Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Tortë E Ftohtë Me Boronica Të Egra

Tortat e ftohta dhe pa pjekje janë të shijshme në çdo stinë, por mbi të gjitha të mbrekullueshme shijojnë në stinën ku jemi. Kjo recetë e Tortës Së Ftohtë me Boronica të Egra është shumë e shijshme dhe e freskët. Veçoritë e frutit të boronicës dhe vlerat ushqyese të saj ndihen më së miri në këtë recetë. Kombinimi me djathërat bën të dali më në pah delicatesa e këtij fruti. Ne e kemi gatuar kremin me Boronica të Egra të cilat gjenden lehtësisht të freskëta në këtë periudhë, por ju fare mirë mund ta gatuani këtë tortë edhe me boronica të kultivuara. Gjithashtu ju mund të përdorni boronica të ngrira nëse nuk mund të gjeni dot të freskëta për kremin.

Ju mund të lexoni më tepër mbi boronicën duke vizituar një tjetër recetë nga blogu ynë, atë të Kekëve të Vegjël me Boronica të Egra.

Përbërësit për një formë me diametër 24 cmEasy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes

  • 200 g biskota
  • 100 g gjalp
  • 250 g maskarpone
  • 250 g djath filadelfia
  • 250 ml pana që rrihet e sheqerosur ose 250 ml pana e freskët+50 g sheqer pluhur
  • 10 g xhelatine në fletë
  • 200 g boronica nga të cilat 50 g boronica do i përdorim për dekorimin e ëmbëlsirës
  • 120 g sheqer kokërr
  • Mente e freskët

Përgatitja

  1. Në fillim përgatisim kremin me boronica, duke i zjerë për 5 minuta bashkë me sheqerin në zjarr të mesëm. Kur të ftohet pak i kalojmë në mikser që ti bëjmë pure dhe i lëmë të ftohen plotësisht.Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Grijmë biskotat me një mixer, i përziejmë me gjalpin e shkrirë dhe brumin që do formohet e shtrojmë në një tavë me diametër 24 cm të veshur me letër furre. Formojmë bazën duke e sheshuar dhe rregulluar uniformë. E fusim në frigorifer për 20 minuta që të ngurtësohet.
  3. Ndërkohë përgatisim kremin e tortës. Në një tas vendosim fletët e xhelatinës dhe i mbulojmë me ujë që të zbuten.
  4. Rrahim panën e ftohur mirë në frigorifer dhe e mbajmë veç.Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Në një tas të madh qelqi përziejmë me një rrahës me dore djathërat sa të bëhen krem.Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë dhe purenë e boronicave dhe i përziejmë bashkë.Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Xhelatinën e zbutur më parë, e shtrydhim nga uji i tepërt dhe e vendosim të shkrijë së bashku me 2 lugë nga uji ku u zbut në një enë të vogël inoksi, në zjarr të ulët. Shkrin shpejt, nuk duhet të nxehet shumë. E shtojmë te kremi dhe e përziejmë mirë.
  8. Në fund shtojmë edhe panën e rrahur te kremi dhe e përziejmë mirë nga poshtë-lartë.Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Kremin e shtojmë te baza e biskotave dhe e nivelojmë mirë me ndihmën e një spatule. E lëmë të pushojë në frigorifer për 2-3 orë.
  10. Para se ta servirim e heqim nga tava dhe e rregullojmë në një pjatë servirje. E zbukurojmë si të na pëlqejë me fruta të freskëta boronice, ose fruta të tjera pylli dhe mente. E shërbejmë në feta për një drekë me miq e të afërm ose si një tortë e mbrekullueshme ditëlindjeje.Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Easy No Bake Blueberry Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që zgjodhët një tjetër recetë nga blogu ynë. Lutem mos hezitoni të lini komentet tuaja nëse e provoni.

 

Leave a Comment