Easy Spinach Salad Recipe – Sallatë Me Spinaq Dhe Karkaleca

Kjo recetë e sallatës me spinaq, është një kombinim delikatë dhe plot shije i spinaqit, karkalecave të pjekur, luleshtrydheve plot lëng dhe aromë dhe avokados. Kjo është një recetë që shijon në çdo stinë, por sidomos në stinët e pranverës dhe verës është një mbrekulli.

Kjo është një pjatë plot ngjyra, freski dhe delikatesë.

Karkaleci është një nga prodhimet e detit që mund ta gjeni në çdo kohë në dyqanet e peshkut. Spinaqin dhe përbërësit e tjerë gjithashtu mund ti siguroni me lehtësi. Kombinim i të gjithave e bën këtë sallatë jo vetëm të shijshme por edhe plot vlera ushqyese.

Përbërësit

  • 1 tufë Spinaq i freskët
  • 4-5 karkaleca të mëdhenj ose 10 karkaleca të vegjël
  • 1 avokado
  • 5 luleshtrydhe
  • 1 lugë çaji fara susami
  • Vaj ulliri, kripë, uthull balsamike, lëng limoni

Përgatitja

  1. Lajmë spinaqin, e lëmë të kullojë ujin e tepërt. Coptojmë gjethet e spinaqit me dorë ose i lëmë ashtu siç janë kur e kemi spinaqin të vogël.
  2. Marrim një enë për përgatitjen e sallatës dhe shtojmë spinaqin.
  3. Presim avokadon në kubikë dhe e shtojmë tek spinaqi. Easy Spinach Salad Recipe-Family Cooking RecipesPo kështu, vijojmë me luleshtrydhet, duke i prerë në feta dhe shtuar në të njëjtën enë.Easy Spinach Salad Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Përgatisim marinimin e sallatës, duke përzierë në një enë, kripë, vaj ulliri, uthull balsamike dhe lëng limoni. Marinojmë sallatën me këtë përzierje.Easy Spinach Salad Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Në një tigan, shtojmë vaj ulliri, dhe sapo ngrohet i shtojmë karkalecat e pastruar dhe i gatuajmë per rreth 3-4 minuta sa të marrin ngjyrën e artë.Easy Spinach Salad Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Servirim sallatën në një pjatë sallate, shtojmë karkalecat e tiganisur dhe spërkasim me farat e susamit gjithë sipërfaqen e enës.Easy Spinach Salad Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë.

Faleminderit që vizituat faqen tonë. Jeni të mirëpritur për çdo moment, pyetje, apo nëse doni ta ndani recetën.

Irinda

Leave a Comment