Si Te Gatuajme Tave Dheu- Tavë Dheu Me Mish Viçi

Në këtë artikull do ju shpjegojmë Si Të Gatuajmë Tavë Dheu.

Tavë Dheu Me Mish Viçi është një tjetër recetë tradicionale shumë e shijshme. Ashtu si edhe Tava me Mëlçi edhe kjo recetë është një antipastë e ngrohtë shumë e shijshme. Mund ta shijojmë në darka apo dreka familjare apo ta servirim edhe si një pjatë unike ta gatuar në tava njëracionëshe.

Mënyra e gatimit është e ngjashme me tavën me mëlçi, por duke qenë se mishi kërkon kohë gatimi ngryshe, e kemi sjellë recetën të detajuar për ju edhe me këtë përbërës.

Përbërësit

  • 500 g mish viçi tul
  • 1 qepë
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 2 domate të kuqe ose salcë
  • 100 g djath i bardhë
  • 1 lugë miell 00
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper
  • Gjethe dafine
  • 1 lugë djath kaçkavall i grirë

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë dhe grijmë qepën hollë me thikë dhe e gatuajmë në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri sa të zbutet. I shtojmë edhe pakëz kripë.Si Te Gatuajme Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  2. Sa të shohim që ka marrë zbutjen e duhur do të shtojmë mishin e viçit tul, të prerë në copa të vogla.  I kavërdisim bashkë të dyja derisa të shohim që mishi ka ndryshuar ngjyrën.
  3. Do e shuajmë me verë dhe e lëmë të avullojë alkooli.Si Te Gatuajme Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  4. E mbyllim dhe e lëmë të gatuhet duke e përzierë herë pas here sa të thahet lëngu që ka lëshuar. Do të shohim që qepa është tretur. Aty do të shtojmë tulin e domates të grirë në rende. E lëmë të gatuhet të mbyllur me kapak në zjarr të mesëm për 10-15 minuta.Si Te Gatuajme Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  5. Kur domatja të ketë krijuar salçën e vet atëherë do të shtojmë 2 gota uji dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta, derisa të shohim që mishi është zbutur.Si Te Gatuajme Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  6. Duhet të ketë lëngun e vet në formë salce. Si Te Gatuajme Tave Dheu-Family Cooking RecipesShtojmë djathin e thërrmuar, rigon e piper të zi.
  7. E lëmë të marri një valë.Si Te Gatuajme Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  8. Në një tas do të tresim miellin me ujë të ftohtë dhe e hedhim te gjella. E lëmë të vlojë pak duke e përzierë. E hollojmë nqs do të trashet shumë. Duhet të jetë në salcën e vet.
  9. E ndajmë nëpër tava të vogla dhe i vëmë ndonjë gjethe dafine nëpër to.
  10. Sipër i hedhim djathin e grirë kaçkavall dhe i fusim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 10-15 minuta, në momentin e servirjes.
  11. I nxjerrim dhe i servirim të nxehta.

Ju Bëftë Mirë !Si Te Gatuajme Tave Dheu-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment