Squid Pasta Recipe-Linguine Me Kallamarë

Linguine Me Kallamarë është një pjatë e parë me shije deti, e thjesht në përbërës dhe e shijshme në tu ngrënë. Kjo pjatë përgatitet shumë shpejt dhe është një zgjidhje shumë e mirë për një drekë apo darkë familjare me fruta deti. Mund ta shërbejmë edhe si një pjatë unike shoqëruar me një sallatë të stinës për një darkë të lehtë.
Kallamari është një përbërës deti i cili gjendet lehtë i freskët në çdo markatë peshku dhe më të mund të përgatisim dhjetra receta, si rizoto, pasta, të mbushur, friturë, në grill, furrë, etj. Në këtë recetë kallamarin e kemi kombinuar me cikala deti, të cilat i japin një shije shumë të mirë salcës sonë.

 

Përbërësit Për 4 PersonaSquid Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

  • 400 g linguine
  • 2 kallamarë
  • 300 – 400 g (Mantis shrimps) karkaleca mantis ose cikala deti
  • ½ gotë verë e bardhë
  • 3-4 domate mesatare
  • 150-200 g salcë (pure) domate
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelp hudhër
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë kallamarët dhe i presim në formë rrethore me një gërshërë kuzhine ose në copa nëse preferoni ndryshe.
  2. I shpëlajmë mirë bashkë më cikalat e detit të cilat do i përdorim në salcën tonë me gjithë pjesën kockore për një lëng më të shijshëm. Nëse doni cikalat mund ti hapni në pjesën anësore, që ta keni më të lehtë për të nxjerrë pjesën e tulit të brendshëm kur ti shërbeni në pjatë.
  3. Do të vendosim një texhere me ujë në zjarrtë vlojë ku do të ziejmë makaronat.Squid Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në një tigan do të shtojmë vaj ulliri dhe thelpin e hudhrës. Sapo të aromatizohet dhe ngrohet vaji, do të shtojmë kallamarët dhe cikalat dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Do ti shuajmë më verë të bardhë dhe do i lëmë në temperaturë të lartë të avullojë pjesa alkolike.Squid Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë pak kripë, piper, dhe domatet e prera në copa. Do i lëmë të gatuhen për disa minuta derisa domatja të tretet.
  6. Ndërkohë ka vluar dhe uji dhe do të ziejmë makaronat tona al dente.Squid Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Kur kallamarët dhe domatja janë gatuar do të shtojmë edhe purenë e domates do i lëmë të gatuhen së bashku edhe disa minuta dhe shtojmë majdanoz të grirë imët.
  8. Do të shtojmë makaronat e ziera, të kulluara direkt në tiganin e salcës dhe do i lëmë të marrin shijen e salcës për 1-2 minuta.Squid Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, dhe majdanoz të freskët dhe i shërbejmë mënjëherë.

Ju bëftë mirë!Squid Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Ne ndajmë me ju pjata të cilat i gatuajmë dhe provojmë me parë në shtëpinë tonë. Urojmë t’ju pëlqejnë edhe juve. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja lidhur me recetën apo ta ndani atë me miq.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment