Canned Peppers In Oil-Speca Të Konservuara Në Vaj

Specat e Konservuara Në Vaj janë një nga llojet e turshive që më pëlqen më shumë. Specat në këtë mënyrë mund ti përgatisim si ti kemi, jeshile, të verdha, apo të kuqe. Mua më pëlqejnë më tepër specat e kuq.
Më pëlqen kjo formë konservimi pasi mbizotëron shija dhe marinimi i vajit të ullirit dhe prania e uthullës është shumë e moderuar dhe e pranueshme.

Në të njëjtën mënyrë mund të konservojmë patëllxhanet, kungulleshkat, apo edhe perime të tjera që na pëlqejnë apo kultivojmë vetë.
Përgatitja është shumë e thjeshtë, mjafton qe të këmi përbërësit gati, vazot e sterilizuara me kapak të rinj, dhe puna nuk kërkon shumë kohë.
Nuk po shënoj sasi fikse për erëzat apo vajin e ullirit pasi do të përdorni aq sa do ju duhet.

Duke qenë se në këtë lloj konservimi specat ngjishen mirë, hapësirat mes tyre do të jënë të vogla, kështu që nuk do ju duhet domosdoshmërisht shumë vaj ulliri. E rëndësishme është që specat të mbulohen plotësisht me vaj.

Përbërësit

  • 1-2 kg Speca të kuq apo të përzierë
  • 500 ml ujë
  • 500 ml uthull e bardhë
  • Kripë
  • Hudhra, piper I zi kokërr, gjethe dafine ose borziloku, spec djegës (fakultativ)
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Si fillim do të sterilizojmë kavanozat duke i zierë në një tenxhere me ujë për 15-20 minuta, ose në furrë të nxehur 200 gradë për 10 minuta. I lëmë kavanozat të ftohen dhe fillojmë nga puna.
  2. Do të lajmë mirë specat, i pastrojmë nga farat, fijet e brendshme dhe i presim në rripa.Canned Peppers In Oil-Family Cooking Recipes
  3. Në një tenxhere do të shtojmë ujin, uthullën dhe një lugë kripë. E vendosim masën të vlojë.
  4. Kur uji me uthullën vlon, do të shtojmë specat ti blashërojmë në të për 1-2 minuta. Kalojini pjesë-pjësë në mënyrë që ta keni më të lehtë.Canned Peppers In Oil-Family Cooking Recipes
  5. I heqim nga tenxherja me një lopatë kullese dhe i kalojmë direkt në një pecetë të pastër në mënyrë që të thahen nga uji i tepërt.
  6. I hapim dhe i shpërndajmë që të ftohen mirë. Specat duhet të jenë të ftohta përpara se ti kalojmë në vazo.Canned Peppers In Oil-Family Cooking Recipes
  7. Ndërkohë përgatisim edhe erëzat, pra thelpinjtë e hudhrës të pastruar, gjethet e dafinës, borzilok, piperin kokërr dhe spec djegës. Ky i fundit është fakultativ.Canned Peppers In Oil-Family Cooking Recipes
  8. Fillojmë të mbushim vazot. Në fund të vazos shtojmë erëza, vendsosim specat me sërë duke i ngjeshur me dorë mirë. Shtojmë edhe thelpinj hudhre, piper kokërr edhe dafine, apo borzilok edhe ndërmjet rreshtave.
  9. Në krye sërish shtojmë erëza dhe spec djegës. Në mënyrë që specat mos të ngrihen dhe ti mbulojmë si duhet me vaj i vendosim në krye disa shkopinj të pastër.Canned Peppers In Oil-Family Cooking Recipes
  10. Do të shtojmë vaj sa të mbulohet plotësisht. Me ndihmën e një piruni do të mundohemi të nxjerrim flluskat e ajrit. Mund ta lëmë edhe disa orë apo një natë pa mbyllur në mënyrë që të sigurohemi që nuk ka ajër në brendësi të vazos dhe të kontrollojmë nivelin e vajit.Canned Peppers In Oil-Family Cooking Recipes
  11. Shtojmë vaj nëse duhet sërish, dhe e mbyllim vazon mirë duke e shtrënguar kapakun fort.

Sterilizimi & Ruajtja

  1. Do i kalojmë vazot në sterilizim duke i zier në një tenxhere me ujë me kokën lart të mbuluara plotësisht nga uji. Do i ziejmë për 10-15 minuta dhe do i lëmë të ftohen plotësisht në tenxhere, ose mund ti nxirrni dhe ti ktheni me kokë poshtë sa të ftohen plotësisht. Duhet që vazot të jenë mbyllur si duhet. I ruajmë në një vend të ftohtë dhe pa dritë.
  2. Kur i hapim duhet të kontrollojmë së pari sigurinë e vazos, pra vazo duhet të bëjë klik kur kapet. Në të kundërt mos e konsumoni pasi nuk e keni mbyllur si duhet.
  3. E ruajmë në frigorifer disa ditë pas hapjes. Janë një shoqëruese shumë e mirë e gatimeve tradicionale të stinës së dimrit.

Ju Bëftë Mirë!Canned Peppers In Oil-Family Cooking Recipes

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment