Shrimp Gnocchi Recipe-Njoki Me Karkaleca Dhe Domate

Njoki Me Karkaleca Dhe Domate është një pjatë shumë e shijshme për për një vakt dreke apo dreke në familje. Kjo pjatë mund të shijojë farë mirë në çdo stinë.

Gjithë çfarë ju duhet janë njokit e përgatitura më parë dhe salca e freskët me karkaleca dhe domate.
Për njokit ju kemi shpjeguar edhe më parë si ti përgatisni. Për më shumë shiko këto si të përgatisim brumin dhe njokit me patate.
Në këtë recetë ju mund të zgjidhni ti përgatitni vet ose ti blini të gatshëm dhe të përgatitni këtë recetë shumë të shijshme. Është një recetë shumë e thjeshtë, kështu që mos ngurroni ti provoni.

Përbërësit

  • Njoki të freskët 400 g
  • 300 g karkaleca
  • 3 domate të pjekura mirë
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper, hudhër, borzilok i freskët

Përgatitja

  1. Në fillim do të hedhim një thelp hudhër dhe vaj ulliri në një tigan. E lëmë të ngrohet dhe hudhra të lëshojë aromat.
  2. Hedhim karkalecat dhe i lëmë të gatuhen për pak minuta. Shtojmë pak kripë e piper.
  3. Shtojmë domatet të cilat i kemi pastruar nga lëkurat dhe farat dhe të prera në kubik. Domatja duhet të jetë e pjekur mirë. Mund të përdorni edhe pomodorini po të dëshironi.
  4. E lëmë sa të zbuten për disa minuta dhe të formojnë salcën. Do të gatuhet shpejt e gjitha.
  5. Ndërkohë do të hedhim për të zierë njokit. Nqs jane të bërë në shtëpi do të duhet 1-2 minuta zierje.Shrimp Gnocchi Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I kullojmë me ndihmën e një luge kullesë dhe i shtojmë te karkalecat. Shtojmë pak ujë nga zierja dhe i përziejmë duke lëkundur tiganin.
  7. Në fund shtojmë borzilok të freskët dhe i shërbejmë menjëherë.

Ju Bëftë Mirë!Shrimp Gnocchi Recipe-Family Cooking Recipes

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment