Pickled Cabbage Stuffed Peppers-Speca Turshi Me Lakër

Speca Turshi Të Mbushura Me Lakër është një recetë shumë e shijshme, një ndër më të shijshmet turshi të stinës së dimrit.

Ashtu si specat i përdorim gjatë gjithë verës dhe vjeshtës në një shumëllojshmëri recetash si fërgesë,mbushura, sup, etj,

Po kështu mund ti konservojmë gjatë vjeshtës për ti shijuar në stinën e dimrit, të pjekura, në vaj, në uthull, të mbushura me lakër, të konservuara në ajkë, të konservuara në kos, fërgesë me gjizë, etj.

Për këtë recetë mund të përdorni çdo lloj speci që t’ju pëlqejë. Unë kam përdorur spec të kuq, por edhe specat e verdhë dalin shumë të shijshëm.

Gjithashtu nëse nuk ju pëlqen ti shtoni karrotë, mund ta evitoni pasi lakra është përbërësi kryesor për mbushjen e specit, e cila do lëshojë edhe lëngun  e saj në turshinë që po përgatisim.

Ka mënyra nga më të ndryshme të kësaj lloj turshie. Disa preferojnë që ta shtrojnë këtë turshi vetëm me ujin që do të lëshojë lakra e marinuar me kripë dhe erëza, pa përdorur ujë, uthull, apo vaj.

Disa përgatisim tretësirë me ujë dhe kripë. Unë kam zgjedhur ti përgatis duke i blashëruar specat në tretësirën e përgatitur me ujë dhe kripë, si veprova edhe te specat në vaj, dhe me të njëjtën tretësirë do të zëmë turshinë tonë.

Përbërësit

  • 1.3 kg speca
  • ½ lakër mesatare
  • 1-2 karrota
  • 550-600 ml ujë
  • 300 ml uthull e bardhë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë kripë kokërr trashë
  • Hudhër, dafinë, borzilok, spec djegës, piper kokërr

Përgatitja

  1. Sterilizojmë kavanozat me zierje dhe i lëmë të kullojnë në një pecetë të pëstër dhe të ftohen.
  2. Si fillim do përgatisim mbushjen. Do të presim lakrën shumë imët ose e grijmë më një renden dore. E kriposim pak dhe e lëmë mënjanë.
  3. Do të grijmë edhe karrota më renden dhe i shtojmë të lakra.
  4. Do të pastrojmë specat nga bishta, farat, dhe fijet në brendësi. Nëse nuk mundeni mund edhe ti prisni në mes.
  5. Pjesët që do na teprojnë nga prerja e fundeve të specave do i presim imët ne kubikë.
  6. Do kullojmë lakrën nga uji dhe do e përziejmë edhe me specin.Pickled Cabbage Stuffed Peppers- Family Cooking Recipes
  7. Vendosim në tenxhere sasinë e ujit, uthullës, sheqerit dhe kripës që të vlojë. Sheqeri do luajë rolin e konservuesit në këtë recetë.Pickled Cabbage Stuffed Peppers- Family Cooking Recipes
  8. Kur masa vlon vendosim specat pjesë- pjesë dukë i lënë të ziejnë në valë për 5-10 sekonda nga çdo anë. Mos i lini më shumë se do ju zbuten.
  9. I lëmë të ftohen në një pecetë dhe i mbushim me mbushjen e përgatitur.
  10. Në fund të vazos do të shtojmë erëzat dhe rendisim specat. Sërish në fillim të vazos hedhim erëzat e tjera dhe shtojmë tretësirën e ujit me uthull.
  11. Do e mbulojmë të gjithë sasinë e specave me lakër me tretësirën e përgatitur. Pickled Cabbage Stuffed Peppers- Family Cooking RecipesE mbyllim vazon fort dhe do e kthjejmë përmbys ashtu të ngrohtë.
  12. Do e lëmë ashtu sa të ftohet plotësisht në mënyrë që të krijojë dhe mbylljen e duhur.lakër me tretësirën e përgatitur. Do e mbyllim vazon fort dhe do e kthjejmë përmbys ashtu të ngrohtë
  13. E ruajmë në vend të ftohtë dhe të errët duke e tundur vazon nga poshtë lart për ditët e para.
  14. Pasi e hapim  e ruajmë në frigorifer.

Ju bëftë mirë!Pickled Cabbage Stuffed Peppers- Family Cooking Recipes

 

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment