Anchovies Pasta Recipe-Linguine Me Aliçi

Linguine Me Aliçi është një pjatë e parë shumë e shijshme, plot aromë deti dhe e lehtë për tu përgatitur. Kjo recetë përgatitet shpejt, në pak minuta dhe mund ta servirsim për një drekë apo darkë në familje apo me miq.
Ashtu si edhe pastat me karkaleca, kallamarë, fruta deti, oktapod, edhe kjo recetë vlen të shtohet në menunë tuaj familjare dhe ta përgatisni sa herë që gjeni Aliçi të freskëta.

Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë shoqëruar me një pjatë të dytë me bazë peshku sic janë edhe Aliçi Në furrë, apo edhe me një sallatë të stinës për një darkë të lehtë.

Përbërësit për 4 PersonaAnchovies Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

  • 400 g makarona Linguine
  • 200 g aliçi të pastruara
  • 1 thelp hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • ½ gotë verë e bardhë
  • 2 domate mesatare ose 7-8 domate të vogla
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do i pastrojmë aliçit nga koka, pjesa e barkut dhe shtylla kurrizore. I shpëlajmë mirë, i kullojmë, dhe i lëmë mënjanë.
  2. Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë për zierjen e makaronave.
  3. Në një tigan për salcën, do të shtojmë vaj ulliri, një thelp hudhër të ndarë në mes dhe majdanoz të grirë imët.Anchovies Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Pasi vaji aromatizohet, shtojmë alicit e pastruara dhe i kaurdisim 1-2 minuta sa të ndryshojnë ngjyrë.Anchovies Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E shuajmë me verë të bardhë dhe rrisim nxehtësinë të avullojë pjesa alkolike.Anchovies Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë që alkoli avullon, pastrojmë domaten nga lëkura dhe e presim në kubikë. Nëse keni domate qershi, mjafton ti ndani në mes.Anchovies Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E shtojmë domaten e prerë te tigani salcës, shijojmë me kripë dhe piper dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare sa të na krijohet një salcë.
  8. Ndërkohë edhe uji ka vluar, shtojmë kripë dhe makaronat duke i gatuar një minutë më pak se koha e treguar në paketim.
  9. Pasi makaronat ziejnë, i shtojmë te tigani i salcës, shtojmë edhe pak ujë nga i zierjes dhe lëmë të aromatizohen me shijen e salcës për një minutë.Anchovies Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  10. E shijojmë me kripë, piper, vaj ulliri, dhe majdanoz të freksët.
  11. E servirim menjëherë duke dekoruar me një fije vaj ulliri dhe majdanoz të freskët.

Ju bëftë mirë!Anchovies Pasta Recipe-Family Cooking RecipesAnchovies Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment