Tuna Stuffed Zucchini Boats-Kungulleshka Të Mbushura Me Ton

Kungulleshka Të Mbushura Me Ton është një pjatë e dytë e stinës së verës e cila gatuhet në furrë. Kungulleshkat mund ti përgatisim dhe mbushim në disa mënyra, si me mish të grirë, me djath, me perime, me oriz, etj.

Ne sot po ndajmë recetën me peshk ton, e cila është shumë e thjeshtë, me pak përbërës dhe për një shije delicate.
Mbushja me ton përgatitet duke bashkuar zemrat e kungulleshkave, peshkun ton, gjizë, ose rikota dhe erëza. Kungulleshkat priten në mes, zbrazen nga tuli, mbushen me përzierjen e përgatitur dhe piqen në furrë.
Kungulleshkat shijojnë shumë në periudhën e verës ndaj ne do ndajmë me ju vazhdimisht receta për përgatitjen e tyre. Ju mund të provoni edhe kungulleshka të grillit të marinuara me pesto borziloku.

Përbërësit

  • 3-4 kungulleshka
  • 170 g peshk ton në vaj
  • 4-5 lugë rikota ose gjizë
  • 3 lugë djath i grirë Grana ose Parmigiano
  • Kripë, piper, vaj ulliri, borzilok ose majdanoz i freskët

Përgatitja

  1. Për të përgatitur këtë recetë shumë të thjeshtë, si fillim do të lajmë dhe fshijmë kungulleshkat mirë.
  2. I presim në mes në mënyrë gjatësore dhe me ndihmën e një lugë të vogël do të zbrazim meset e tyre në formë varke.Tuna Stuffed Zucchini Boats-Family Cooking Recipes
  3. Në një gotë blenderi do të hedhim zemrat e kungulleshkave, peshkun ton të kulluar nga vaji, djathin e grirë, dhe gjizën ose rikota, dhe i frulojmë mirë.
  4. Do të shtojmë edhe kripë, piper, vaj ulliri dhe borzilokun ose majdanozin dhe i frulojmë sërish sa të na mëset një masë kremozë.Tuna Stuffed Zucchini Boats-Family Cooking Recipes
  5. Do të përgatisim një tavë për pjekje të cilën e lyejmë me vaj ulliri.
  6. Vendosim kungulleshkat e prera në formë varke dhe i mbushim me një lugë. Do i hedhim sipër edhe pak djath të grirë.Tuna Stuffed Zucchini Boats-Family Cooking Recipes
  7. Tavën e mbulojmë pe një letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180 gradë.Tuna Stuffed Zucchini Boats-Family Cooking Recipes
  8. Do i pjekim të mbuluara për 15-20 minuta, më pas heqim letrën dhe i pjekim edhe për 15 minuta të tjera në këtë temperaturë.
  9. Në fund aktivizoni proçesin e grillit duke ipjekur për 5-7 minuta sa të marrin ngryrën e kuqërremtë dhe të krijojnë koren krokante në sipërfaqe.Tuna Stuffed Zucchini Boats-Family Cooking Recipes
  10. I shërbejmë të ngrohta shoqëruar me një sallatë të stinës apo supë për një vakt të lehtë, ose edhe si shoqëruese apo antipastë të tavolinave familjare festive.

Ju bëftë mirë!Tuna Stuffed Zucchini Boats-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment