Polenta And Spinach Recipe-Polenta Me Spinaq Dhe Djathë

Gatimet me miell misri kombinuar me lakërishte, spinaq apo jeshillëqe të tjera janë pjesë e gatimeve tradicionale. Mund ti gatuajmë dhe servirim këto receta si lakrorë, pispili, apo torta të kripura. Receta e sotme, Polenta me Spinaq dhe Djathë është një recetë torte të kripur me miell misri për polenta, kombinuar me jeshilleqet dhe bulmetrat.

Shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Përbërësit

  • 250 g miell polenta
  • 500 ml ujë ose qumësht
  • Pak kripë
  • 250 g spinaq
  • 100 g djath i bardhë
  • 1 vezë
  • Vaj ulliri , nenexhik i freskët

Përgatitja

  1. Lajmë spinaqin me kujdes dhe e grijmë.
  2. E gatuajmë në 1 tigan me pak vaj ulliri dhe pak kripë për 2-3 minuta. Mund të përdorim edhe spinaq të ngrirë ose ndonje lloj tjetër lakërishte të egra si psh hithra.
  3. Në një tenxhere tjetër hedhim ujin të vlojë ose qumështin, pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri.Polenta And Spinach Recipe
  4. Hedhim miellin polenta, dhe në nxehtësi jo shumë të lartë e përziejmë me një lugë druri sa të trashet dhe të bëhet masë e plotë.
  5. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak.
  6. Ndezim furrën të ngrohet në 200 gradë.Polenta And Spinach Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Tek polenta e ftohur, shtojmë spinaqin, djathin e thërmuar dhe e përziejmë. Shtojmë dhe vezën, vaj ulliri dhe nenexhikun e grirë.Polenta And Spinach Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Gjithë masën e shtrojmë në një tavë qelqi pirex të lyer me vaj dhe e pjekim në furrë të nxehur 200 gradë për teeth 25 -30 minuta.Polenta And Spinach Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe pastaj e presim në copa dhe servirim të vakët. Polenta And Spinach Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Leave a Comment