Simple Lemon Mascarpone Cake-Kek Me Limon Dhe Mascarpone

Kek me Limon dhe Mascarpone është një recetë shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Nuk e di si i keni ju mëngjeset tuaja, por në përditshmërinë time, më duhet shpesh të zgjohem herët dhe përgatitja e mëngjesit është një nga rutinat që na shoqëron cdo ditë. Përgatitja e recetave si një kek, muffins, biskota, etj, që mund ti gatuajmë edhe një natë më parë, na i bëjnë mëngjeset me të shijshme, por na japin edhe një dorë për të fituar më shumë kohë në ngutin e mëngjesit. 

Keku që po ndaj sot, del i lehtë në shije, i butë dhe kombinohet më së miri me kafen e mengjesit, një gotë lëng, qumësht, dhe mund të konsumohet nga të gjithë në familje.  

Për këtë recetë ju duhen pak përbërës. Për një aromë sa më të fortë të limonit, rekomandoj limon organik, ose në pamundësi mund të përdorim edhe esencë limoni shtesë.

Gjithashtu nëse ju pëlqejnë recetat me mascarpone, mund të provoni kekun me mascarpone dhe pjeshkë, apo mascarpone dhe mollë.

Përbërësit për një formë keku 24 cm

  • 3 vezë
  • 250 g Mascarpone
  • 130 g sheqer
  • 60 ml vaj luledielli, ose misri
  • Lëkura dhe lëngu i një limoni
  • Aromë vanilje (fakultative)
  • 250 g miell 00
  • 12 g fryrës për ëmbëlsira
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  1. Pasi peshojmë dhe përgatisim të gjithë përbësërit, do të ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë. Përgatisim një formë keku duke e lyer më pak gjalpë dhe pudrosim me miell.
  2. Si fillim, vezët të cilat i kemi lënë për disa minuta në temperaturë ambienti do i ndajmë të verdhat nga të bardhat.
  3. Më një rrahëse elektrike do i rrahim veçmas të bardhat e vezëve sa të bëhen marengë.
  4. Në një tas tjetër do të rrahim sheqerin më kremin mascarpone derisa të bëhet një masë homogjene. Do të shtojmë të verdhat e vezëve një nga një sa të bëhet një krem. Shtojmë edhe vajin, lëkurën dhe lëngun e limonit.
  5. Në fund do të shtojmë miellin e situr të përzierë me fryrësin.
  6. Pasi kemi përftuar një brumë, do të shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura më parë, duke trazuar me një spatul kuzhine nga  poshtë-lart, në mënyrë që të përftojmë një brumë homogjen dhe volumi i brumit të ruhet.
  7. E hedhim brumin në formën e kekut të përgatitur më parë. E nivelojmë me kujdes dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180 gradë të piqet për 30-35 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh.
  8. Pasi e nxjerim nga furra, e vendosim në një pjatë, e lëmë të ftohet pak dhe e pudrosim me sheqer pluhur.

Ju Bëftë Mirë!

Simple Lemon Mascarpone Cake- Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment