Baked Stuffed Potatoes Recipe-Patate Të Mbushura

Patatet i gatuajmë në çdo stinë duke i përdorur si shoqëruese të gatimeve me bazë mishi, peshtu, pule, etj, por edhe duke përgatitur edhe pjata kryesore duke pasur përbërës kryesor pataten. E tillë është edhe receta e sotme, Patate Të mbushura në furrë, një pjatë shumë e shijshme. Patatja në këtë recetë kombinohet më së miri me ragunë bologneze dhe djatrat duke sjellë një pjatë plot kalori dhe shije për ditët e ftohta të dimrit. Kjo është një recetë që mund të shërbehet për të gjithë në familje.

 

Përbërësit

  • 3 patate mesatare
  • 200 g ragu bolonjeze e përgatitur më parë
  • 100 g djath pice ose mocarela
  • 2 lugë djath Grana i grirë
  • Pak gjalp, vaj ulliri, kripë e piper, rozmarinë

Përgatitja

  1. Vendosim të zjejnë në ujë të ftohtë për 25-30 minuta patatet e lara me gjithë lëkurë. Në përfundim i lëmë të ftohen pak dhe i pastrojmë nga lëkurat.Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes
  2. I presim patatet në mes për së gjati dhe i zbrazim nga brenda duke ju dhënë formën e një varke.Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes
  3. I rreshtojmë në tavë, duke i prerë pak nga pjesa e poshtme që të rrinë drejt.Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pataten që nxorëm nga zbrazja e kalojmë në një tigan me gjalp, vaj ulliri dhe rozmarinë, që të marri shije. Mund ti shtypni me pirun që të formoni një pure.Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë salcën ragu që e kemi përgatitur më parë, siç e kemi shpjeguar në receta të tjera. Duke qenë se raguja bolonjeze përgatitet me një gatim të ngadaltë, ju rekomandojmë të përgatisni më parë në sasinë që dëshironi dhe ta mbyllni në kavanoza të sterilizuar dhe ti mbyllni duke i zierë siç veprojmë edhe me reçelin apo konservimet e tjera dhe ta përdorni kur ju nevojitet. Ne e përgatisim përherë në sasi të mëdha dhe i mbushim kavanozat ashtu siç është e nxehtë dhe i lëmë përmbys sa të ftohen. I ruajmë në frigorifer dhe i përdorim kur kemi nevojë.Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Pasi kemi shtuar salcën e rregullojmë me kripë e piper të zi. E heqim nga zjarri dhe e lëmë pak të ftohet. Shtojmë djathin të prerë kubik dhe mbushim patatet. Sipër i hedhim djathin e grirë dhe i fusim në furrë të parangrohhur në 200 gradë dhe i pjekim për 20-25 minuta sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë sipër.Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes
  7. I servirim të ngrohta, si antipastë në një dreke me familjen dhe miqtë.

Ju bëftë mirë!Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes Baked Stuffed Potatoes Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat faqen tonë dhe dëshironi të provoni këtë recetë. Lutem mos u largoni pa ndarë me ne mendimin tuaj. Ne e vlerësojmë atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment