Zucchini In Oil-Kungulleshka Të Konservuara Në Vaj

Kungulleshka Në Vaj është një tjetër konservimi shumë i shijshëm për tu provuar pas Specave Dhe Patëllxhanëve në vaj.

Si dhe recetat e tjera, edhe kjo përgatitet lehtë, në një kohë të shkurtër. Kështu mund të shijojmë këtë turshi shumë të shijshme për dimër.

Duhet që përbërësit të jenë të pastruar mirë, të freskët dhe jo të dëmtuara.

Kavanozat duhen të sterilizuar me kapakë të rinj.

Përbërësit

  • 1 kg Kungulleshka
  • 500 ml ujë
  • 500 ml uthull e bardhë
  • Kripë, piper, hudhër, borzilok, spec djegës, vaj ulliri

 

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë kungulleshkat mirë në ujë të rrjedhshëm. i pastrojmë nga lëkurat, i presim në shirita.
  2. Do i spërkasim me kripë dhe i vendosim në një kullesë të nxjerrim ujin e tepërt si vepruam me patëllxhanët.
  3. Ndërkohë kemi sterilizuar kavanozët dhe i lëmë mënjanë.
  4. Do të vendosim tretësirën me ujë, uthull, dhe pak kripë të vlojë.
  5. Kullojmë mirë kungulleshkat dhe do i blashërojmë për 2 minuta në tretësirën që vlon.
  6. I heqim me një lugë kullese dhe i kalojmë një një pecetë të pastër të kullojnë dhe ftohen.
  7. Do të shtojmë në fund të kavanozave hudhër, spec djegës, piper dhe borzilok.
  8. Vendosim kungulleshkat me radhë duke i ngjeshur mirë. Herë pas here shtojmë edhe thelpinj hudhre dhe piper kokërr.
  9. Përfundojmë së mbushuri vazon duke lënë një gisht bosh.
  10. Vendosim sërish erëza në krye dhe e mbushim enën me vaj ulliri aq sa duhet që të mbulohen të gjithë kungulleshkat. Mundohemi të nxjerrim ajrin në brendësi. Nëse ka nevojë shtojmë akoma vaj.
  11. E mbyllim vazon mirë duke shtrënguar kapakun fort. Do e sterilizojmë në banjomari duke e zier në një tenxhere me ujë më kokë lart dhe të mbuluar nga uji për 5-10 minuta.
  12. E lëmë të ftohet në ujë, ose e nxjerrim dhe e lëmë të ftohet përmbys. Duhet që kapaku të mbyllet mirë.
  13. E ruajmë në vend të errët dhe të thatë. Kur e hapim e ruajmë në frigorifer për disa ditë.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment