Easy Homemade Potato Gnocchi Recipe-Njoki Me Patate me Salcë Bolonjeze

Njoki është një nga gatimet me origjinë italiane të cilat përgatiten shpejt dhe lehtë dhe preferohen shumë për fundjavat familjare. Receta tipike e përgatitjes së njokit është më patate por mund të përdoren edhe perime të tjëra të stinës së vjeshtës si kungulli, spinaqi, etj. Sot duam të ndajmë me ju këtë recetë shumë të thjeshtë të përgatitjes së Njokit Me Patate të shoqëruar me Salcën Bolonjeze.

Pasi të provoni ti përgatisni njokit vetë në shtëpi si më poshtë do ju shpjegojmë nuk keni pse të blini njoki të gatshme në supermarket, pasi të përgatisësh njoki është shumë më kollaj se të bësh një byrek apo një gjellë çfarëdo. Ju mund të zgjidhni ti shoqëroni me çfarë salce të doni, pasi njokit ashtu si dhe pasta, mund të shoqërohen me dhjetra lloje salcash, por kjo që po ndajmë sot është një nga më të pëlqyerat dhe më të përdorurat. Nëse njokit përgatiten si duhen ato janë shumë të shijshme edhe me pak gjalpë aromatizuar me sherebel, por mund ti shoqëroni edhe me pesto, me mozarella dhe domate, etj.

Përbërësit Për Përgatitjen e Njokit Për 4 Persona

  • 500 g patate me lëkurë
  • ½ e vezës (2 lugë gjelle vezë të rrahur)
  • 110-150 g miell

Përgatitja

  1. Do të zgjedhim patate jo të reja për njokit, pasi duam që të kenë sa më pak përmbajtje uji kur ti zëmë brumë. Kjo që të evitojmë të shtojmë më shumë miell sesa duhet. Do i lajmë patatet dhe i ziejmë më gjithë lëkurë deri sa piruni të hyjë lehtësisht, në mënyrë që dhe ti shtypim kollaj me shtypësen e puresë.
  2. Do i lëmë të ftohen dhe me pas i qërojmë patatet dhe me një shtypëse pureje do i shtypim që të përftojmë një patate të imët për zënien e brumit, pa kokërriza. Nëse pureja është ende e nxehtë do e lëmë të ftohet ende përpara se ta zëmë brumin që të mos përmbajë lagështirë.
  3. Në një tas do të shtojmë patatet e shtypura, rreth 100 g -120 g miell, dhe vezën pasi ta rrahim mirë do të shtojmë vetëm dy lugë gjelle, ose gjysma afërsisht. Nëse doni që të përgatisni recetë tërësisht vegane, nuk do e përdorni vezën.Easy Homemade Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes
  4. Do të zëmë brumin dhe në tavolinën e punës do të spërkasim me miell dhe do të punojmë lehtë brumin që të mos jetë ngjitës por as i fortë.
  5. Do e presim brumin në pjesë me një thikë dhe do të formojmë më duar në tavolinën e spërkatur me miell shtopinj të trashë rreth 1-2 cm dhe do e presim në copa 2 cm. Secilës njoki i japim formë duke e shtypur lehtë me gishtin e madh të dorës ose me pirunin të cilin e lyejmë me miell më parë.Easy Homemade Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking RecipesEasy Homemade Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes
  6. Njokit i lëmë të pushojnë në një sipërfaqe të spërkatur me miell për të paktën 20 minuta që të krijojnë një kore të lehtë në sipërfaqen e tyre dhe të ruajnë formën që ju kemi dhënë gjatë zierjes. Njokit mund ti lëmë kështu 1-2 orë përpara se ti gatuajmë dhe jo më shumë se do të fillojnë të nxihen. Koha më e mirë është nga 20 -40 minuta. Nuk duhet ti vendosim në frigorifer se gjithashtu nxihen dhe mirë është që edhe kur gatuhen të konsumohen direkt të ngrohta me salcën që keni zgjedhur ti shërbeni dhe mos ti konservoni për të nesërmen.
    Njokit mund të ruhen në ngrirje, mund ti vendosni në një paketim që të rrinë shtrirë të hapura që mos të ngjiten mes tyre.Easy Homemade Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes
  7. Kur jemi gati që ti gatuajmë vendosim tenxhere me ujë të bollshën në zjarr të nxehet dhe kur uji vlon do të shtojmë kripë kokërr madhe.
  8. Njokit nuk duhet të kapen me dorë pasi i prishim formën por me një lopatë kuzhine i kalojmë nga vendi ku i kemi vendosur në tenxheren më ujë të vluar. Ato ziejnë në pak minuta dhe kur dalin në sipërfaqe janë gati të kalojmë direkt në tiganin e salcës. Sërish do të përdorim një lopasë kullesë duke i kalur me kujdes, por mos i kulloni te kullësa e makaronave pasi ashtu do ngjisin.Easy Homemade Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes
  9. Do i kalojmë direkt te tigani i salcës dhe i lëmë 1-2 minuta në zjarr të lartë sa të shijohen me salcën e përgatitur.
    Ne i kemi shijuar me salcën Bolonjeze, të cilën ju tashmë dini ta përgatisni edhe nga recetat e tjera që ju kemi prezantuar. Do ju duhet 350-400 g salcë Bolonjeze dhe për përgatitjen e saj unë përdora 500 mish viçi të grirë dhe 250 salçiçe (Unë përgatita më tepër salcë sesa për këtë recetë), ½ karrotë, ½ degë selino, 1 kokërr qepë, ½ gotë verë e bardhë, 300 ml salcë domate, vaj ulliri, kripë dhe piper. Lexoni këtu recetën e plotë të përgatitjes së Salcës Bolonjeze.

Ju bëftë mirë!Easy Homemade Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes

Faleminderit për mbështetjen që na jepni duke vizituar dhe provuar ecetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja në formën më poshtë. Ne e vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

 

Leave a Comment