Best Homemade Lasagna Recipe-Lazanjë Me Petë Të Freskëta

Lazanja Me Petë Të Freskët është një pjatë e parë shumë e shijshme që mund ta përgatisim fare mirë në shtëpi për një vakt dreke me familjarët apo miqtë tanë. Shpesh herë mund të keni përgatitur lazanjë duke blerë petët apo salcat gati, por gatimi i brumi dhe petëve të freskëta dhe përgatitja nga vetë ju e salcës benjamelë dhe asaj bolonjeze, bëjnë që kjo pjatë të jetë e veçantë jo vetëm për kombininim e përkryer mes përbërësve, por mbi të gjitha se ka brenda saj përkushtimin tuaj. Për shumë mund të duket e vështirë, por ne do ju tregojmë hap pas hapi si të përgatisni një lazanjë perfekte në kuzhinën tuaj nga vetë ju.

Përbërësit Për 8-10 Persona

Për Brumin e LazanjësBest Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking RecipesBest Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

  • 4 vezë të freskëta mesatare
  • 400 gram miell 00
  • Pak kripë
  • Pak miell për hapjen e petëve

Për Shtrimin e Lazanjës Duhet:

  • Petët e freskëta
  • Ragu bolonjeze
  • Salca beshamel
  • 300 g djath grana padano i grirë

Përbërësit Për Ragunë BolonjezeHow to Make Bolognese Pasta Sauce- Family Cooking Recipes

  • 500 g mish viçi i grirë
  • 1 qepë e vogël
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 1/2 gotë verë e bardhë, kripë, piper
  • 3 domate të pjekura mirë dhe 400-500 ml salcë domate.
  • Vaj ulliri

Për përgatitjen e ragusë do të përdorim një tigan të madh, ku fillimisht do të shtojmë vajin e ullirit, qepën e grirë kubikë, mishin e grirë dhe pasi i kaurdisim për disa minuta, i shuajmë me verë. Pasi të avullojë alkoli, shtojmë domaten e grirë pa lëkurë, kripë, piper dhe në fund salcën e domates. Do gatuhet në zjarr të ngadaltë. Për më shumë detaje, lutem lexoni këtu recetën e plotë.

Përbërësit Për Salcën Beshamel Bechamel Sauce Recipe for Lasagna-Family Cooking Recipes

  • 500 ml qumësht
  • 50 g miell
  • 50 g gjalp
  • Pak kripë

Salca Beshamel përgatitet në një tenxhere inoksi, ku hedhim gjalpin dhe miellin të kaurdisen së bashku, shtojmë qumështin dhe në zjarr të ngadaltë i trazojmë sa të formohet kremi beshamel. Lexoni këtu recetën e plotë.

Përgatitja e Lazanjës

Në fillim do të zëmë brumin. Hedhim miellin në një tas të madh, shtojmë pak kripë dhe i hedhim vezët në mes dhe përpiqemi që ta përziejmë shpejt e shpejtë. Do të na dali një brumë i fortë në fillim. Që ta keni më të lehtë zënien e brumit, mos e shtoni të gjithë miellin që në fillim (lini mënjanë nga sasia 2-3 lugë miell), nëse do të duhet e shtoni  gradualisht, pasi brumi duhet të zihet vetëm me vezët që kemi hedhur. Brumi duhet punuar që të zbutet dhe të hapet lëhtësisht.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

Punojmë brumin mirë për 20 minuta ose sa të shikoni vetë që brumi është zbutur si duhet dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta të mbështjellë me letër celefoni.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

Ndërkohë merremi me përgatitjen e salcave që na duhen për shtrimin e lazanjës. Ne rekomandojmë që raguja bolonjeze, duke qenë se është një salcë me gatim të ngadaltë, të përgatitet më parë. Une e përgatis një ditë më parë ragunë dhe e mbaj në frigorifer dhe vetëm e ngrohim përpara shtrimin të lazanjës apo nëse do e përdor në ndonjë recetë tjetër. Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes Përgatisim edhe beshamelin, grijmë djathin dhe vazhdojmë me përgatitjen e petës.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

Mënyra më e lehtë për hapjen e petës është përdorimi i makinerisë për hapjen e brumit dhe përgatitjen e makaronave. Në kushtet kur nuk e kemi do e hapim petën me ndihmën e një rruli kuzhinële ose me petës. Do të përdorim miell për hapjen  e petës dhe jo niseshte. E ndihmojmë brumin me miell here pas here dhe hapim një petë të hollë. Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking RecipesE presim petën në forma duke ju përshtatur dhe tavës ku do e shtroni lazanjën.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë, dhe pasi vlon i hedhim kripë, njësoj si veprojmë për zierjen e makaronave. Përgatisim edhe një tas të thellë me ujë të kripur të ftohtë.

Do i kalojmë petët një nga një në tenxheren me ujë të valuar, dhe i ziejmë për disa sekonda deri sa peta të shkëputet dhe dali në sipërfaqe të ujit. Pastaj i kalojmë direkt në tasin me ujë të ftohtë.

Pas kësaj i hapim  petët në një pecetë kuzhine të gjitha me radhë dhe bëhemi gati për të shtruar lazanjën.

Nxehim furrën në 200 gradë.

Marrim një tavë furre  me veshje që nuk ngjit, ose nje tavë qelqi pirex. Do të fillojmë duke hedhur në fund të tavës pak ragu bolonjeze. Shtrojmë një petë në të gjithë sipërfaqen dhe i hedhim sipër saj salcë ragu, beshamel, djath të grirë. Kjo do të jetë radha e punës për shtrimin e lazanjës.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

Vazhdojmë kështu me radhë duke shtruar petë e duke vijuar me salcat dhe djathin deri në përfundim. Shtresa e sipërme e lazanjës duhet të jetë ragu bolonjeze, salcë beshamel dhe shume djathë grana padano i grirë.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

E pjekim në furrë të nxehur 200 gradë për 25 minuta.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

E nxjerrim dhe e lëmë të ftohet për 15 minuta të mbuluar. E presim në copa dhe e servirim të ngrohtë.Best Homemade Lasagna Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Shënim: Mund të përdorni të njëjtën recetë për brumin dhe mënyrën e përgatitjes duke përdorur salca të tjera përveç asaj bolognese, ose të përdorni petë të gatëshme duke ndjekur të njëjtat udhëzime për lazanjën.

Faleminderit që vizituat faqen tonë. Jeni të mirëpritur të ndani recetën dhe të lini komentet tuaja nëse e provoni recetën.

Leave a Comment