Cold Tomato Soup Gazpacho-Supë e Ftohtë Me Domate

GazpachoSupë e Ftohtë Me Domate është një supë e ftohtë verore, e cila gatuhet me përbërës tipikë të stinës së verës siç janë domatet, speci, kastraveci.
Kjo supë, e cila njihet ndryshe edhe si Gazpacho Andaluziane, është një nga pjatat tipike të verës në Spanjë dhe Portugali.

Rreth GazpachoCold Tomato Soup Gazpacho-Family Cooking Recipes

Receta fillimisht është gatuar në Jug të Spanjës dhe më pas u përhap në gjithë vendin duke u gatuar në mënyra të ndryshme sipas traditës së këtyre krahinave. Panvarësisht kësaj, ajo mbetet nje aperitiv i ftohtë me perime të fruluara, të pagatuara, çka e bën edhe më të shëndetshme.

Duke qenë supë e ftohtë, ajo shërbehet kryesisht në verë, kur edhe temperaturat janë shumë të larta. Në këtë mënyrë shijojmë një ushqim freskues, i cili njëkohësisht të hap edhe oreksin për të konsumuar vaktin e plotë.
Historia e kësaj recete mendohet se daton që nga Perandoria Romake, ku fillimisht ka qenë një pjatë e përgatitur me ujë, bukë, vaj ulliri, hudhër dhe uthull.

Më vonë është shtuar dhe domatja si përbërës në recetë duke marrë që atëherë rol kryesor ndër përbërësit, pasi realisht kjo është një supë domateje e ftohtë.
Duke qenë se perimet nuk gatuhen, për një pjatë sa më të shijshme, duhet të përdorim përbërës të freskët, mundësisht organik dhe të pjekura mirë.

Ju mund të provoni edhe Supë Të Ftohtë Me Kungulleshka, apo Supën e Ftohtë Me Kastravec

Përbërësit për 2 përsona

  • 350 g tul domate të pjekura mirë
  • 50 g spec i kuq
  • 25 g spec jeshil
  • 30 g kastravec
  • 30 g qepë e thatë
  • 1 thelp hudhër
  • 1 lugë uthull rrushi e kuqe
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 50 g bukë tul
  • Kripë, piper

Përgatitja

Përgatitja e përbërësve

  1. Do të heqim koret e bukës dhe do e vendosim bukën të zbutet në një enë bashkë me ½ gotë ujë dhe një lugë uthull.
  2. Ndërkohë, në do të pastrojmë perimet dhe i presim në kubikë. Kështu domaten e pastrojmë nga farat sa të mundemi duke e prerë në mes dhe e shtrydhim lehtë.
  3. Po kështu pastrojmë specin nga farat dhe fijet. Vijojmë, duke pastruar kastravecin nga lëkura dhe me ndihmën e një luge, e pastrojmë nga pjesa e farave. Pastrojmë qepën dhe hudhrën.

Gatimi SupësCold Tomato Soup Gazpacho-Family Cooking Recipes

  1. Në një bleder, tip Nutribullet do ishte më e mira, do të vendosim domaten, specat, kastravecin, hudhrën, qepën, kripë dhe vaj ulliri dhe do i frulojmë mirë sa të na formohet një masë e njëjtë.
  2. Do të shtojmë aty edhe bukën e zbutur dhe të shtrydhur nga uji i tepërt dhe do e frulojmë të gjithë masën sërish.
  3. Masën e përftuar, do e kalojmë në një sitë, në mënyrë që të eliminojmë ndonjë farë apo fije të mbetur.
  4. E rregullojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri nëse ka nevojë dhe do e vendosim supën në frigorifer të pushojë të paktën 2 orë.
  5. Kjo supë shërbehet e ftohtë dhe për rrjedhojë shijon edhe më shumë e tillë dhe pasi pushon dhe gjithë shijet dhe përbërësit bëhën njësh me njëri tjetrin.
  6. Përpara se ta servirim përgatisim një pjatë më të njëjtët përbërës për ta shoqëruar dhe dekoruar këtë pjatë.
  7. Kështu ziejmë vezët dhe një pjesë e presim në kubikë. Një pjesë të domates, specit, vezës së zier, kastravecit i presim kubikë për të dekoruar pjatën tonë.
  8. Kur dëshirojmë ta servirim, do ta dekorojmë pjatën ku servirim supën dhe e shërbëjmë si pjatë të parë apo antipastë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Cold Tomato Soup Gazpacho-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment