Easy Spinach Souffle-Sufle Spinaqi

Sufle me Spinaq është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shijshme për tu shijuar në çdo stinë. Kjo recetë është traditë e kuzhinës franceze, e cila ka një larmi receta sufflesh të kripura apo të ëmbla. Kjo sufle me spinaq është një antipastë e shijshme dhe delikate ne shije.

Në këtë recetë spinaqi shijon si në flan me spinaq, apo tavën me beshamelë, por e përgatisim në tava njëracionëshe.
Sufleja me spinaq përgatitet me spinaq të freskët, të ngrirë, apo edhe të konservuar. Ne e kemi përgatitur më spinaq të freskët, të cilin në këtë periudhë e gjejmë të freskët dhe cilësor në markatë.

Ju mund të provoni edhe Spinaq Dhe Rikota, Quiche me Spinaq, apo Role me spinaq.

PërbërësitEasy Spinach Souffle-Family Cooking Recipes

  • 350-400 g spinaq
  • 200 g gjizë ose ricotta e thatë
  • 250 g beshamelë
  • 3 vezë
  • 2-3 lugë djath i grirë Parmigiano
  • Kripë, piper, arrë moskat
  • Pak bukë të thekur

Për beshamelën

  • 1 lugë plot me gjalp
  • 1 lugë plot me miell
  • 250 ml qumësht
  • kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja

  1. Si fillim do të lajmë mirë spinaqin nga dherat, e presim në pjesën e kërcellit dhe do e blashërojmë më ujë të valuar me kripë për 2-3 minuta. Ju mund ta gatuani edhe në tigan nëse preferoni kështu.Easy Spinach Souffle-Family Cooking Recipes
  2. Do e kullojmë spinaqin dhe mundësisht edhe e shtrydhim me një napë apo duke përdorur duart tona në mënyrë që mos të këtë ujë të tepërt.
  3. E presim me nje thikë në copa të vogla, jo domosdoshmërisht shumë imët.
  4. Në një tenxhere, do të shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin për 2 minuta sa të marri një ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin dhe përziejmë derisa të na trashet beshameli. Mos e trashni shumë, por e lëmë kremoze.
  5. Shtojmë, kripë, piper, arrë moskat tek beshameli dhe e përziejmë që të ftohet. Aty shtojmë edhe të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë.
  6. Në një tas veçmas do të rrahim të bardhat e vezëve me një rrahëse vezësh me dorë ose korent si të dëshironi sa të na bëhet një shkumë e qëndrueshme.Easy Spinach Souffle-Family Cooking Recipes
  7. Në një tas tjetër do të shtojmë spinaqin, beshamelën, djathin e grirë, gjizën dhe i përziejmë mirë të na bëhet një masë.Easy Spinach Souffle-Family Cooking Recipes
  8. Shtojmë edhe të bardhat e vezëve duke përzierë nga lart poshtë që të ruajnë volumin.
  9. Do të ndezim furrën në 200 gradë. Përgatisim format e pjekjes duke i lyer me gjalp dhe pudrosur me miell ose bukë të thërrmuar.Easy Spinach Souffle-Family Cooking Recipes
  10. E hedhim masën e përgatitur në forma dhe e pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë për 15-20 minuta sa sufleja të fryhet si duhet dhe ta marri ngjyrë të kuqërremtë.Easy Spinach Souffle-Family Cooking Recipes
  11. E shërbejmë menjëherë!

Ju bëftë mirë!Easy Spinach Souffle-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment