Green Leaves Recipe-Byreku Pranverës

Byreku i Pranverës është një nga recetat tradicionale shqiptare që gatuhet zakonisht në muajin Mars, i cili simbolizon edhe ardhjen e Pranverës. Kjo është një pjatë e dytë vegjetariane.
Ky është një byrek që përgatitet në disa krahina për Ditën e Verës dhe në disa të tjera përgatitet për  festën e sulltan Novruzit. Sipas traditës disa vendosim nje monedhë brenda këtij byreku dhe byreku ndahet në pjesë mes familjarëve. Personit që i bie monedha ble një kilogram kripë për familjen. 
Byreku përgatitet me shumë jeshillëqe, si lakra të egra dhe erëzat të ndryshme që simbolizojnë dhe fillimin e Pranverës me gjithë gjelbërimin e saj. 
Duhet të jenë gjithsej 12 lloje bimësh gjethe jeshile. Këtu llogarisim edhe erëzat e njoma.
 
Në rekomandojmë të konsumohen sa më tepër të gjithë këta përbërës në këtë periudhë për një pastrim të organizmit dhe një mënyrë të ushqyeri sa më të shëndetshme. Ashtu si receta e japrakëve, edhe këtu kemi përdorur gjithë lakrat e egra që mundëm të gjejmë për sa ofrojnë kushtet klimaterike  
Në përditshmëri nuk është e nevojshme të sigurojmë kaq shumë lakërishte por sipas mundësisë mund ta gatuani byrekun me Hithra, Spinaq, preshë, qepë të njoma, etj.
 
Ju mund të vizitoni Blogun tonë për më tepër receta byrekësh. 

PërbërësitGreen Leaves Recipe-Family Cooking Recipes

Për brumin dhe petët
  • 500 g miell
  • 250 ml ujë
  • Pak kripë
  • 100 ml Vaj misri, ulliri, ose luledielli për petët
  • Niseshte
Për mbushjen
  • Hithra
  • Lulëkuqe
  • Spinaq
  • Qumështore
  • Lëpjetë
  • Pazi
  • Qepë të njoma
  • Erëza te ndryshme si: Majdanoz, kopër, nenexhik, selino, mente, hudhër të njomë, ose borzilok, etj
  • 250-300 ml qumësht
  • 2-3 lugë miell misri
  • Vaj ulliri, kripë e piper

Përgatitja

Përgatitja e BarishteveGreen Leaves Recipe-Family Cooking Recipes

  1. Do ti lajmë mirë të gjitha barishtet. I pastrojmë nga rrënjët nëse kanë dhe do i vendosim në ujë me kripë dhe sodë bukë për disa minuta. Kjo bën që të gjitha dherat percepitojnë në fund të vaskës së lavamanit dhe perimet lahen mirë nga parasitët që mund të mbartin.
  2. I shpëlajmë mirë me ujë të rrjedhshëm sa të sigurohemi që janë pastruar si duhet.

Gatimi i mbushjes

  1. Në fillim do të grijmë qepën dhe do ta kavërdisim për disa minuta me pak vaj ulIiri.
  2. Lakrat i  grijmë hollë dhe i vendosim të gjitha në nje tenxhete të thellë me kapak. I shtojmë kripë, e cila do të ndihmojë që të lëshojnë ujin me shpejtë dhe do të ruaj ngjyrën e tyre jeshile.
  3. Kur të shohim që volumi i tyre ka rënë do të shtojmë vaj ulliri dhe qepën e kavërdisur më parë.
  4. Do ti gatuajmë barishtet për disa minuta derisa të shohim që janë zbutur si duhet. Shtojmë dhe pak qumësht dhe i gatuajmë derisa me lugë druri mund ti shtypim lehtësisht anëve të tenxheres.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të tresim miellin e misrit në një gotë qumësht dhe e shtojmë te lakërishtet e gatuara. Kjo masë do bëjë që mbushja të lidhet dhe bëhet më kremoze. Do të shtojmë konsiderueshëm vaj ulliri pasi i jep shumë shije. Në fund do të shtojmë erëzat e freskëta të grira hollë. I shtojmë në fund për të mos humbur shijen e tyre.
  6. E lëmë të ftohet dhe vijojmë me pregatitjen e brumit për byrekun.

Brumi dhe Petët

  1. Brumin e zëmë si përherë me miell, kripë dhe ujë. Do të bëjmë një brumë të butë. Brumin e përgatitur do e lëmë të pushojë rreth 30 minuta.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  2. E ndajmë brumin në 15-16 pjesë të vogla, të cilat i rrumbullakosim dhe i lëmë veç.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Fillimisht i hapim në disqe me diametër 20 cm me niseshte dhe petës.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Do të bëjmë 5 petë të mëdha me nga 3 disqe të vogla të cilat i lyejmë nëpërmjet njëra -tjetres me vaj misri ose ulliri. Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Për shtrimin e byrekut mund të zgjedhim ta hidhni mbushjen në një vend të vetëm ose ta ndani në dy pjesë. Unë zgjodha këtë të dytën.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do e lyejmë tavën me vaj, shtojmë tre petë poshtë, të cilat mes tyre i spërkasim me vaj dhe hedhim 1/2 e mbushjes. Shtojmë një petë dhe hedhim pjesën tjetër të mbushjes.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Në fund palosim anët bukur dhe shtojmë petën e fundit duke mbuluar bukur të gjithë cepat dhe anët.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  8. E spërkasim me vaj, e presim byrekun në copa dhe e vendosim ta pjekim në furrë të ngrohur në 200 gradë për 30 minuta.Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Pasi piqet, e lëmë të ftohet dhe e shërbejmë menjëherë. Green Leaves Recipe-Family Cooking RecipesKy byrek mund të shërbehet edhe i ftohtë.
Ju bëftë mirë!Green Leaves Recipe-Family Cooking Recipes

Shënim: 

Ju mund ta piqni pa e prerë, unë zgjedh kështu për ta patur më të lehtë ndarjen pas pjekjes.
Gjithashtu unë ndryshe nga receta tradicionale që përshkrova më lart, zgjodha të rrah një vezë me një lugë qumësht dhe me të spërkata petët gjatë shtrimit dhe leva me një furçë kuzhine petën e sipërme.
Nuk shtojmë vezë të mbushja të ruajmë shijen e lakrave të egra.
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment