Puff Pastry Savory Tart-Tortë E Kripur Me Petë Sfoliate

Tortë E Kripur Me Petë Sfoliate është një recetë shumë e shijshme që mund ta gatuani si për përditshmëri apo festa në familje. Tryeza juaj do të ketë kështu jo vëtëm një ushqim të shijshëm por edhe të bukur për syrin.

Përdorimi i brumit apo petës sfoliat është i shumtë në kuzhinë duke u kombinuar si me shije të kripura ashtu edhe me të ëmbla.

Receta e sotme është një prej tyre dhe në vijim do ju sugjerojmë edhe receta të tjëra, të cilat mund ti gatuani edhe për këtë sezon festash që po vjen.

Ju mund të provoni edhe Focaccia me patate.

PërbërësitPuff Pastry Savory Tart-Family Cooking Recipes

  • 1 petë sfoliat
  • 3 patate
  • 200 g proshutë në copa
  • 200 g djath kaçkavall i butë
  • 2 vezë + një e verdhë veze për petën
  • 1/2 gotë qumësht
  • Kripë e piper

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë patatet dhe i presim në kubik të vegjël.  Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë dhe shtojmë pak kripë.
  2. Aty hedhim patatet e prera në kubik dhe pasi të marrin valë i lëmë të ziejnë për 1-2 minuta.
  3. I kullojmë patatet dhe i lëmë veç të ftohen.
  4. Proshutën e kemi zgjedhur copë të plotë dhe e presim në kuba.
  5. Gjithashtu dhe djathin e presim në kuba.
  6. Në një tas përziejmë vezët, shtojmë edhe pak kripë e piper të zi dhe qumështin. Mund të përdorni pana në vend të qumështit nëse dëshironi.
  7. Te ky tas do të shtojmë përbërësit e tjerë (prodhutën, djathin, dhe patatet) dhe i përziejmë mirë. Marrim brumin sfoliat dhe e vendosim në një tave rrethore me diametër 28 cm të veshur me letër furre.Puff Pastry Savory Tart-Family Cooking Recipes
  8. Hedhim sipër përzierjen e mësipërme dhe rregullojmë bukur anët e brumit duke i kthyer nga brenda.
  9. I lyejmë me furçë kuzhine anët e tortës me të verdhë veze dhe do e pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 35 minuta.
  10. E nxjerrim tortën nga furra dhe e vendosim në një pjatë servirje. E lëmë të ftohet pak dhe e presim në copa. Ideale për tryeza festive.

Ju Bëftë Mirë!Puff Pastry Savory Tart-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment