Traditional Albanian Dishes-Tavë Elbasani Me Pistil Kumbulle

Tava Me Pistil kumbulle është një gatim i Shqipërisë së Mesmë, kryesisht i zonës së Elbasanit. Kjo pjatë është një nga tavat më të njohura tradicionale e cila kryesisht gatuhet në stinën e ftohtë të dimrit. Receta nuk përmban shumë përbërës, është një kombinim i mishit me qepën dhe pistil kumbulle, e cila kërkon të ndiqen si duhet hapat dhe sasia për të realizuar një tavë si duhet. Ashtu si dhe Tava e Kosit, edhe kjo recetë është një nga pjatat tradicionale që në qytetin e Elbasanit janë përgatitur prej shekujsh dhe janë trashëguar brez pas brezi për tu ruajtur dhe prezantuar kuzhinën tradicionale Elbasanase.

Sipas traditës kjo recetë përgatitej me mish dashi, por ne sot po e sjellim me mish viçi, të cilin e gjejmë të freskët gjatë gjithë vitit dhe për një gatim edhe me të shëndetshëm. Kjo është një pjatë shumë e shijshmë që mund ta përgatisni për një drekë në familje por edhe për një festë familjare apo me miq, nëse dëshironi të përgatisni menu të traditës. Pistili i kumbullës i jep një shije të veçantë knë këtë recetë saj recete, duke zbutur ëmbëlsinë e qepës, e cila kombinon më së miri me mishin e përdorur. Si edhe tavat e tjera të Elbasanit, kjo recetë mund të gatuhet edhe me mish qengji apo keci.

Sekreti për të përgatitur një tavë të shijshme me pistil është tek përbërësit që të jenë të frekstët dhe organik si dhe të ndiqen hapat e duhur në mënyrën e gatimit. Kështu pistili duhet që të vendoset në ujë të vakët disa minuta përpara fillimit të përgatitjes, në mënyrë që kur ta shtojmë në gatim të tretet lehtë, dhe të përhapi shijen njëtrajtësisht në gjithë tavën.
Qepa duhet të pritet imët në kubikë dhe të kaurdiset me zjarr të mesëm derisa të zbutet plotësisht, duke shtuar mishin që do përdorim dhe ti kaurdisim së bashku derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtohet speci i kuq pluhur, piperi i zi, dhe kaurdisen deri sa qepa dhe mishi të marinohen mirë me to dhe më pas shtojmë pistilin e zbutur në ujë, orizin, dhe e mbulojmë të gjithë sasinë e qepës dhe mishit me ujë që qepa bashkë më mishin dhe pistilin të ziejnë për disa minuta përpara se ti kalojmë në tavë për pjekje.

Më pas kjo recetë përfundohet me pjekje në tavë deri sa tava të marri ngjyrë të kuqërremtë të bukur, duke mos u tharë plotësisht dhe të mbëtët me pak lëng në fund. Tava me pistil shoqërohej me bukë misri të gatuar vetë në shtëpitë Elbasanllie.

Përbërësit Për 6 Persona

  • 600 g mish dashi, viçi ose qengji
  • 5-6 qepë të mëdha
  • 50 g pistil i thatë kumbulle
  • 2 lugë gjelle oriz tradicional
  • 1 lugë çaji të plotë spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Për një gatim më të mirë të mishit të viçit, ne kemi preferuar të ziejmë mishin e viçit veçmas. Nëse do përdorni mish qengji, dashi, ose keci mund ta kaurdisni direkt te qepa pasi janë lloje mishi që gatuhen më shpejt.Traditional Albanian Dishes-Family Cooking Recipes
  2. Do të grijmë qepët në kubikë dhe do i kaurdisim me 1-2 lugë vaj ulliri dhe pak ujë më kapak mbuluar në lëngun e vet derisa të zbuten plotësisht.Traditional Albanian Dishes-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë specin e kuq dhe piperin e zi kokërr dhe i kaurdisim edhe për 2-3 minuta derisa qepa të mari shijen dhe ngjyrën e specit.Traditional Albanian Dishes-Family Cooking Recipes
  4. Do të shtojmë mishin, të cilin ne e kemi zier më parë dhe vijojmë i kaurdisim edhe pak duke shtuar edhe pistilin e zbutur në ujë.
  5. Do të shtojmë kripë dhe orizin e larë më parë dhe i kaurdisim për disa minuta në lëngun e vet të qepës dhe mishit.Traditional Albanian Dishes-Family Cooking Recipes
  6. Do të shtojmë edhe lëng mishi sa të mbulohet masa në tenxhere dhe do i lëmë të gatuhen për disa minuta derisa të shohim që pistili është tretur dhe orizi ka filluar të lidhi masën e përgatitur.Traditional Albanian Dishes-Family Cooking Recipes
  7. Ndërkohë kemi ndezur furrën në 200 gradë Celcius. Do të marrim një tavë pjekje balte dhe do të hedhim masën e përgatitur dhe e pjekim në furrën e parangrohur për rreth 30 minuta.
  8. E pjekim derisa të marri ngjyrën e kuqërremtë, duke u mbiksur tava pa u tharë plotësisht.Traditional Albanian Dishes-Family Cooking Recipes
  9. E shërbejmë të ngrohtë shoqëruar më bukë misri të ngrohtë ose bukë të thekur.

Ju bëftë mirë!Traditional Albanian Dishes-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të komentoni dhe ndani recetat tona.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment