë është një nga antipastat që shpesh shijojmë në dreka apo darka me bazë peshku, e lehtë për të përgatitur dhe e shijshme për tu shoqëruar me verën e bardhë. >Lexo Recetën e Plotë.
Saganaki
Saganaki është një pjatë e traditës Greke, një antipastë e ngrohtë dhe shumë e shijshme me karkaleca dhe djath feta. >Lexo Recetën e Plotë.
Sallatë Oktapodi
Kjo është një nga recetat klasike të sallatës me oktapod të cilën mund ta servirim të ngrohtë ose të ftohtë sipas dëshirës. >Lexo Recetën e Plotë.
Sallatë me Spinaq Dhe Karkaleca
Kjo recetë është një tjetër pjatë e shijshme dhe e shëndetshme për tu shijuar në një darkë festive me bazë peshku. >Lexo Recetën e Plotë.
2.Pjata e Parë
Rizoto Me Karkaleca dhe Kungull
Kjo është një pjatë e parë shumë e shijshme, një shije e përkryer e karkalecavë dhe kungulleshkës, një pjatë që shijon dhe pëlqehet nga të gjithë. >Lexo Recetën e Plotë.
3.Pjata Kryesore
Si pjatë kryesore ne duam t’ju rekomandojmë Peshk Në furrë Me perime, ku ju më poshtë do të gjeni dy receta në varësi dhe të llojit të peshkut që do të përdorni. Nëse do të arrini të siguroni peshk të freskët të egët do ju rekomandonim recetën e parë, në të kundërt Salmoni i freskët me perime të furrës është një pjatë e dytë e plotë dhe shumë e shijshme për tu shijuar nga të gjithë.
Peshk në furrë me perime
Peshk i egër në furrë me perime është një nga gatimet më të shijshme ku peshku dhe perimet marinohen në mënyrë të ndërsjelltë, dhe njëkohësisht kështu kemi një pjatë kryesorë të plotë ku do të servirim peshkun bashkë më perime të furrës.>Lexo Recetën e Plotë.
Nëse dëshironi një version akoma dhe më të lehtë të gatimit të peshkut do ju rekomandoja Peshk në Kripë, ose Peshk i pjekur në letër furre.
4. Ëmbëlsirë
Torta e Gjyshes
Si ëmbëlsirë për këtë menu peshku do rekomandojmë tortën e gjyshes, një ëmbëlsirë e lehtë me bazë brumi frolla dhe krem pastiçerie.>Lexo Recetën e Plotë.
Sorbeto Me Kafe
Sorbeto me Kafe është një tjetër sugjerim për këtë menu, ku sorbeto do ju ofrojë një tretje më të lehtë të ushqimit dhe do ju ofrojë një shije të këndshme për ju.>Lexo Recetën e Plotë.
5.Menu Krishtlindje Me Prodhime Deti Nr.2
Në menunë e mëposhtme ju mund të zgjidhni një apo më shumë nga sugjerimet e listuara. Kryesisht kjo menu bazohet në receta me karkaleca dhe fruta të tjera deti si më të lehta për tu gjetur të freskëta në çdo kohë.
1.Antipasta dhe Sallata
Karkaleca Të Kuq Krudo
Karkaleca Të Kuq Krudo është një antipastë deti shumë e shijshme, e cila mund të serviret fare mirë edhe në dreka apo darka me gatime peshku, apo për të shoqëruar një gotë verë.> Lexo Recetën e plotë.
Oktapod Në Lëng Me Patate Dhe Bizele
Kjo është një antipastë e ngrohtë shumë e shijshme apo edhe një pjatë e dytë e shqëruar më sallatat dhe pjatat tuaja të preferuara të stinës.> Lexo Recetën e plotë.
Karkaleca Au Gratin
Karkaleca Au Gratin është një antipastë deti shumë e shijshme. Karkakecat e përgatitur në këtë mënyrë janë plot aromë, krokantë nga jashtë dhe të butë dhe të pjekur sa duhet nga brenda. >Lexo Recetën e plotë.
Sallatë Mikse Me Portokall
Sallata Mikse Me Portokall është shumë e shijshme, plot ngjyra dhe shije. Me përbërës të stinës dhe plot vlera ushqyese balancon më së miri kaloritë në këtë menu. >Lexo Recetën e plotë.
2.Pjata e Parë
Njoki me Karkaleca
Njoki me karkaleca është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e veòantë për tu shijuar në këto festa. E thjeshtë për tu përgatitur dhe plot shije deti do ju pëlqejë familjarëvë dhe të ftuarve tuaj. > Lexo Recetën e plotë.
Rizoto Me karkaleca Dhe Spinaq
Rizotot janë pjata shumë te shijshme dhe shijojnë më së miri në tavolinat familjare për Krishtlindje. Kjo recetë është plot shije, e lehtë në kalori, dhe plot ngjyra. Me përbërës të stinës dhe plot vlera ushqyese balancon më së miri kaloritë në këtë menu. >Lexo Recetën e plotë.
3.Pjata Kryesore
Gjuhëz Në Furrë
Peshk Sole Në tavë është një pjatë e dytë delikate, e aromatizuar dhe e pjekur si duhet. Një pjatë që gatuhet lehtë dhe shijon më së miri në darkë apo drekë.> Lexo Recetën e plotë.
Peshk Gjuhëz Me Limon
Peshku Gjuhëz është një nga peshqit më të shijshëm që mund të keni provuar. Gjuhëza gatuhet shumë lehtë dhe në këtë recetë Peshku Gjuhëz Me Limon ka një shije delikate dhe mish shumë të butë. > Lexo Recetën e plotë.
Kocë Me Portokall
Peshkun Koce e gjeni të freskët në çdo stinë të vitit të egër apo të kultivuar në rezervate. Në këtë kombinim me portokall shijon më së miri për një një pjatë delikate dhe pjot shije. > Lexo Recetën e plotë.
3. Ëmbëlsirë
Portokalopita
Portokalopita është një ëmbëlsirë tradicionale e kuzhinës greke me bazë frutin e portokallit. Ëmbëlsira bën pjesë në grupin e ëmbëlsirave me sherbet dhe gatuhet me petë bakllavaje.>Lexo Recetën e plotë.
6.Menu Krishtlindjesh Vegjetariane
Si dhe përmenda në fillim të këtij artikulli, duhet të respektojmë dhe të gatuajmë në familje për shijet dhe preferencat e të gjithëve. Kjo menu është për të përmbushur dëshirat e të gjithë atyre personave që pëlqejnë gatimet vegjetariane, ndaj dhe kjo menu është e pasur me sallata, antipasta me bazë perimet.
1.Antipasta dhe Sallata
Kungulleshka në grill
Kjo është një antipastë shumë e shijshme, ku në këtë recetë do të mësoni si të servirni dhe marinoni kungulleshkën e pjekur në zgarë. >Lexo Recetën e Plotë.
Sallatë me Patate
Sallata me Patate është një nga gatimet tipike të festave të stinës, sallatë dimërore që mund të shijojmë për festa dhe në përditshmëri, e kombinuar më një sërë zarzavatesh dhe fruta të tjera për një shije ndryshe. >Lexo Recetën e Plotë.
Kërpudha Të mbushura
Një antipastë shumë e shijshme, një mbushje e kërpudhave me gjizë dhe arra, një mënyrë shumë e këndëshme për ti konsumuar dhe shijuar kërpudhat. Referoju versionit vegjeratina në recetë duke eleminuar proshutën shtazore.>Lexo Recetën e Plotë.
Qofte me lulelakër
Një pjatë e parë apo antipastë shumë e shijshme e shoqëruar me një salcë me kos dhe erëza, shumë e shijshme dhe që kombinon edhe me antipastat e tjera në menu. >Lexo Recetën e Plotë.
Tart me Spinaq dhe Rikota
Një mënyrë shumë e shijshme dhe e këndshme e gatimit dhe servirjes së Spinaqit, një pjatë e parë apo antipastë që mund të konsumohet nga të gjithë. >Lexo Recetën e Plotë.
Spinaq në furrë
Spinaq në furrë më beshamelë, është një tjetër prezantim i spinaqit në këtë menu si një nga zarzavatet që gjejmë të freskët në këtë stinë dhe që na shton vlerat dhe ngjyrat në mënunë tonë. >Lexo Recetën e Plotë.
2. Pjata e Parë
Supë krem kungulli
Kjo është një pjatë e parë vegjetarine shumë e shijshme e gatuar me kungull dimëror, i cili mbetet një nga zarzavatet e pasura në vlera ushqyese dhe i preferuar nga të gjithë për stinën e dimrit. >Lexo Recetën e Plotë.
3. Pjata Kryesore
Lazanja me Perime
Kjo është pjata kryesore e prezantuar për ju në këtë menu, një lazanjë e bardhë me perime, shumë e shijshme, të cilën ju mund të zgjidhni ta përgatisni me perimet tuaja të preferuara duke ndjekur ushëzimet tona. >Lexo Recetën e Plotë.
3. Ëmbëlsirë
Cheesecake pa pjekje
Cheesecake pa pjekje është një ëmbëlsirë e lehtë për tu përgatitur dhe mbi të gjitha e lehtë për tu shijura. Ne po ju prezantojmë një nga recetat klasike të cheescake pa pjekje, por ju gjithashtu mund të konsideroni edhe Cheesecake me boronica për këtë menu. >Lexo Recetën e Plotë.
7.Menu Krishtlindjesh Vegjetariane Nr.2
1.Antipasta dhe Sallata
Qofte Furre Me Thjerrëza
Kjo është një recetë që shijon jo vetëm si antipastë në përditshmëri, por ja vlen ta shërbejmë edhe në bankete apo festa në familje. E lëhtë dhe e shëndetshme, me pjekje në furrë, mbetet e pëlqyer nga të gjithë. > Lexo Recetën e plotë.
Sallatë Me Hikërr
Sallata me Hikërr është e pasur me vlera ushqyese, plot ngjyra, dhe e këndshme për tu shijuar edhe për festa. > Lexo Recetën e plotë.
Involtini Primavera
Kjo recetë është një nga më të pëlqyerat përsa i përket roleve klasike me perime. Me origjinë nga kuzhina kineze, kjo ëhstë një nga recetat që nuk duhet të mungojë për këtë fundvit. > Lexo Recetën e plotë
Qofte Tigani Me Kungulleshka
Qofte Tigani Me Kungulleshka është shumë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Me përbërës që lehtësisht I gjeni edhe në këtë stinë, mund të gatuani këtë antipastë të ngrohtë edhe për festa.>Lexo Recetën e plotë.
2. Pjata e Parë
Tagliatelle Të Freskëta Me Kërpudha Porçini
Një recetë që shijon më së miri për festa me pasta të përgatitur në shtëpi dhe porçini që mbetet një nga kërpudhat më të shijshme dhe delikate. >Lexo Recetën e plotë.
Supë Me Thjerrëza Të Kuqe
Thjerrëzat janë një nga legumet më të shijshme dhe të pasura me vlera ushqyese, të cilat në shumë tradita preferohen të gatuhen edhe për Krishtlindje.> Lexo Recetën e plotë.
3.Pjata Kryesore
Parmigiana Me Patëllxhanë
Parmigiana është një pjatë shume e shijshme e cila mund të serviret edhe për një darkë festive. Delikate dhe plot shije, mbetet një prej pjatave që nuk duhet të mungojë.> Lexo Recetën e plotë.
Byrek Me Patate Dhe Djath
yrek Me Patate Dhe Djath është një recetë që do ju pëlqejë të gjithëve. Gjithashtu, ky byrek gatuhet shume lehtë dhe petët në këtë mënyrë hapen shpejt dhe pa mundim. >Lexo Recetën e plotë.
3. Ëmbëlsirë
Pana Cotta Me Manderina
Panna Cotta Me Manderina është një nga ëmbëlsirat më të lehta që mund të gatuani dhe shijoni qoftë edhe për darkën tuaj të Krishtlindjes. >Lexo Recetën e plotë.
Konkluzion
Uroj që ky artikull mbi disa ide menush për këtë Krishtlindje u ka ardhur sadopak në ndihmë për të pasur ide më të qarta mbi gatimet dhe recetat që do të përgatisni.
Për më tepër që ju mund ti përshtasni apo përdorni këto menu edhe për darkën e ndërrimit të viteve nëse dëshironi.
Në përmbyllje të këtij artikulli dëshiroj t’ju ftoj të vizitoni Blogun tonë për më tepër ide, si dhe të na ndiqni në faqet tona në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
Jeni të mirëpritur të lini një koment, pyetje, po të ndani këtë artikull.
Krishtlindje dhe Festa Të Gëzuara. Bekime pafund!
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”