Zerde-Zerde Me Karamel

Zerde Me Karamel është një ëmbëlsirë tradicionale e qytetit të Elbasanit që përgatitej kryesisht gjatë dimrit, por edhe për festa të ndryshme familjare. Receta është me pak përbërës dhe shumë e lehtë për tu përgatitur. Për ta përgatitur sa më mirë këtë recetë duhet që kamelizimi i sheqerit dhe zierja e orizit të kryhet si duhet. Origjina e kësaj ëmbëlsirë vlen nga Lindja e mesme, Turqia, ku kjo ëmbëlsirë aromatizohet dhe i jepet ngjyra me shafran. Kjo ëmbëlsirë është përgatur në Turqi për festa, dasma, ditëlindje, etj, dhe emri zerde vjen nga fjala zard, që në Persisht do të thotë e verdhë. Në traditën tonë kjo ëmbëlsirë përgatitet me karamel dhe orizi ngjyrohet dhe aromatizohet nga karameli.

Përbërësit

  • 3 lugë sheqer
  • 100 g oriz
  • 4-5 kokrra karafil
  • Kanellë pluhur

Përgatitja

  1. Në një tenxhere që nuk ngjit do të shtojmë sheqerin të karamelizohet duke e trazuar me një lugë druri që të mos na digjet por të marri ngjyrë karameli të bukur.
  2. Do ta heqim nga zjarri të normalizohet pak dhe do të shtojmë ujë të ngrohtë dhe orizin e larë dhe vendosur edhe më parë në ujë të zbutur. Sasinë e ujit do e shikoni vetë, pasi orizi duhet që të ziejë mirë dhe të shpërthejë plotësisht deri sa të lëshojë amidonin dhe të trashet mirë. Mesatarisht do përdorim 3-4 gota ujë.
  3. Do të shtojmë edhe karafilin pasi hedhim ujin që të ziejë bashkë me orizin dhe të aromatizojë ëmbëlsirën tonë.
  4. Në përfundim do e hedhim në tasa që të ftohet duke e spërkatur me kanellë pluhur në sipërfaqe. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e shërbejmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Zerde-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të komentoni apo lini pyetjet tuaja rreth recetës.  Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment