Spinach And Potato Recipe-Role Spinaqi Me Patate Dhe Proshute

Roleja Me Spinaq Dhe Patate është një antipastë e ftohtë shumë e shijshme për tu servitur në darka, dreka, apo bankete festive. Kjo recetë është një antipatë e thjeshtë, e cila përgatitet me përbërës, të cilët i pëlqejmë dhe konsumojmë të gjithë në përditshmërinë tonë dhe të kombinuar në këtë recetë krijojnë një antipastë të veçantë  në tavolinat tona.

Kjo antipastë u përgatit në një nga vaktet tona për festat e fundvitit, por që ju mund ta praktikoni për festa apo fakte familjare festive sa herë që dëshironi.
Receta shërbehet e ftohtë dhe gatuhet pjesërisht në furrë dhe pjesërisht qëndron në frigorifer për ti dhënë formë rolesë. Spinach And Potato Recipe-Family Cooking Recipes

Patatja dhe Spinaqi kombinojnë më së miri me kremin e djathit të përdorur në recetë dhe me proshutën e pjekur të gjelit, e cila mund të konsumohet edhe nga fëmijët e vegjël. Kjo është një recetë që mund ta konsumojë gjithë familja, e lehtë dhe shërben për të normalizuar më së miri kaloritë e marra nga pjatat e tjera me bazë mishi në vaktet tona festive.

PërbërësitSpinach And Potato Recipe-Family Cooking Recipes

Për brumin e patates

  • 2 patate të vogla ose një mesatare
  • 2 vezë
  • 30 ml pana, ose krem qumështi, ose qumësht
  • Kripë, piper

Për brumin e spinaqit

  • 1 qepë e vogël, ose ½ qepë e madhe
  • 1 thelp hudhër
  • 200 g spinaq
  • 30 ml pana, ose krem qumështi, ose qumësht
  • 3 të verdha veze
  • 2 të bardha veze
  • 75 g miell
  • Kripë, piper, arrë moskat, vaj ulliri

Për mbushjen

  • 300 g krem djathi Philadelphia
  • Proshutë gjeli e pjekur në feta 200 g

PërgatitjaSpinach And Potato Recipe-Family Cooking Recipes

Përgatitja e Brumit Të Patates

  1. Në fillim do të ziejmë patatet e lara me gjithë lëkurë, do të qërojmë lëkurën dhe do i shtypim me shtypëse pureje.
  2. Do të ndajmë të verdhat nga të bardhat dhe në një tas veçmas të bardhat do i rrahim me një rrahëse dore elektrike sa të bëhen shkumë e qëndrueshme.
  3. Patatet e shtypura do i përziejmë me të verdhat e vezëve, panën, kripë piper sa të bëhet një përzierje homogjene. Në fund shtojmë dhe të bardhat e vezëve dhe përziejmë me kujdes. Masën e hedhim në një qese pastiçerie.
  4. Do të marrim një tavë pjekje të drejtë, do ta veshim me letër pjekje dhe do vendosim sipër saj brumin e patates në formë të çrregullt, si tu pëlqejë, si një degëzim peme. Kjo do të krijojë një dekor për rolenë tonë. E lëmë ashtu, dhe ndërkohë do përgatisim edhe spinaqin.

Si Të Përgatisim Spinaqin Dhe Pjekja

  1. Në një tigan, shtojmë pak vaj ulliri, një thelp hudhër dhe qepën të grirë imët dhe i kaurdisim sa zbuten dhe lëshojnë aromën.
  2. Do të shtojmë spinaqin të gatuhet për pak minuta sote bashkë më qepën dhe hudhrën. Spinaqin e kemi larë mirë përpara kësaj dhe kulluar nga uji. Ju mund të zgjidhni edhe ta blashëroni 1-2 minuta më parë dhe ta shtoni të prerë në tigan sa të aromatizohet.
  3. E lëmë të ftohet pak, dhe ndërkohë do të ndajmë të verdhat nga të bardhat.
  4. Do të rrahim veç të bardhat e vezëve si më parë marengë, ndërkohë do të përziejmë të verdhat më panën, kripë, piper, arrë moskat.
  5. Për tu krijuar një masë sa më homogjene, spinaqin mund ta frulojmë pak dhe më pas e përziejmë më të verdhat e vezëve dhe në fund me të bardhat e rrahura.
  6. Përzierjen e spinaqit e hedhim në tavë sipër shtresës me patate, e nivelojmë me një spatul dhe e pjekim në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për 20 minuta.

Si Të Përgatisim Rolenë

  1. Pasi piqet do e kthejmë në një pecetë, dhe do i vendosim një pecetë tjetër të lagur sipër letrës së furrës që të ftohet më shpejt dhe të mund të veçohet kollaj për tu mbledhur më pas role.
  2. Pasi kalojnë 30 minuta, do e kthejmë nga pjesa e brendshme (e lëmë pjesën e patates nga jashtë) dhe do hapim kremin e djathit në gjithë sipërfaqen. Sipër do të vendosim fetat e proshutës së gjelit.
  3. Do e mbledhim me kujdes role, e mbledhim mirë me qese plastike dhe e vendosim në frigorifer për disa orë që të forcohet roleja dhe të mund ta presim lehtësisht në copa për ta servirur.
  4. Përpara servirjes, e nxjerrim nga frigoriferi, e presim në feta me trashësi 3-4 cm dhe e vendosim në një pjatancë servirje për ta shërbyer bashkë me gatimet dhe antipastat e tjera të përgatitura për vaktin tonë festiv.

Ju bëftë mirë!Spinach And Potato Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani këtë recetë dhe të lini komentet tuaja. Në vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment