Preserved Eggplant In Olive Oil-Patëllxhanë Në Vaj

Patëllxhanë Në Vaj është një mënyrë konservimi i patëllxhanit që unë preferoj të kem në raftet e zajreve të mia. Ashtu si Kunkulleshta në vaj, edhe patëllxhanët në vaj dalin shumë të shijshëm, të aromatizuar dhe të marinuar si duhet.

Tani jemi në përiudhën kur ende kemi patëllxhanë të freskët, kështu që jeni në kohë të përgatisni turshitë tuaja, nëse ende nuk i keni bërë.
Duhet që të kemi patëllxhanë të freskët, të gjatë, që mundësisht të jenë vetëm tul dhe mos të kenë krijuar shumë fara në brendësi.

Patëllxhanët e përgatitur në këtë mënyrë, pastrohen nga lëkura, blashërohen në një tretësirë me ujë dhe uthull, dhe më pas ruhen në vaj ulliri.

Pra uji dhe uthulla na shërben vetëm për të blashëruar fare pak patëllxhanët e prerë, por jo për të mbushur vazot.
Ju mund të provoni edhe Speca në Vaj.

Përbërësit

  • 1 kg pattëllxhanë
  • 250 ml ujë
  • 250 ml uthull e bardhë rrushi
  • Kripë, hudhër, piper kokërr, borzilok, spec djegës, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të sterilizojmë vazot si kemi shpjeguar edhe në recetat e tjera duke i zier ose në furrë.
  2. Pastrojmë patëllxhanet nga lëkura dhe i presim të holla në formë gjatësore.Preserved Eggplant In Olive Oil-Family Cooking Recipes
  3. Do ti kriposim me kripë të trashë dhe i lëmë 1-2 orë të lëshojmë ujin e tepërt. I vendosim në një kullesë dhe i shtrydhim fort me duar duke të jemi gati për ti blashëruar.Preserved Eggplant In Olive Oil-Family Cooking Recipes
  4. Pasi kalon koha, vendosim ujin dhe uthullën e bardhë në zjarr me një lugë kripë të vlojë.
  5. Kur uji vlon, do të blashërojmë patëllxhanet me pjesë për 2 minuta. I heqim dhe I lëmë të kullojnë dhe ftohen në një pecetë të pastër. Duhet të ftohen plotësisht.
  6. Fillojmë mbushim vazot duke vendosur në fund hudhër, spec djegës, gjethe borziloku, piper kokërr. E mbushim vazon duke i ngjeshur patëllxhanët mirë dhe duke vendosur erëza herë pas here.Preserved Eggplant In Olive Oil-Family Cooking Recipes
  7. Në fund, do e lëmë vazon një gisht bosh, dhe do shtojmë erëza sërish. E mbulojmë me vaj duke u kujdesur që të dali ajri plotësisht. Mund ta tundim vazon ose të përdorim një majë thike për të nxjerrë bulëzat e ajrit. Lëreni pak vazon të pushojë dhe e kontrollojmë sërish për vaj. Nëse duhet do shtojmë prapë që pattëllxhanët të jenë të mbuluar.Preserved Eggplant In Olive Oil-Family Cooking Recipes
  8. Do e mbullim vazon mirë dhe do e kalojmë në sterilizim duke e zier më kokë lart të mbuluar me ujë për 10 minuta.
  9. Kur vazo të ftohet duhet që tapa të ketë krijuar mbylljen me vakum, pra tapa të mos bëjë klik kur e shtypni. Në të kundërt patëllxhanët do ju prishen. Ruajini në një vend të ftohtë dhe të errët.
  10. Kur i hapim vazot i ruajmë në frigorifer për disa ditë.

Ju bëftë mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment