Canning Sliced Apples-Komposto Molle e Konservuar

Komposto Molle e Konservuar është një nga kompostot që nuk duhet të mungojë në raftet e kuzhinës suaj. Molla është një frut që i konsumuar i freskët ka vlera të mëdha ushqyese.

Atë e gjejmë të freskët deri në vjeshtën e vonë, dhe me të mund të përgatisim reçel, biskota, ëmbëlsira, komposto shumë të shijshme. Gjithashtu molla mund të gjendet lehtësisht në treg gjithë stinën e dimrit, por kuptohet që ruhet në frigorifer dhe nuk është e freskët nga pema si në vjeshtë.

Në këtë periudhë mollët janë të pjekura si duhet mund ti konservojmë në të gjitha mënyrat, marmalatë apo reçel, komposto, të thara, etj.

Ne po ju tregojmë se si ju mund ta përgatisni atë edhe komposto në mënyrë që ta kemi gjithmonë gati për përdorim. Dihet që kompostot jane të preferuara kur jemi të prekur nga ndonjë virozë stine ose sëmundje tjetër.

Si fillim zgjedhim mollë të ëmbla, të freskëta, mundësisht organike. Po të keni një pemë molle në oborr akoma më mirë.

Komposton e mollës mund ta përgatisni me mollë të qëruara ose jo.

Në foto sot po ju demostroj me mollë të paqëruara, por proçesin e keni edhe që ti qëroni. Mirë është që mollët të jenë të forta dhe të pastra. Mundësisht përdorni mollë të vogla që të keni mundësi të mbushni vazot sa më mirë.

Ju mund të provoni edhe komposto dardhe apo pjeshke, të cilat jeni ende në kohë për ti përgatitur.

PërbërësitCanning Sliced Apples-Family Cooking Recipes

  • 2 kg mollë
  • 400 g sheqer
  • 1 l ujë
  • Kanellë në shkop
  • Lëng limoni

Përgatitja

  1. Më parë kemi sterilizuar kavanozët dhe kapakët e tyre duke i kaluar në ujë që vlon. I lëmë të kullojnë mbi një peshqir kuzhine.
  2. Lajmë frutat dhe i pastrojmë nga lëkurat dhe nga meset e tyre. Nëse i keni mollë organike mund edhe ta lini lëkurën.
  3. I presim në feta mesatare dhe i hedhim në një tas me ujë të ftohtë ku kemi shtuar lëngun e gjysëm limoni që të mos oksidohen.
  4. Ndërkohë do të përgatisim sherbetin duke shtuar ujin dhe sheqerin në një tenxhere inoksi. I lëmë të marri vlim shtojmë dhe një shkop kanelle për aromë, 1 lugë lëng limoni dhe e heqim nga zjarri.Canning Sliced Apples-Family Cooking Recipes
  5. Do të vendosim frutat nëpër kavanoza dhe i mbushim mirë të gjitha hapësirat. Do të shtojmë sherbetin e nxehtë dhe i mbyllim mirë kapakët. I kthejmë vazot me kokë poshtë dhe i lëmë sa të ftohen.
  6. Do ti sterilizojmë kavanozat në banjomari duke i futur në një tenxhere të madhe. I mbështjellim kavanozët me peceta kuzhine dhe i vendosim me kokë lartë në tenxhere. E mbushim me ujë sa të mbulohen dhe i lëmë të marri valë.
  7. Nga momenti i vlimit i lëmë 3 minuta dhe i heqim menjëherë. I përmbysim dhe i mbulojmë me një mbulese. I lëmë të ftohen dhe i konservojmë në një vend të freskët dhe të thatë.
  8. Pas rreth 1 muaji do të jenë gati, por ju mund ti ruani dhe konsumoni deri edhe 1 vit nga përgatitja. Pasi e kemi kavanozim e ruajme komposton në frigorifer për disa ditë.

Ju bëftë mirë!Canning Sliced Apples-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment