Tagliatelle Alla Bolognese Recipe-Tagliatelle Të Freskëta Me Ragu Bolonjeze

Gatimi i makaronave mbetet një nga gatimet më të shpejta dhe plot shije e fantazi, por kur i gatuajmë recetat tona me pasta të freskëta, shija është e përkryer. Sot duam të ndajmë makarona Tagliatelle Të Freskëta Me Ragu Bolonjeze, të përgatitura me brumë të freskët në shtëpi. Ju mund të zgjidhni ta blini gati një pako me makarona taglitelle të freskëta, por ne sot do ju tregojmë si ti përgatisni vetë në shtëpitë tuaja.
Përgatitja e pastave të freskëta në shtëpi nuk është e vështirë, dhe më e lehtë behet puna dhe proçesi nëse keni makinerinë për hapjen e brumit dhe përgatitjen e makaronave të ndryshme. Nëse keni kohë ju sugjeroj ta provoni pasi makaronat e freskëta me vezë janë më të shijshmet. Shija unike e kësaj recete qëndron pikërisht te përgatitja e brumit të freskët dhe ragusë vetë në shtëpi nga duart tuaja.

Përbërësit

• 3 Vezë të freskëta
• 300 g miell
• Pak kripë

Për ragunë
• 300 g mish i grirë
• ½ qepë
• ½ karrotë
• ¼ degë selino
• 100 ml verë e bardhë
• Kripë e piper
• 3-4 domate të pjekura mirë ose 300 ml salcë domatesh
• vaj ulliri
• Djath Grana i grirë

Përgatitja

Përgatitja e kësaj recete ka dy faza kryesore:

  • Ragu Bolognese
  • Përgatitja e brumit të freskët për makaronat

E para është përgatitja e ragusë bolonjeze, që duke qenë gatim i ngadaltë, ne rekomandojmë ta përgatisni më parë se të nisni me përgatitjen e pastave. Mirë do jetë një ditë më parë ose disa orë përpara. Lutem shikoni këtu recetën e plotë të përgatitjes së Ragusë Bolonjeze.

Përgatitja e brumit të freskët për makaronat

  1. Si fillim do të zëmë brumin për makaronat me vezë dhe miell dhe e punojmë mirë ashtu siç e kemi shpjeguar edhe te përgatitja e brumit të freskët të Lazanjës. Do e lëmë brumin të pushojë për 20-30 minuta.Tagliatelle Alla Bolognese Recipe-Family Cooking Recipes
  2. E ndajmë brumin në 3 pjesë dhe duke përdorur vetëm miell për lyerjen e brumit nisim proçesin e hapjes në makinerinë për hapjen e brumit (Unë përdor Nona Papera) nga gradimi më i gjerë te më i ngushti. Ju mund ta hapni edhe me rrulin e kuzhinës dhe petën ta prisni me thikë, por kjo kërkon më tepër kohë, ndërsa makineria e hap petën njëtrajtësisht dhe na lehtëson shumë punën dhe na kursen kohë. Unë përdora nivelin e hapjes së petës nga 1 te 5 me makinerinë, jo më të holla dhe i lëmë petët të thahen pak për 20 minuta. Nëse jeni të interesuar për makineri për hapjen e brumit dhe përgatitjen e makaronave të freskëta hidhni një sy sugjerimeve më poshtë, apo thjesht klikoni këtu për më tepër mundësi zgjedhje.                                                                                                                                                                                                                                                                                      “As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worth bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”                                                                                                                                                             
  3. Pastaj i presim taliatelet dhe i spërkasim me miell. Tagliatelle Alla Bolognese Recipe-Family Cooking RecipesI ziejmë në ujë të valuar me kripë për 2-3 minuta. Sa të dalin në sipërfaqe dhe i kullojmë.Tagliatelle Alla Bolognese Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë ragunë e kemi gati të gatuar dhe të nxehtë. (referoju recetës së ragusë më lart). Tagliatelle Alla Bolognese Recipe-Family Cooking RecipesShtojmë tagliatelet tek raguja, ose mund ti shërbeni makaronat të servirura në pjata individuale me ragu sipër dhe djathë të grirë, ose në një pjatë të madhe servirje për drekat tuaja familjare.
    Shije e veçantë e përgatitur nga duart tuaja.Tagliatelle Alla Bolognese Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit për suportin dhe mbështetjen duke na ndjekur dhe provuar recetat tona. Ndjehuni të lirë të komentoni mbi recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Leave a Comment