Njoki Patatesh Me Pesto është një tjetër pjatë e parë shumë e shijshme për tu shijuar në vaktet tuaja gjatë stinës së vjeshtës.
Kjo është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ju mund ti keni gati njokit dhe duhet vetëm ti zieni ato dhe ti rregulloni me peston e përgatitur. Ose mund ta merrni edhe peston gati në supermarket dhe 5 minuta e keni gati pjatën.
Sidoqoftë, ne gjithmonë rekomandojmë që të përgatisim vetë recetat tona për më shumë shijë dhe gatime të shëndetshmë në familje. Gjithçka që vjen nga duart tuaja është gjithmonë më e mira për familjen tuaj.
Ju mund të provoni edhe Njoki Me Karkaleca, apo Njoki Bolonjeze
Përbërësit
Për Njokit Me Patate
- 500 g patate
- 100 g miell
- 1 verdhë vezë
- Pak kripë
Për Peston
- Një tufë borzilok
- Vaj ulliri 50 ml
- 2 lugë parmixhan
- 1 thelp hudhër
- 1 lugë pinoli
- Pak kripë
Përgatitja
- Së pari do të fillojmë më bërjen e njokit. Kështu, do të lajmë patatet dhe i vendosim të ziejnë me gjithë lëkurë në një tenxhere me ujë të ftohtë për 30 minuta.
- I heqim dhe i lëmë të ftohem pak. I pastrojmë lëkurën dhe i shtypim me një shtypëse pureje.
- Brumin e patates e përziejmë me pak miell, të verdhën e vezës, kripë dhe formojmë brumin.
- Këtë brum do të bëjmë njokit sic e kemi shpjeguar edhe më parë.
- Hapi tjetër është përgatitja e pestos. Do të përgatisim peston duke hedhur të gjithë përbërësit dhe një pjesë vaji në gotën e mikserit.
- E miksojmë dhe do të përftojmë salcën. Mund të shtoni vaj nëse e shikoni që do të jetë e trashë.
- Në një tenxhere me ujë e kripë që vlon do të hedhim njokit dhe i ziejmë për 1 minutë.
- I kullojmë dhe i hedhim në një tas të madh servirje. Për të përzierë njokit me salcën e pestos do të shtojmë 2 lugë nga uji i zierjes së njokit dhe salcën ua hedhim sipër.
- I përziejmë dhe i servirim të ngrohta. Shije fantastike. Mund të shtoni sipër pak djath parmixhan nëse doni.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”