Red Cabbage And Carrot Salad-Sallatë Më Lakër Të Kuqe Dhe Karrotë

Sallata Më Lakër Të Kuqe Dhe Karrotë është një nga sallatat që përdorim gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit kur dhe këto produkte i gjejmë më të freskëta dhe plot shije. Lakra e kuqe, si dhe ajo e bardhë, është një burim i konsiderueshëm i vitaminës C dhe K, duke plotësuar respektivisht 44% dhe 72% të nevojave tona ditore për këto dy vitamina për çdo 100 g lakër të kuqe të pagatuar të konsumuar. Lakra e kuqe mund të konsumohet fare e mirë e pagatuar siç do e servirim edhe në këtë recetë, por ajo mund të gatuhet dhe të përdoret qoftë në sallata apo shoqëruese e pjatave me bazë mishi. Lakra është një pastrues shumë i mirë i organizmit duke na pastruar nga toksinat dhe helmet e ndryshme, si dhe konsiderohet një mbrojtës shumë i mirë prej tumorrit të zorrës së trashë. Prandaj gjatë stinës së dimrit duhet ti konsumojmë sa më tepër duke marrë të gjitha vlerat ushqyese që na ofron ky zarzavat i stinës.

Në recetën e sotme lakrën e kemi përdorur të pagatuar kombinuar me zarzavate dhe fruta të stinës, si karrota, portokalli, ullinj. Ju mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë dhe të përdorni edhe zarzavate apo fruta të tjera nëse dëshironi, apo edhe djath kaçkavall në feta apo kubikë.

Karrota gjithashtu përmban vlera të larta të vitamins A, duke na siguruar mbi 100% të vlerave ditore në çdo 100 gram karrota dhe gjithashtu e pasur me B-karrotene, Vitamin K dhe B6. Portokalli është një tjetër përbërës i sallatës sonë që përmban vlera të larta të Vitaminës C duke siguar 64% të nevojave tona ditore në 100 g  portokall, pra kjo pjatë është një kompleks dhe burim i pasur vitaminash dhe kripërash minerale mëse të nevojshme për organizmin duke konsumuar një vakt shumë të shëndetshëm.

White Cabbage Salad Recipe-Sallatë Me Lakër Të Bardhë

Përbërësit

Për marinimin

  • Lëngu i një limoni
  • Lëngu i portokallit që tepron nga prerja
  • 2 lugë ullull molle
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper, majdanoz të freskët

Përgatitja

  1. Përgatitja e sallatës sonë zgjat vetëm 5 minuta, pasi të gjithë përbërësit janë të freskët dhe të pagatuar.
  2. Do të presim imët lakrën e kuqe, të cilën e kemi pastruar nga gjethët e sipërme, dhe shpëlarë në ujë të rrjedhshëm. E spërkasim me pak kripë, dhe e hedhim në një tas të thellë qelqi. Nëse dëshironi edhe mund ta shtypni pak me duar që kripa ta marinojë dhe zbusi.
  3. Do të qërojmë karrotën dhe do e presim në feta të holla. Do të qërojmë portokallin dhe do të presim vetëm zemrat e fetave të portokallit duke eleminuar cipat që i mbështjellin, ndërkohë lëngun e mbledhim në një enë dhe do e përdorim në marinimin e sallatës.
  4. Në një tas të vogël do të përziejmë, lëngun e portokallit, lëngun e limonit, uthullën e mollës, vajin e ullirit, kripë, piper, majdanoz të freskët të grirë imët dhe do i përziejmë mirë.
  5. Në një tas do të përziejmë të gjithë përbërësit e sallatës, përfshirë edhe ullinjtë dhe rrushin, do i hedhim sipër marinimin dhe do i përziejmë mirë. I vendosim bukur në pjatën apo tasin e sallatës që do i shërbejmë, duke shtuar edhe pak vaj ullri sipër dhe majdanoz të freskët.
    Kjo sallatë shërbehet e ftohtë, ndaj edhe nëse përgatitet 1-2 orë përpara vaktit do të jetë edhe më e shijshmë pasi marinohet edhe më mirë lakra.

Ju bëftë mirë! Red Cabbage And Carrot Salad-family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë, duke u bërë mbështetësit tanë nëpërmjet ndarjet së recetave, gatimit të tyre, apo komenteve. Ne vlerësojmë komentet dhe mendimet tuaja.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment