Chicken And Chestnuts Recipe-Pulë E Mbushur Me Gështenja

Gështenja është një prej frutave që përfaqësojnë vjeshtën dhe sidomos për zonat e larta kodrinore dhe malore ku dhe gështenjës i pëlqen të rritet zë një rëndësi të veçantë në gastronomi dhe ekonomi. Sot do të sjellim Pulë Të Mbushur Me Gështenja, një recetë shumë e shijshme për një drekë fundjave, apo edhe për festa të veçanta në familje. Receta është shumë e thjeshtë, dhe pula del super e shijshme e marinuar dhe mbushur në këtë mënyrë. Pulën e mbushur mund ta shoqërojmë me patate të furrës, pilaf, bollgur, etj. Gjithashtu mund të përgatisim një salcë gështenjash për të shijuar mishin e pjekur të pulës.

Ju mund të lexoni edhe receta të ngjashme me pulë

Përbërësit

  • 1 pulë e madhe 1.2-1.5 kg
  • 200 g gështenja të ziera
  • 150 g salçiçe e freskët
  • 1 fetë buke e njomur në qumësht
  • 1 vezë
  • Mix erëzash të freskëta (majdanoz, rozmarinë, manxhoranë)
  • Kripë, piper, vaj ulliriri, gjalp

Për salcën e gështenjave

  • 200-300 g gështenja
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë gjalp
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Gjethe dafine, kripë, piper

Përgatitja

  1. Në një tenxhere do të vendosim gështenjat e lara që të ziejnë. Do të ziejmë gështenjat bashkë, si për mbushjen ashtu edhe për salcën (nëse doni ta përgatisni këtë të fundit).
  2. Ndërkohë që ziejmë gështenjat, në një tigan do të shtojmë pak vaj ulliri dhe salçiçen e thërrmuar dhe do ta gatuajmë për pak minuta.
  3. Përgatisim pulën duke e larë dhe pastruar, fshirë, dhe lëmë mënjanë gati për mbushje.Chicken And Chestnuts Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Do të pastrojmë gështenjat e ziera dhe do i shtypim me pirun apo grijmë në një grirëse kuzhine, dhe në një tas të thellë do të shtojmë, gështenjat e thërrmuara, bukën e njomur me qumësht të thërrmuar, salçiçen, vezën, erëzat e grira imët, kripë, piper, vaj ulliri dhe i përziejmë mirë të formohet një masë homogjene si veprojmë për brumin e qofteve.
  5. Do të mbushim barkun e pulës më këtë masë dhe me një spango kuzhine do e qepim barkun e pulës që të mos na dalë mbushja.Chicken And Chestnuts Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do e vendosim pulën në një tavë për pjekje e marinojmë me kripë, piper, dhe e lyejmë me gjalp dhe vaj ulliri. Vendosim gjalp edhe nën lëkurë, në mënyrë që mish i pulës të piqet i butë dhe plot lëng.
  7. E vendosim pulën të piqet në furrë të nxehur në 200 gradë për 50-60 minuta derisa të marrë ngjyrën e kuqërremtë.Chicken And Chestnuts Recipe-Family Cooking RecipesChicken And Chestnuts Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Ndërkohë që pula piqet do të përgatisim edhe salcën e gështënjave. Do të pastojmë gështenjat dhe i grijmë në një grirëse. Në një tigan do të shtojmë vajin e ullirit dhe gjalpin, gështenjat e grira dhe dafinën dhe do i lëmë të shijohen së bashku për pak minuta. Do e shuajmë me verën dhe do e gatuajmë derisa alkoli të avullojë dhe salca të fillojë të krijohet dhe trashet. E vendosim në një tas dhe e shërbejmë të ngrohtë bashkë me pulën pasi piqet.

Ju bëftë mirë!Chicken And Chestnuts Recipe-Family Cooking RecipesChicken And Chestnuts Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë nga Blogu ynë. Jeni të mirëpritur të ndani recetën, të komentoni apo lini pyetjet tuaja. Ne e vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment