Fergese Me Melci- Fërgesë Elbasani me Mëlçi dhe Speca

Fërgesa e Elbasanit Më Mëlçi Dhe Speca është një pjatë tradicionale shumë e preferuar nga të gjithë. Si dhe kemi shpjeguar në recetën e Fergesës Më Speca, Fërgesa Më Mëlçi është receta si gatuhej dikur fërgesa e Elbasanit, derivat i së cilës është edhe fërgesa me speca, e cila gatuhet në të njëjtën mënyrë por pa përfshirë mëlçitë në të.

Kjo pjatë mund të serviret edhe si një meze, apo shoqëruese, por edhe si pjatë kryesore servitur me nje supë apo sallata të stinës. Receta është e thjeshtë për tu përgatitur, një pjatë më gatim të ngadaltë në tigan.

Ajo realizohet nga nje kombinim shumë i shijshëm i mëlçisë, specave, domateve, të cilat gjithashtu kombinojnë shumë mirë me proteinat e vezës dhe nënprodukteve të qumështit në këtë recetë.

Ndiqni hapat më poshtë për të përgatitur një fërgesë tradicionalë më mëlçi.

Përbërësit për 4 Persona

  • 500 g mëlçi viçi të vogël
  • 3-4 domate të kuqe të pjekura mirë
  • 4 vezë (1 vezë për çdo person)
  • 200 g gjizë
  • 100 g djath i bardhë feta
  • 5-6 speca jeshile
  • 7-8 thelpinj hudhër
  • 1 spec djegës
  • Kripë, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Mëlçinë e presim në copa të vogla dhe e vendosim në ujë të pastrohet nga gjaku i mbetur.
  2. Ndërkohë do të pastrojmë domatet nga lëkurat dhe farat dhe do i grijmë pure me një rende.
  3. Në një tigan më pak vaj ulliri do të shtojmë hudhër dhe spec djegës dhe domaten me pak kripë që të gatuhet sa të bëhet një masë kremoze.
  4. Ndërkohë pastojmë specat, i presim në copa të vogla dhe i kaurdisim në një tigan që nuk ngjit me kapak mbuluar dhe pak vaj ulliri dhe pak kripë.
  5. Ndërkohë edhe mëlçisë i japim një valë në një tenxhere ose tigan të thellë dhe e derdhim ujin e zierjes.
  6. Do të heqim specat nga tigani dhe do të shtojmë mëlçinë që ta kaurdisim edhe këtë me pak vaj ulliri dhe pak kripë. Do e lëmë të gatuhet për disa minuta sa të ndryshojë ngjyrë dhe do të shtojmë domaten e gatuar më parë.
  7. Pas dy minutash gatimi do shtojmë dhe specat e kaurdisur, dhe më pas do të shtojmë dhe djathin, gjizën dhe hudhrat e shtypura që të lëshojnë vajin dhe aromën e tyre.
  8. Ndërkohë që fërgesa po zien dhe marinohet me shijen e hudhrës do të rrahim në një tas vezët mirë dhe do i shtojmë të tigani në gjithë sipërfaqen e tij, që veza të mbulojë të gjithë sasinë e përgatitur.
  9. Do e provojmë për kripë dhe do e shtojmë nëse ka nevojë dhe në fund shtojmë edhe vaj ulliri. Fergese Me Melci- Family Cooking Recipes
  10. E lëmë të ftohet pak dhe e shërbejmë të ngrohtë ose vakët shoqëruar me bukë të ngrohtë ose të thekur misri.

Ju bëftë mirë!Fergese Me Melci- Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini pyetjet apo komentet tuaj mbi recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment