Baked Sole Recipe-Gjuhëz Në Furrë

Gjuhëz Në Furrë është një pjatë peshku delikate, e aromatizuar dhe e lehtë për tu shijuar për drekë apo darkë.
Ashtu si dhe Gjuhëza me Limon e gatuar në tigan, edhe në furrë gjuhëza del shumë e shijshme. Gatuhet shpejt dhe plot aromë në këtë recetë.

Unë në fakt e kam gatuar me gjuhëz të vogël por ju mund ta gatuani këtë recetë me gjuhëz të çdo madhësie.

Përbërësit për 4 persona

  • 1- 1.2 kg Peshk Gjuhëz
  • 2 patate mesatare
  • 1 limon
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelp hudhër ( fakultative)
  • 3-4 lugë bukë e thërrmuar
  • Kripë, piper,vaj ulliri

Përgatitja

  1. Si fillim pastrojmë peshkun. Këtë proçes mund ta kërkoni ta bëjnë për ju edhe të dyqani ku blini peshkun. Pasi i pastrojmë pjesën e barkut që ndodhet si një xhep poshtë kokës, do heqim cipën që e mbështjell nga të dyja anët duke e tërhequr nga koka drejt bishtit.
  2. Përgatisim një tavë pjekje të veshur me letër furre.
  3. Në një tas të vogël përgatisim një marinim me lëkurë limoni, lëng limoni, majdanoz të grirë imët, hudhër, vaj ulliri, kripë dhe piper.
  4. Do e lyejmë peshkun gjuhëz nga të dyja anët me marinimin e përgatitur. E vendosim në tavë dhe e spërkasim me bukën e thërrmuar që të krijojë koren gjatë pjekjes dhe peshku të ngelet i butë dhe me lëng në brendësi.
  5. Patatet e pastruara i presim hollë në feta dhe i vendosim sipër peshkut.
  6. Fetat e patateve i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Tavën e vendosim në furrë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20-25 minuta. Duhet që peshku të marrë ngjyrë të artë.
  7. E shërbejmë peshkun të ngrohtë me feta limoni sipër dhe sallata të stinës.

Ju bëftë mirë.Baked Sole Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment