Quick Cooking Potatoes In A Pan-Patate Të Shpejta Në Tigan

Patatet janë shpesh shoqërueset tona në shumë receta qoftë me bazë mishi, peshku, apo pulë. Kjo recetë e Patate Të Shpejta Në Tigan është një nga recetta më të shijshme që keni provuar për përgatitjen e patateve për të shoqeruara pjatat pao gatimet tuaja të preferuara. Të buta nga brenda dhe krokante nga jashtë, si dhe plot aromë, këto patate janë kënaqësia në tavolinën tuaj në çdo drekë apo darkë familjare. Kjo është një recetë që përgatitet shpejt dhe që ju pëlqen të gjithëve. E kush nuk i pëlqen patatet , si fëmijët dhe të rriturit i duan ti kenë gjithmonë në tavolinë, dhe në këtë mënyrë do i përgatisni shpejt dhe shijshëm për të gjithë.

Në Blogun tonë do të gjeni një larmi të recetave me patate, ku do ju rekomandoja të mos lini pa provuar, Patate Të Mbushura, apo Njoki Me Patate.

Përbërësit

  • 1 kg Patate
  • Kripë
  • Piper
  • Hudhër
  • Rozmarinë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Lajmë dhe i pastrojmë patatet nga lëkura. I presim ato në formën që dëshirojmë, në kubik ose në feta mesatare.
  2. Në një tenxhere me ujë që vlon, hedhim pak kripë dhe aty shtojmë patatet e prera.Cooking Potatoes In A Pan-Family Cooking Recipes
  3. I lëmë në ujin që vlon sa të dali një shkumë në sipërfaqen e tij.
  4. I kullojmë patatet nga uji.Cooking Potatoes In A Pan-Family Cooking Recipes
  5. Në një tigan që nuk ngjit, shtojmë një thelp hudhër dhe disa lugë vaj ulliri dhe e lëmë sa të nxehet, pastaj hedhim patatet e kulluara. I shtojmë kripë e piper dhe e mbulojmë me kapak. E ulim nxehtësinë në minimum. I përziejmë herë pas here sa të bëhen gati. Në sipërfaqen e patateve do të krijohet një kore e kuqërremtë kërce dhe në brendësi do të jenë të buta.Cooking Potatoes In A Pan-Family Cooking Recipes
  6. Nga fundi i shtojmë edhe rozmarinë të freskët. Do të duhet 15-20 minuta që ato të jenë gati.
  7. I heqim nga zjarri dhe i shërbejmë të ngrohta për të shoqëruar pjata mishi ose për të kënaqur fëmijet tuaj që do ti pëlqejnë shumë. Mund të përgatisni edhe një salcë me majonezë për ti shoqëruar ato.

Ju bëftë mirë!Cooking Potatoes In A Pan-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni recetta tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje si dhe ndjekuni të lirë të ndani këtë recetë me miqtë. Ne ju vlerësojmë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment