Mixed Green Salad With Fruit -Sallatë Mikse Me Portokall

Sallatat janë bukuria e tryezës pasi janë të pasura me ngjyra dhe larmi produktesh, çka i bën ato jo vetëm të këndshme për syrin, por plot shije, dhe vlera ushqimore.
Receta e sotme, Sallata Mikse Me Portokall është shumë e shijshme, plot ngjyra dhe shije. Mund ta servirim si një sallatë të përbashkët ose dhe ta konsumojmë si një vakt darke nëse duam të ushqehemi lehtë dhe të konsumojmë pak kalori. Përgatitja është shumë e thjeshtë, mjafton që të kemi larë dhe tharë mirë përbërësit pastaj gjithçka është gati në pesë minuta. Mund të kombinoni sallatat jeshile që ju pëlqejnë duke ndjekur të njëjtën mënyrë për montimin dhe përgatitjen. Gjithashtu nëse dëshironi në marinim mund të shtoni edhe produkte të tjera si kos apo pana për një marinim më kremoz, pasi ky që po ju rekomandoj afrohet më tepër me shijen klasike të marinimit dhe preferohet nga të gjithë.

Ju mund të lexoni edhe Sallatë e Përzier Me Domate Dhe Mozarella

PërbërësitMixed Green Salad With Fruit -Family Cooking Recipes

  • ½ pako me sallatë mikse
  • 100 g rukola
  • 2-3 rrepa të kuqe
  • 7-8 domate të vogla
  • 3-4 luleshtrydhe
  • 2 portokaj
  • 2 vezë të ziera
  • 2 lugë fara susami
  • 2 lugë fara kia

Për marinimin

  • Lëngu i 1 kokërr limoni
  • 1 lugë uthull balsamike
  • 6 lugë vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • 1 thelp hudhër i shtypur

Përgatitja

  1. Lajmë të gjithë përbërësit me kujdes dhe i thajmë nga uji po me kujdes që sallatat të mos dëmtohen. Për siguri i vendosim pak minuta në ujë të ftohtë më sodë dhe i shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm.
  2. Presim rrepat në feta të holla. Presim domatet në mes. Presim luleshtydhet në mes. Qërojmë vezët dhe i presim në feta. Qërojmë portokallin dhe presim në feta zemrat duke mbledhur lëngun që na tepron nga prerja në një enë. Do e shtojmë te marinimi këtë lëng.
  3. Montojmë sallatën duke vendosur gjithë jeshillëqet dhe sipër tyre gjithë përbërësit e tjerë të vendosur bukur.
  4. Hedhim edhe farat e susamit dhe farat kia. Mund të përdorni edhe fara të tjera nëse ju pëlqen apo fruta të thata.
  5. Në një tas të vogël me kapak përziejmë të gjithë përbërësit për marinimin, e mbyllim enën mirë dhe e tundim fort sa të na krijohet një marinim kremoz.
  6. Ja shtojmë sallatës sipër në enën që e kemi montuar dhe e servirim menjëherë.

Ju bëftë mirë!Mixed Green Salad With Fruit -Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni recetta tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje si dhe ndjekuni të lirë të ndani këtë recetë me miqtë. Ne ju vlerësojmë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment