Easy Mushroom Quiche-Quiche Me Kërpudha

Quiche apo tarta të kripura janë një gatim shumë i shijshëm dhe i shpejtë për ti shijuar si në vakte familjare, bankete, apo dhe për ti marrë më vete në punë, piknik, etj. Ashtu si edhe quiche me spinaq, edhe Quiche Me Kërpudha që do ndajmë sot është shumë e shijshme, një pjatë e lehtë për tu përgatitur.

Best Spinach Quiche Recipe-Family Cooking Recipes

Best Spinach Quiche Recipe-Quiche Me Spinaq

Quiche Me Spinaq është një gatim shumë i shijshëm që mund ta shijojmë si një antipastë, snack, apo edhe pjatë të parë në faktet tona kryesore. Në vijim të pispilisë me spinaq në tiganspinaq në tavërole me spinaqbyrek me spinaq, etj, sot duam të ndajmë një tjetër recetë me spinaq që do ju pëlqejë. Read Full Recipe>

Rreth recetës

Unë preferoj ta gatuaj vetë brumin Brise me vaj ulliri, i cili del më i lehtë, krokant dhe i shëndetshëm. Ndryshimi me recetën e quiche me spinaq, është se kësaj radhe preferova ta pjek brumin e tartës veçmas për 15 minuta dhe më pas të vijoj pjekjen me gjithë mbushjen e kërpudhave. Kërpudhat do i shijomë në tigan me hudhër dhe qepë të kuqe, kripë, piper dhe majdanoz, të cilat edhe në këtë mënyrë janë një antipastë shumë e shijshmë.

Kërpudhat për mbushjen e quiches kombinojnë më së miri më kremin e krijuar më vezë, erëza dhe pana, të cilat gjatë pjekjes bëhen edhe më kremoze nga djathi i shtuar në recetë. Provojeni dhe do më besoni që është shumë e shijshme, dhe brumi me vaj ulliri, përgatitet për 3-4 minuta , hapet direkt dhe koha e gatimit të gjithë recetës është edhe më e shpejtë, pa qenë e nevojshme që brumi të pushojë në frigorifer.

Përbërësit

Për brumin

  • 200 g miell
  • 80 ml vaj ulliri
  • 60-70 ml ujë i ftohtë nga frigoriferi
  • Pak kripë

Për mbushjen

  • 250 g kërpudha
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 thelp hudhër
  • 1-2 lugë vaj ulliri ose gjalp
  • 3 vezë
  • 200 ml pana kuzhine
  • 60 g djath Guda
  • Kripë
  • Piper
  • Rigon
  • Arrë moskat

Përgatitja

  1. Përgatisnim brumin duke përzierë në fillim miellin me kripën dhe vajin e ullirit shpejt sa të krijohet një kokërrizim. Shtojmë ujin e ftohtë nga frigoriferi pak nga pak duke përzierë shpejt derisa të krijohet një brumë i butë.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes
  2. Do e hapim brumin në petë në një suprinë të pudrosur me pak miell me një rul të vogël.
  3. E vendosim petën në një tavë për tarta, të lyer më parë me gjalp dhe pudrosur me miell. I presim tepricat e petës duke kaluar rulin në borde dhe e shpojmë me pirun fundin e saj.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes
  4. Do të vendosim një letër furre dhe sipër hedhim fasule, apo përzierje me thjerëza, oriz, etj për të bërë peshë dhe e vendosim të piqet petën në furrë të parangrohur në 175 gradë për 15 minuta.
  5. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri, shtojmë një thelp hudhër të grirë, dhe një qepë të kuqe të prerë në feta ose kubike.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë që qepa kaurdiset me kapak mbuluar, pastojmë kërpudhat duke i fshirë me një pecetë të lagur, shpëlajmë dherat nga këmbët e tyre dhe i presim kërpudhat në feta.
  7. I shtojmë në tigan, pak kripë dhe piper dhe i kaurdisim për pak minuta sa të zbuten, duke i shijuar në fund dhe me majdanoz të freksët të grirë imët.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes
  8. I lëmë të ftohen dhe ndërkohë në një tas do të shtojmë vezët, panën, kripë, piper, rigon, arrë moskat dhe i trazojmë mirë. Kujdes me sasinë e kripës pasi edhe djathi ka kripë.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes
  9. Në tavën ku kemi pjekur petën do vëndosim përzierjen e kërpudhave, hedhim djathin e grirë, dhe kremin me vezë dhe pana.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes
  10. E vendosim të piqet në furrën e nxehur në 175 gradë për 30-35 minuta.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes
  11. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe e vendosim në pjatë për ta shërbyer në copa sipas dëshirës, të vakët, ose të ftohtë.Easy Mushroom Quiche-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni recetta tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje si dhe ndjekuni të lirë të ndani këtë recetë me miqtë. Ne ju vlerësojmë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment