Ground Beef Stuffed Zucchini Recipe-Kungulleshka Të Mbushura me Mish Të Grirë

Kungulleshkat e Mbushura me Mish Të Grirë Në Salcë alla Bologneze janë një recetë shumë e shijshme që vlen te provohet sa herë që gjejmë kungulleshka të fresktëta. Kjo pjatë vlen të përgatitet në stinën e verës dhe vjeshtës kur dhe kunkulleshkat i gjejmë me shumicë të freskëta dhe në madhësinë që na duhen për këtë recetë, por fatmirësisht ka ende në treg kunkulleshka, ndaj dhe unë po e sjell këtë recetë nëse doni ta përgatisni për një drekë në familje, pasi është një pjatë kryesore shumë e shijshme.

Për këtë recetë kungulleshkat duhet ti zgjedhim të vogla dhe të shkurtra në mënyrë që të heqim me lehtësi zemrën e tyre pa i prerë dhe prishur formën. Mbushja e kunkulleshkave realizohet me një përzierje mishi të grirë në formën e brumit të qofteve dhe gatimi kryhet në domate dhe salcë domatesh. Salca në fund të gatimit del shumë e shijshme dhe shoqërohet me bukë të thekur. Por nëse tepron ju fare mirë mund ta përdorni për të shoqëruar edhe pasta apo bollgur me këtë salcë. Receta nuk është e vështirë dhe gatuhet me zjarr të ngadaltë.

Përbërësit për 4 Përsona

  • 8-10 kungulleshka të vogla
  • 2-3 domate të pjekura mirë
  • 250-300 ml salcë (pure) domate
  • 50 ml verë e bardhë ose e kuqe
  • 300 g mish viçi i grirë
  • 100-150 g salçiçe e freskët (viçi ose derri)
  • 50 g proshutë
  • 1 vezë
  • 1 qepë e vogël
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • borzilok
  • Kripë, piper, rigon, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë zemrat e kungulleshkave duke u kujdesur të mos e prishim formën e tyre duke i zbrazur plotësisht për të mundësuar mbushjen e tyre. Ground Beef Stuffed Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes Mbushjen e ruajmë për një tjetër recetë, por nëse dëshironi edhe mund ta përdorni tek mbushja e kësaj recete nëse doni të mos përdorni proshutën.
  2. Në një tas të madh do të shtojmë të gjithë përbërësit për mbushjen që të formojmë brumin e qoftes. Kështu do të shtojmë mishin e grirë të viçit, shtojmë salçiçen, të cilën e zhveshim nga cipa që e mbështjell dhe e thërrmojmë me një pirun, do të shtojmë proshutën e grirë imët, vezën, qepën e grirë në rende, hudhrat e shtypura, kripë, piper, rigon dhe vaj ulliri.Ground Beef Stuffed Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes
  3. I përziejmë mirë, dhe fillojmë mbushim kungulleshkat, tepricën e brumit do e përgatisim qofte të vogla.Ground Beef Stuffed Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në një tigan më pak vaj ulliri, një thelp hudhër dhe gjethe borziloku, do të shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe farat dhe të grira në një grirëse. Ku domatja është gatuar dhe bërë kremoze, do të shtojmë edhe salcën (pure) e domates dhe do i lëmë të gatuhen së bashku 3-4 minuta në temperaturë mesatare. Shtojmë edhe pak kripë.
  5. Do të shtojmë verën dhe do e lëmë për rreth 1 minutë në temperaturë të lartë të avullojë pjesa alkolike.Ground Beef Stuffed Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë kunkulleshkat e mbushura dhe qoftet e vogla në salcën e përgatitur, kripë, piper, dhe pak vaj ulliri,(nëse ka nevojë edhe pak ujë) dhe do i lëmë te ziejnë të mbuluara me kapak në temperaturë mesatare në të ulët për rreth një orë.
  7. I shërbejmë të ngrohta, shoqëruar me bukë të thekur, ose nëse dëshironi mund të përgatisni edhe pasta dhe ta shoqëroni me salcën e përgatitur dhe qoftet.

Ju bëftë mirë!Ground Beef Stuffed Zucchini Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe shijoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani me ne opinionin tuaj mbi to. Ne vlerësojmë suportin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment