Easy Red Lentil Soup Recipe-Supë Me Thjerza Të Kuqe

Supë Me Thjerza Të Kuqe është një recetë që vlen të gatuhet shpesh në këtë stinë të ftohtë. Thjerzat janë një nga legumet që duhet të konsumohen nga të gjithë në familje përfshirë edhe bebet kur fillojnë ushqimet solide.
Kjo supë përgatitet lehtë dhe duke qenë se thjerzat e kuqe janë më të vogla në kokërr, ato mund të zgjidhni ti fruloni plotësisht për një supë krem, ose ti lini edhe kokërr për një supë ndryshe me thjerrëza. Unë zgjodha të fruloj perimet e tjera të shtuara në supë bashkë me një pjesë të thjerrëzave duke e lëmë që thjerrëzat të ndihen.
Ju mund të provoni edhe supën me makarona me thjerrëza.

Përbërësit

  • 250 g thjerza të thata
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 1 patate e vogël
  • 1 degë selino
  • Rozmarinë e freskët një degë
  • Gjethe dafine
  • Një thelp hudhër (fakultative)
  • Kripë, piper, vaj ulliri,
  • lëng pule, perimesh, ose ujë
  • 1 domate pa lëkurë, ose një lugë salcë domatesh

Përgatitja

  • Do i lajmë thjerrëzat mirë, dhe do i vendosim në një tenxhere bashkë me gjithë perimet e tjera.
  • Kuptohet që të gjitha perimet e tjera i kemi larë, pastruar dhe prerë në copa mesatare.
  • Perimet dhe thjerrëzat do i mbulojmë me ujë ose lëng pule apo mishi dhe i ziejmë për 20-25 minuta. Unë i lashë një natë në ujë dhe këto thjerrëza ziejnë shpejt.
  • Pasi përfundon koha, përimet të cilat i kemi vendosur në copa do i frulojmë.
  • Do i shtojmë te thjerëzat, do i rregullojmë me kripë, piper, dhe lëng mishi apo pule. Shijojmë edhe me vaj ulliri.
  • Kush dëshiron mund ti shtojë edhe lëng limoni në pjatë apo piper të kuq.

Ju Bëftë Mirë!Easy Red Lentil Soup Recipe- Family Cooking Recipes

Easy Red Lentil Soup Recipe- Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment