Pule Me Pershesh-Dollmȅ

Kushina shqiptare ka njȅ sȅrȅ gatimȅsh tradicionale, tȅ cilat datojnȅ ndȅr shekuj, ne jemi rritur me to dhe kȅto receta vijojnȅ tȅ mbeten tȅ preferuara pȅr shumȅ prej nesh. Njȅ prej tyre ȅshtȅ edhe receta qȅ duam tȅ ndajmȅ sot me ju, Pulȅ me Pȅrshesh (dollmȅ). Edhe pse jemi tȅ prirur tȅ njohim, provojmȅ dhe shijojmȅ receta tȅ reja tȅ culinarisȅ ndȅrkombȅtare apo moderne, shumȅ nga recetat tona i kanȅ rezistuar kohȅs dhe vijojnȅ tȅ gatuhen nga amvisat shqiptare kudo qȅ ato jetojnȅ. E tillȅ ȅshtȅ pula me pȅrshesh, apo dollmȅ me kulaç si njihet ndryshe nȅ Jug tȅ Shqipȅrisȅ, njȅ recetȅ tradicionale shqiptare, shumȅ e shijshme, e cila zotȅron tavolinat festive dhe jo vetȅm. Ne na pȅlqen ta shijojmȅ jo vetȅm pȅr ditȅ festash por edhe pȅr njȅ vakt tȅ gȅzueshȅm nȅ familje. Zakonisht pȅr festat e fundvitit kjo recetȅ pȅrgatitet me pulȅ ose gjel deti, por nȅ pȅrditshmȅri mund ta pȅrgatisim me pulȅ fshati.

Kjo recetȅ bazohet nȅ kombinimin e karbohidrateve me proteinat e mishit tȅ pulȅs pȅr njȅ pjatȅ kryesore plot shije. Pȅrsheshi pȅrgatitet me kulaç, lȅngun e pulȅs tȅ shijuar me qepȅ apo presh tȅ kaurdisur, dhe erȅza. Mund tȅ shtohen te lȅngu edhe tȅ brendshmet e pulȅs, sipas dȅshirȅs.

Recetat e gatimit tȅ kulaçit janȅ tȅ ndryshme nȅ krahina tȅ ndryshme tȅ Shqipȅrisȅ, ku disa e pȅrgatisin kulaçin me miell gruri vendi (tȅ fortȅ), disa e pȅrziejnȅ me miell misri, i cili e bȅn mȅ tȅ shkrifȅt kulaçin dhe disa tȅ tjerȅ preferojnȅ ta pȅrgatisin pȅrsheshin vetȅm me bukȅ tȅ pȅrgatitur nga mielli i misrit. Ne duam tȅ sjellim sot recetȅn si e pȅrgatisim nȅ jug kȅtȅ recetȅ.

Qȅ tȅ pȅrgatisim pȅrshesh tȅ shijshȅm, duhet qȅ pula tȅ jetȅ e rritur nȅ kushte natyrale, pulȅ fshati ose pulȅ organike. Lȅngu i pulȅs ȅshtȅ shumȅ i shijshȅm nga pula e rritur nȅ mȅnyrȅ natyrale dhe kȅshtu do tȅ realizojmȅ njȅ pȅrshesh si duhet dhe plot shije.

Ju mund tȅ lexoni edhe kȅto receta tȅ ngjashme tradicionale shqiptare

Pasha Qofte-Supë me Qofte

Tomato And Onion Albanian Burek-Byrek Me Domate Dhe Qepë

Rosnica-Thërrime Me Zog Fshati

Pȅrbȅrȅsit

  1. Pȅr gatimin e kulaçit
  • 800 g miell gruri 00
  • 1 vezȅ
  • 300 g kos natyral i bardhȅ
  • 300 ml ujȅ
  • 1 lugȅ çaji kripȅ
  • 1 lugȅ çaji sodȅ buke
  1. Pȅr Pȅrsheshin
  • 1 pulȅ e madhe fshati 1.5 kg, e cila do tȅ marinohet me kripȅ, vaj, piper tȅ zi
  • Vaj ulliri, 1-2 lugȅ gjalpȅ
  • 1 qepȅ e vogȅl
  • Nenexhik i thatȅ

Pȅrgatitja

Pȅrgatitjen e kȅsaj recete do e ndajmȅ nȅ tre faza kryesore.

1. Pȅrgatitja e kulaçit
2. Pȅrgatitja dhe gatimi i pulȅs
3. Pȅrgatitja dhe gatimi i pȅrsheshit

1. Pȅrgatitja e Kulaçit-Si tȅ bȅjmȅ kulaç tȅ shijshȅm.

Pȅrgatitja e kulaçit ȅshtȅ shumȅ e rȅndȅsishme nȅ kȅtȅ recetȅ, pasi duhet qȅ tȅ kemi njȅ kulaç tȅ butȅ, tȅ shkrifȅt dhe tȅ ketȅ kulluar mirȅ nȅ pjekje. Gatimi i kulaçit ȅshtȅ i thjeshtȅ, njȅ lloj brumi i zȅnȅ pa maja, dhe nȅse pȅrdorim pȅrbȅrȅsit e duhur ja dalim mȅ sȅ miri. Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes

  1. Nȅ njȅ tas tȅ thellȅ do tȅ pȅrziejmȅ tȅ gjithȅ pȅrbȅrȅsit e thatȅ, kȅshtu do tȅ hedhim miellin e situr, kripȅn dhe sodȅn dhe i pȅrziejmȅ mirȅ mes tyre.
  2. Nȅ njȅ tas tjetȅr do tȅ pȅrziejmȅ tȅ gjithȅ pȅrbȅrȅsit e lȅngshȅm, kȅshtu do tȅ shtojmȅ vezȅn, e rrahim me njȅ pirun, shtojmȅ kosin dhe ujin dhe i pȅrziejmȅ mirȅ. Masȅn e lȅngȅshme do e shtojmȅ te tasi me pȅrbȅrȅsit e thatȅ, duke shtuar pak nga pak, dhe do tȅ zȅmȅ njȅ brumȅ tȅ butȅ dhe jo ngjitȅs. Do e punojmȅ brumin mirȅ deri sa tȅ jetȅ elastik dhe jo i gurtȅ. Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes
  3. Ndȅrkohȅ ndezim edhe furrȅn tȅ nxehet nȅ 200 gradȅ.
  4. Do tȅ marrim njȅ tavȅ qelqi pyrex, ose njȅ tavȅ qȅ ju pȅrdorni pȅr pjekjen e byrekut apo bukȅs, do e lyejmȅ me vaj dhe miell, dhe duke i lyer duart tona me pak vaj do e hapim kulaçin nȅ tavȅ njȅtrajtȅsisht. Pasi ta kemi hapur mirȅ, do i bȅjmȅ disa shpime me pirun. Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes
  5. Do e vendosim tȅ piqet nȅ furrȅn e nxehur mȅ parȅ, pȅr 30-35 minuta. Kulaçi do tȅ marri njȅ ngjyrȅ tȅ artȅ tȅ bukur nȅ pjekje.Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes
  6. E heqim nga furra dhe pasi e heqim nga tava ku e kemi pjekur e vendosim tȅ ftohet sipȅr njȅ zgare teli, ose njȅ pjatȅ tȅ kthyer pȅrmbys.Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes
  7. Kur kulaçi tȅ jetȅ ftohur mund ta presim, e pȅrsheshim imȅt dhe e lȅmȅ mȅnjanȅ pȅr ta patur gati pȅr recetȅn tonȅ.Pule Me Pershesh- Family Cooking RecipesPule Me Pershesh- Family Cooking RecipesPule Me Pershesh- Family Cooking Recipes

2. Gatimi i pulȅs.

  1. Ndezim furrȅn tȅ ngrohet nȅ 200 gradȅ.
  2. Pasi e lemi larȅ dhe pastruar pulȅn nga pendȅt e kȅqija (mund ta kalojmȅ edhe pak sipȅr njȅ flakȅ pȅr tȅ djegur pendȅt e imȅta qȅ nuk kemi mundur ti pastrojmȅ), do ta marinojmȅ pulȅn ashtu si ȅshtȅ tȅ paprerȅ me kripȅ, piper tȅ zi, vaj ulliri dhe pak gjalpȅ.Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes
  3. Do ta sistemojmȅ pulȅn nȅ njȅ tavȅ pȅr pjekje duke e vendosur me pjesȅn e barkut lart, dhe e vendosim tȅ piqet nȅ furrȅn e nxehur mȅ pare 200 gradȅ pȅr rreth 1 orȅ e 30 minuta. Do llogarisni rreth 50-60 minuta kohȅ pjekje pȅr 1kg mish nȅse keni njȅ pulȅ fshati apo pulȅ deti. Nȅse keni njȅ lloj tjetȅr pule kȅrkon mȅ pak kohȅ. Sidoqoftȅ duhet ta shikoni vetȅ nȅ varȅsi edhe tȅ furrȅs qȅ do tȅ pȅrdorni pȅr pjekjen e saj. Pula duhet tȅ rezultojȅ e butȅ, e lȅngȅshme dhe tȅ ndahet lehtȅsisht kur e presim. Pas 30 minutave tȅ para mund ta lyejmȅ me pak gjalp qȅ tȅ rrijȅ e butȅ, si dhe nga mesi i pjekjes tȅ shtojmȅ njȅ gotȅ ujȅ tȅ ngrohtȅ nȅ tavȅn e pulȅs, nȅ mȅnyrȅ qȅ tȅ kemi lȅng nga i pulȅs pȅr pȅrsheshin. Mund ta mbuloni tavȅn me letȅr alumini qȅ tȅ jetȅ mȅ e butȅ dhe qȅ furra juaj mos tȅ bȅhet shumȅ pis.
  4. Pasi piqet pula do e heqim nga tava, e vendosim nȅ njȅ pjatȅ dhe e mbulojmȅ me letȅr alumini tȅ rrijȅ e butȅ dhe e ngrohtȅ. Do e kullojmȅ lȅngun qȅ ka lȅshuar pula gjatȅ pjekjes nȅ tavȅ, dhe do e mbajmȅ mȅnjanȅ pȅr pȅrgatitjen e pȅrsheshit.Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes

3. Pȅrgatitja dhe gatimi i pȅrsheshit

Pȅrgatitja e pȅrsheshit ka dy faza, pȅrsheshja e kulaçit dhe pȅrgatitja e lȅngut pȅr gatimin e tij. Nȅse keni pȅrfunduar me pȅrsheshjen e kulaçit filloni tȅ pȅrgatisni lȅngun. Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes
Lȅngu i pȅrsheshit duhet tȅ jetȅ i shijshȅm, kȅshtu qȅ nȅ njȅ tenxhere hedhim vaj ulliri dhe 1 lugȅ gjalp, rreth 20 g dhe me te kavȅrdisim qepȅn e grirȅ shumȅ hollȅ. Kaurdisjen do e bȅjmȅ nȅ temperaturȅ tȅ ulȅt qȅ qepa tȅ mos digjet por tȅ zbutet ngadalȅ dhe tȅ mos kȅrcasȅ nȅ gojȅ. Kur qepa tȅ zbutet dhe duket e tretur do tȅ shtojmȅ 2 gota ujȅ tȅ ngrohtȅ dhe e lȅngun e pȅrftuar nga pjekja e pulȅs dhe do i lȅmȅ tȅ ziejnȅ tȅ gjitha bashkȅ tȅ ziejnȅ pȅr rreth 5 minuta nȅ zjarr tȅ ulȅt. Pule Me Pershesh- Family Cooking RecipesDo e rregullojmȅ lȅngun me kripȅ dhe piper duke e provuar mȅ parȅ, pasi lȅngu qȅ shtuam nga pula ka kripȅ. Duhet tȅ kemi rreth 1 litȅr lȅng pȅr tȅ arritur tȅ pȅrgatisim pȅrshesh me 1/2 e sasisȅ sȅ kulaçit qȅ pȅrgatitȅm, kȅshtu qȅ mateni sasinȅ e lȅngut tȅ pulȅs dhe nȅse nevojitet shtoni edhe pak ujȅ.

Kjo sasi e lȅngut ȅshtȅ mȅse e mjaftueshme pȅr tu servirur pȅr 4-5 persona, por nȅse ju doni tȅ pȅrgatisni mȅ tepȅr racione, atȅherȅ pȅrshesheni tȅ gjithȅ kulaçin dhe dyfishoni masȅn e lȅngut tȅ pȅrgatitur pȅr pȅrshesh.

Erȅza qȅ i jep shije kȅsaj pjate tȅ shijshme eshtȅ nenexhiku. Do tȅ shtojmȅ sipȅr kulaçit tȅ pȅrsheshur 1 lugȅ gjelle nenexhik tȅ thatȅ tȅ shkoqur imȅt. Mund tȅ pȅrdorni edhe nenexhik tȅ freskȅt tȅ grirȅ imȅt. Nȅ kȅtȅ rast e shtojmȅ nenexhikun te lȅngu qȅ tȅ ziejȅ pak dhe lȅshojȅ aromȅn dhe vajrat esenciale nȅ tȅ.

 

 

 

 

 

 

Kur lȅngu ȅshtȅ gati e hedhim tȅ nxehtȅ sipȅr kulaçit tȅ pȅrsheshur qȅ tashmȅ ȅshtȅ ftohur plotȅsisht. Lȅngun e shtojmȅ gradualisht dhe duke e pȅrzierȅ me njȅ lugȅ druri. Duhet qȅ kulaçi i pȅrsheshur tȅ zbutet por jo tȅ bȅhet shumȅ i qullȅt si llaç. E servirim pȅrsheshin tȅ ngrohtȅ, tȅ shoqȅruar me mishin e pulȅs. Pule Me Pershesh- Family Cooking RecipesKjo ȅshtȅ njȅ pjatȅ kryesore pȅr njȅ vakt familjar dreke ose darke. Gjithashtu pȅrsheshi mund tȅ ruhet nȅ kontenitor tȅ mbyllur nȅ frigorifer pȅr 1-2 ditȅ dhe tȅ ngrohet pȅrpara konsumimin. Ȅshtȅ njȅ pjatȅ qȅ mund tȅ merret me vete edhe nȅ punȅ duke e ngrohur pȅrpara se ta konsumojmȅ. Pule Me Pershesh- Family Cooking Recipes

Ju bȅftȅ mirȅ!

Faleminderit qȅ patȅt durimin tȅ lexoni kȅtȅ recetȅ tradicionale shqiptare. Jeni tȅ mirȅpritur tȅ qȅndroni dhe eksploroni blogun tonȅ pȅr mȅ tepȅr receta tradicionale shqiptare dhe jo vetȅm.
Lutem lini pyetjet apo komentet tuaja nȅ formȅn mȅ poshtȅ.


Leave a Comment