Spinach Potato Gnocchi Recipe-Njoki Me Patate, Spinaq E Pulë

Njoki Me Patate, Spinaq Dhe Pulë është një pjatë unike plot vlera, ngjyra dhe shije për një drekë apo darkë në familje.

Receta realizohet në pak hapa. Përgatitja e njokit është e thjeshtë. Jam e sigurt se kur mëson të përgatisësh njokit e freskëta në shtëpi, nuk resht së shijuari njokit të shoqëruar me salcat apo përbërësit që ju pëlqejnë më shumë.
Kjo recetë është shumë e shijshme dhe një pjatë e kombinuar më së miri për stinën e vjeshtës.
Ju mund të provoni Njoki Me Kërpudha apo Njoki Bolonjeze.

PërbërësitSpinach Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes

Për brumin e njokit

  • Patate 1 kg
  • Miell 250-300 g
  • 1 vezë

Për salcën

  • 1 gjoks pule
  • Spinaq 300 g
  • Pana 100 ml
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper
  • Djath parmixhan

Përgatitja

Brumi NjokitSpinach Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes

  1. Do të lajmë patatet dhe i vendosim për të zierë në ujë të ftohtë dhe pak kripë për 30 minuta. Gjithsesi provojini duke u futur një pirun në brendësi për të parë nqs kanë zierë mirë.
  2. Do të përgatisim njokit, ku së pari patatet e ziera të qëruara nga lëkurat i shtypim me shtypëse patatesh në një tas të thellë.
  3. Po aty, do të shtojmë një pjesë të miellit, vezën dhe pak kripë.
  4. Bëjmë brumin dhe shtojmë edhe pak miell nqs se duhet. Do të shohim që brumi do të formohet shumë shpejt. Edhe po të jetë pak i ngjitshëm, e punojmë me pak miell në planin e punës.
  5. Do ti përgatisim njokit duke marrë një pjesë të brumit dhe e vendosim mbi një plan me miell.
  6. Duke e rrotulluar do të hapim brumin në formë cilindrike, si shkopinj dhe i presim në pjesë të vogla të njëjta.
  7. Do të përdorim një pirun, duke i rrëshkitur copëzat e prera të brumit për tu dhënë atë shtypjen e lehtë dhe dhëmbëzimin.
  8. I vendosim në nje tavë të hapur dhe të spërkatur me miell. Vazhdojmë kështu me gjithë brumin.
  9. Nëse doni ti konservoni një pjesë të Njokit apo të gjitha për ti gatuar në të ardhmen, ju mund ti ruani fare mirë në ngrirje.
  10. Kështu në fillim i vendosim në ngrirje në një tavë të hapur. Pasi njokit të kenë ngrirë do ti heqim nga tava dhe i fusim nëpër qese duke i ruajtyr sërish në ngrirje.

Përgatitja e Salcës

  1. Ndërkohë, që patatet ziejnë lajmë spinaqin me kujdes dhe e presim hollë.
  2. Në një tigan që nuk ngjit do të shtojmë fileton e pulës që e kemi prerë hollë dhe e kavërdisim me pak vaj ulliri. I shtojmë kripë e piper dhe lëmë të marri ngjyrë ari.Spinach Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë aty spinaqim pak kripë dhe e mbulojmë me kapak sa të shohim që spinaqi u zbut.
  4. Në fund shtojmë edhe panën që të lidhet salca. E rregullojmë salcën me kripë e piper.

Gatimi I Njokit

  1. Do të ziejmë ujë me kripë në një tenxhere të madhe.
  2. Sa të vlojë, shtojmë njokit dhe kur ato pluskojnë në sipërfaqe janë gati. Për një minutë janë gati dhe i shtojmë te salca.Spinach Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes
  3. I përziejmë për një minutë bashkë dhe shtojmë edhe pak nga uji i zierjes. Shtojmë edhe djath parmixhan të grirë.Spinach Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes
  4. I servirim njokit në një pjatë të madhe të ngrohta. Mund të përdorni edhe lloje të tjera salcash, por edhe vetëm me gjalp dhe djath janë shumë të mira.

Ju bëftë mirë!Spinach Potato Gnocchi Recipe- Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment