Byrek Me Presh-Byrek Me Presh Dhe Gjizë

Byreku me Presh është një tjetër gatim tradicional shqiptar, i cili përdoret shumë kur koha fillon freskon në stinën e vjeshtës, dimrit, dhe fillim të pranverës. Në këtë periudhë i gjejmë dhe preshët më të freskëta dhe plot shije. Byreku me presh është recetë shumë e shijshme vegjetariane, një kombinim i preshit me gjizë, vezë dhe qumësht për një pjatë të parë në një drekë në familje.

Byrek Me Qepe Te Njoma-Byrek Me Qepë Të Njoma Dhe Gjizë

Përbërësit

Për brumin

  • 500 g miell
  • 250 ml ujë
  • Kripë

Për mbushjen dhe hapjen e byrekut

  • 2-3 preshë të plota
  • 2 vezë
  • 100 g gjizë
  • 250 ml qumësht
  • Kripë
  • 100-150 ml val për hapjen e petëve
  • Niseshte për hapjen e petëve
  • Petës
  • Tavë për pjekjen e byrekut

Përgatitja

  1. Në fillim pastrojmë preshët nga gjethet e sipërme, i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i grijmë imët me një thikë kuzhine. Në një tenxhere apo tigan të thellë me kapak që nuk ngjit shtojmë pak vaj ulliri dhe i lëmë preshët të kaurdisen në temperaturë të ulët më kapak mbuluar sa tu bjerë volumi dhe zbuten. Do i shtojmë dhe pak kripë, dhe i lëmë të gatuhen mirë duke shtuar gjysmën e sasisë së qumështit. I gatuajmë preshët me kapak mbuluar sa të zbuten plotësisht.
  2. Do të zëmë brumin sipas mënyrës tradicionale si dhe kemi shpjeguar në receta të mëparshme. Pasi zëmë një brumë të butë, të cilin mund ta lëmë dhe pak minuta mbuluar me një pecetë kuzhine që të pushojë pak.
  3. Ndërkohë në një tas do të rrahim vezët, shtojmë gjizën, preshët e gatuara, kripë, vaj ulliri dhe pak qumësht dhe e përziejmë mirë sa të formohet një masë kremoze.Byrek Me Presh-Family Cooking Recipes
  4. Marrim brumin dhe e ndajmë në dy pjesë. Secilën pjesë e ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe secilin prej tyre e hapim në kulaçë me diametër sa dora. Petët e vogla i lyejmë me vaj mes tyre. Mund të zgjidhni të hapni katër petë nga pesë kuleçë, ose dy petë nga dhjetë. Petët do të mënyrë veçohen gjatë pjekjes dhe byreku del shumë i shijshëm.
  5. Ndezim furrën të ngrohet në 200 gradë.
  6. Hapim petët një nga një. Shtojmë petën e madhe në tavën e lyer me vaj. Nëse e hapni shumë të madhe petën edhe mund ta prisni në mes dhe të shtroni dy petë në tavën tuaj duke i spërkatur me vaj mes tyre. Hedhim mbushjen e përgatitur në mes dhe petën tjetër sipër, ose petët nesë keni zgjedhur të hapni kuleçët në dy petë.Byrek Me Presh-Family Cooking Recipes
  7. E spërkasim byrekun me vaj dhe qumësht dhe e pjekim në furrë të nxehur për 30 minuta deri sa të marrë ngjyrën e kuqërremtë.Byrek Me Presh-Family Cooking Recipes
  8. E lëmë të ftohet mbuluar me një pecetë kuzhine, e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!Byrek Me Presh-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na ndiqni, provoni dhe komentoni receta tona apo i ndani ato me miqtë tuaj. Ne vlerësojmë opinion tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment