Fresh Fig Jam Recipe-Reçel Fiku Me Fiq Të Freskët

Reçeli i Fikut Me Fiq Të Freskët është një prej llojeve të reçelit që preferojmë shumë në familjen tonë, dhe jam e sigurt që gatuhet gjerësisht në çdo krahinë të Shqiperisë.
Fiku është një frut shumë i ëmbël, i cili në vendin tonë rritet në gjendje të egër dhe i kultivuar në disa varietete, të cilat maturohen gjatë stinës së verës dhe vjeshtës.
Nga fiku i egër mund të bëjmë gliko të mbrekullueshme, ndërkohë fiqtë e freskët që gjejmë në treg, i konsumojmë si frut, ose i konservojmë si reçel, marmalatë, apo dhe të thatë, në mënyrë që ti shijojmë gjithë vitit.
Për ëmbëlsinë që ka si frut, përgatitja e reçeleve apo përpunimi i tij kërkon më pak sheqer se disa fruta të tjerë, por njëkohësisht  duke qenë një frut shumë i ëmbël është një frut që duhet të konsumohet në sasi të kufizuar apo dhe fare nga personat që kanë probleme me menaxhimin e nivelin të glicemisë, apo të peshës së tyre trupore.
Fiku është një burim shumë i mirë i fibrave ushqimore që na nevojiten për një funksionim sa më të mirë të aparatit tretës.
Fresh Fig Jam Recipe-Family Cooking Recipes
Nga fiku i freskët, i cili është kryesisht rreth 79% ujë, 19% karbohidrate, dhe pjesa tjetër proteina dhe yndyrna, mund të sigurojmë rreth 14% të vlerës ditore për fibrat ushqimorë në çdo 100 gram fiq të freskët. Ndërkohë në gjendje të thatë fiku përmban më tepër fibra ushqimorë, duke siguruar për çdo 100 g që konsumojmë mbi 20% të nevojës ditore që ka trupi unë për to. Ajo që vlen të theksojmë është se në gjendje të thatë, fiku ka me tepër kalori ushqimorë rreth 249 kalori/100 g, ndërkohë si frut i freskët marrim 74 kalori/100 g.  Gjithashtu fiku i thatë është i pasur me minerale si hekur, potasium, calcium, magnes, manganez, ku për këtë të fundit na siguron 26% të vlerave ditore.
 
Duke qenë se në këtë periudhë fiqtë i gjejmë të pjekur mirë dhe me kosto jo të lartë, jemi në kohën e duhur për përpunimin apo konservimin e tyre.
Fresh Fig Jam Recipe-Family Cooking Recipes
Reçeli i fikut mund të konsumohet gjatë mëngjeseve tona, por njëkohësisht me të mund të përgatisim tarta apo ëmbëlsira shumë të shijshme, të cilat shijojnë në çdo stinë. Që të përgatisim reçel të shijshëm dhe me pak sheqer, duhet që fiqtë ti zgjedhin të pjekur mirë dhe mundësisht të rritur në mënyrë organike. Për një paraqitje dhe shije më të mirë, mirë është që kokrrat e fikut të pastrohen nga lëkura dhe bishtat. Nëse dëshironi të përgatisni reçel duke e lënë kokrrën të paprekur, atëherë duhet të zgjedhin që fiku të ketë kokrra të vogla në mesatare, të padëmtuara. Reçeli i Fikut mundvtë përfatitet me sasi të moderuar të sheqerit, në këtë rast duhet që reçeli të zjehet më fort, në mënyrë që të lidhet nga ëmbëlsia e vet frutit dhe konservohet më mirë. Sidoqoftë çdo reçel që përgatitet pa ose me pak sheqer duhet të konsumohet brenda një periudhë më të shpejtë se në rastin kur përdorim dozat e duhura të sheqerit.

PërbërësitFresh Fig Jam Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 kg tul fiku të pjekur dhe të pastruar
  • 350-400 g sheqer
  • 1 limon (lëngu dhe lëkura)
  • Kanellë (opsionale)

Përgatitja

  1. Pastrojmë fiqtë nga bishtat dhe lëkura dhe i presim në katërsh dhe i hedhim në një tenxhere të hapur që nuk ngjit.
  2. Marrim një limon të rritur bio, e lajmë, i heqim lëkurën me një thikë dhe e shtrydhim. Lëngun dhe lëkurën e limonit e shtojmë te tenxherja ku kemi hedhur tulin e fikut.Fresh Fig Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  3. E vendosim tenxheren në zjarr mesatar dhe e lëmë të ziejë për pak minuta në lëngun e limonit. Do shikojmë që fiku do lëngështohet, dhe menjëherë do të shtojmë sheqerin. Mund të mos e shtoni të gjithë sasinë, dhe të lini 2-3 lugë mënjanë duke parë dhe nivelin e ëmbëlsisë së fiqve.
  4. E ziejmë reçelin në zjarr të ngadaltë për rreth 1 orë derisa të lidhet dhe trashet. Nëse doni ta përgatisni në formë marmalate duhet ta zieni pak me shumë. Kini kujdes që ta trazoni vazhdimisht reçelin, sidomos kur të jemi në pjesën e fundit do ta trazojmë më shpesh që të mos ngjisi.Fresh Fig Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Hiqeni reçelin nga zjarri, lëreni të ftohet që të shikoni tamam trashësinë pasi me ftohjen reçeli vazhdon të mpikset.
  6. Në përfundim, nëse preferoni mund ti shtojmë edhe kanellë apo ndonjë aromë tjetër për ta aromatizuar, por edhe lëkura e limonit i jep shije shumë të mirë dhe zbut disi ëmbëlsinë e madhe të fikut.
  7. Marrim kavanoza të larë dhe sterilizuar me zierje për të paktën 20 minuta. Mund ta mbushni reçelin të ftohtë, ti mbyllim kavanozat mirë dhe ti ziejmë në banjo mari në mënyrë që të krijojnë mbylljen hermetike.
  8. Një mënyrë tjetër është ti mbushim kavanozat me reçel ndërsa ai është ende i nxehtë, ti mbyllim mirë dhe ti vendosim të ftohen me kokë poshtë. Nuk do i ktheni kavanozat derisa të ftohen plotësisht. Të mbyllur në këto mënyra mund ta ruani reçelin deri në një vit duke i ruajtur kavanozat në një vend të freskët dhe të thatë. Shënoni sipër një etikete datën e paketimit të reçelit. Nëse hapni kavanozin mund ta ruanin në frigorifer duke u siguruar që ta konsumoni brenda një periudhe të shkurtër.
Fresh Fig Jam Recipe-Family Cooking Recipes
Ju bëftë mirë.
Faleminderit që vizituat edhe një recetë tjetër nga faqja jonë. Ndjehuni të lirë të lini komentet tuaja nëse provoni recetën.

Leave a Comment