Lakror Me Miell Misri-Lakror Me Petë Misri Dhe Hithra

Sot duam të ndajmë një recetë tradicionale shqiptare, atë të gatimit të Lakrorit Me Miell  Misri Me Hidhra.
Hithrat janë një bimë me shume vlera ushqyese. Ato ndihmojnë shumë në organizmin e njeriut në pastrimin e tij nga toksinat. Ҫaji i hithrës ndihmon në pastrimin e aparatit urinar nga infeksionet dhe në stimulimin e tretjes. Gjithashtu ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të tëmthit, në kurimin e alergjive dhe egzemave në lëkurë, largon zbokthin nga flokët, ul tensionin arterial dhe rregullon metabolizmin në organizëm. Konsumimi i hithrës në formë çaji ul gliceminë në gjak në të sëmuret me diabet. Ato kurojnë edhe artritin, etj. Zakonisht ato konsumohen në stinën e pranverës sepse jane të njoma dhe gatuhen shume shpejt. Por edhe në stinën e vjeshtës mund ti gjejmë të freskëta, ndaj nqs ju i gjeni edhe në këtë stinë mos hezitoni ti gatuani në recetat tuaja të preferuara si lakror, byrekë, supra, rizoto, etj.

Pispili me Miell Misri

Polenta And Spinach Recipe-Polenta Me Spinaq Dhe Djathë

Përbërësit

  • Miell misri 3 gota uji
  • 3 gota me ujë
  • Kripë dhe vaj ulliri

Për Mbushjen

  • Hithra 1 kg
  • 1 gotë qumesht
  • 2 lugë miell gruri
  • miell misri për sipërfaqen
  • Vaj ulliri
  • Kripë

“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”

Përgatitja

  1. Si fillim do të lajmë dhe pastrojmë hidhrat. I presim me gërshërë gjethet nga kërcelli, duke përdorur doreza në mënyrë që të mos na djegin. I lajmë me kujdes me ujë të rrjedhshëm dhe i gatuajmë në një tenxhere me disa lugë vaj ulliri dhe pak kripë të imët me kapak. Kur hidhrat kanë filuar të zbuten dhe kanë shterur gjithë lëngun e tyre, do të shtojmë qumështin dhe do i ziejmë derisa të zbuten plotësisht me qumësht me kapak mbuluar. Hidhrat janë zier si duhet kur ne i shtypim lehtësisht më shpinën e lugës së drurit. Hidhrat e njomë ziejnë shpejt, por nëse doni të përgatisni këtë recetë për pak kohë mund edhe ti fruloni në një blender kuzhine.
    Kur hidhrat janë gati do i shtojmë edhe 2 lugë miell misri ose gruri, që e bën me kremoze mbushjen me hidhra.
  2. Hapi i dytë, përgatitja e petës me miell misri.
    Vazhdojmë me petën e lakrorit duke ngrohur ujin sa të vlojë në një tenxhere me pak kripë dhe vaj ulliri.
  3. Në një tas të thellë do hedhim miellin e misrit dhe duke e përzierë me një lugë druri do të shtojmë gradualisht ujin e valuar. Mielli fillon e shton volumin dhe formohet një brumë i butë. Duhet që gjithë sasi e miellit të arrijë të përzihet mirë me sasinë e ujit.
  4. E shtrojmë brumin e përftuar në një tavë të cekët të lyer me vaj dhe e hapim në mënyrë të njëjtë duke e ngritur anash 2 cm që të krijojmë një bordurë. Për të niveluar dhe hapur si duhet brumin do të përdorim një enë me ujë të ftohtë ku do të njomim herë pas herë pëllëmbën e dorës sonë, pasi brumi hapet ende i nxehtë në tavë.Lakror Me Miell Misri-Family Cooking Recipes
  5. Hedhim mbushjen e hithrave dhe e nivelojmë me lugën e drurit. Sipër e spërkasim sipërfaqen me miell misri dhe më pas e spërkasim miellin me ujë, në mënyrë që kur të piqet të krijojë një petë krokante të hollë. I hedhim dhe vaj ulliri sipër dhe e pjekim në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për 30 minuta. E lëmë të ftohet pak për 10 minuta, e presim në copa dhe e konsumojmë të shoqëruar me kos.

Ju bëftë mirë!Lakror Me Miell Misri-Family Cooking RecipesLakror Me Miell Misri-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jnei të mirëpritur për çdo koment apo pyetje.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment