Shrimp Tagliatelle Recipe-Tagliatele Të Freskëta Me Karkaleca, Kungull Dhe Pana

Tagliatelet e freskëta me vezë janë një nga pastat më të shijshme sidomos kur i shijojmë me salcat që na pëlqejnë. Sot duam të sjellim një pjatë të parë shumë të thjeshtë me shije deti:Tagliatele të freskëta me karkaleca, kungull dhe pana. Kjo është një pjatë e shpejtë dhe  shumë e shijshme, mjafton të keni gjitha përbërësit e freskët në tavolinën e punës dhe do shijoni një pjatë të mrekullueshme në pak minuta. Tagliatelet mund ti përgatisni vetë në shtëpi. Mund të lexoni këtu recetën e përgatitjes së brumit dhe tagliateleve në shtëpi.

Përbërësit

  • 400 g tagliatele të freskëta
  • 200 ml pana kuzhine
  • 300 g karkaleca të mëdhenj
  • 1 kungull
  • Kripë, piper, vaj ulliri , majdanoz i freskët.

Përgatitja

  1. Lajmë e pastrojmë karkalecat. I lëmë edhe kokën pasi salca del më e shijshme.
  2. Në një tigan të thellë  hedhim vaj ulliri dhe një thelb hudhër. E lëmë sa të marri shije dhe shtojmë kungullin e grirë në feta të holla.Shrimp Tagliatelle Recipe-Family Cooking Recipes
  3. E gatuajmë për 2 minuta dhe shtojmë karkalecat . I japim shije me kripë e piper të zi. Karkalecat gatuhen shumë shpejtë kështu që pas 2-3 minutash shtojmë panën dhe majdanozin e grirë imët. E lëmë të marri shije e gjitha për 1 minutë.Shrimp Tagliatelle Recipe-Family Cooking Recipes Shrimp Tagliatelle Recipe-Family Cooking Recipes Shrimp Tagliatelle Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë kemi vendosur tenxheren për zierjen e taliateleve me ujë të vlojë. I shtojmë kripë dhe hedhim tagliatelet e freskëta të ziejnë. Për pak minuta janë gati.Shrimp Tagliatelle Recipe-Family Cooking Recipes
  5. I kullojmë dhe i shtojmë te salca. I lëmë të marrin shije me njëra-tjetrën dhe shtojmë edhe pak ujë nga zierja e makaronave që salca të jetë e lëngshme.Shrimp Tagliatelle Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I shërbejmë menjëherë të ngrohta me majdanoz të freskët sipër.

 

Ju bëftë mirë!Shrimp Tagliatelle Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat sërish faqen tonë. Jeni të mirëpritur të na ndiqni në faqen tonë në Facebook dhe Instagram. Ndjehuni të lirë të ndani recetat dhe të lini komentet tuaja nëse dëshironi në formën më poshtë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment