Perfect Grilled Zucchini-Kunguj Të zgarës të Marinuar Me Pesto Borziloku

Kunguj Të zgarës të Marinuar Me Pesto Borziloku është një antipastë e shpejtë vegjetariane. Receta shijon shumë dhe kombinohet më së miri për të shoqëruar pjatat kryesore me bazë mishi, apo pule.

Kjo recetë përgatitet lehtë dhe mund ta shërbejmë edhe si një vakt të lehtë darke, shoqëruar me bukë të thekur dhe djathra.

Antipasta del e aromatizuar, plot freski dhe shije. Kjo është një antipastë që mund të na shoqërojë gjatë gjithë pranverës dhe verës për ti dhënë më shumë shije dhe ngjyrë tryezës sonë.

Ju mund të provoni edhe Kunguj Në grill, apo Perime të furrës të mbushura me gjizë.

Përbërësit

  • 3 kunguj jeshil
  • Një tufë borzilok (15 gjethe)
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri rreth 70 ml
  • 1 lugë djath i grirë Parmixhan
  • Një dorë fëstëk
  • 2 thelpinj hudhër

Përgatitja

  1. Do të lajmë  kungujt mirë, i fshijmë me një pecetë dhe i presim në feta të holla.
  2. I marinojmë fetat e kungulleshkave me kripë e vaj ulliri dhe i pjekim në zgarë për pak minuta nga të dyja anët.
  3. I rreshtojmë në një pjatë të sheshtë dhe të hapur. Përgatisim pesto borziloku të freskët për të marinuar kungujt e pjekur në grill dhe shijuar si duhet.
  4. Në një gotë mikseri do të shtojmë gjethet e borzilokut të lara dhe thara nga uji, vaj ulliri, djathin e grirë, pistakët, hudhrën, pak kripë e piper.
  5. I frulojmë të gjitha sa të na rezultojë një salcë kremoze.Perfect Grilled Zucchini-Family Cooking Recipes
  6. E shtojmë këtë salcë plot aromë dhe shije sipër fetave të pjekura të kungujve dhe e lëmë që kungujt të shijohen nga kjo salcë.
  7. E servirim si shoqëruese të pjatave të dyta, por fare mirë mund ta shërbejmë me feta djathi të freskët dhe me copa buke të thekur.

Ju bëftë mirë!Perfect Grilled Zucchini-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment