Oat Flour Cake Recipe-Plumcake Me Miell Tërshëre Dhe Mjalt

Plumcake Me Miell Tërshëre Dhe Mjalt është një kek shumë i shijshëm për mëngjeset tuaja apo për të shoqëruar një filxhan çaji. Kjo është një nga recetat më të lehta në shije dhe në kalori, shumë e shëndetshme për të gjithë që duan të konsumojnë më pak kalori apo që duan të ruajnë linjat trupore.

Miellin e tërshërës mund ta blini të paketuar në supermarket, ose edhe ta përgatisni vetë duke bluar tërxhërësn kokërr në një grirëse kuzhine tip Nutribullet.

Rreth Tërshërës

Tërshëra është një drith i pasur në vlera ushqimore. Tërshëra njihet për përdorimin e gjerë në receta mëngjesi në familje, siç janë qulli, petulla, apo kekë të ndryshëm, krepa, biskota, apo edhe si përbërës në Muesli apo kombinime drithërash për mëngjese të shëndetshme. Gjithashtu tërshëra është një zëvendësues i qumështit duke prodhuar nëpërmjet saj qumështin e tërshërës.

Përsa i përket vlerave ushqyese, mund të themi se tërshëra mbetet një nga burimet më të mira të energjive ushqimore, proteinave, dhe fibrave ushqimore në dietën tonë. Kështu në 100 g tërshërë mund të plotësojmë mbi 20% të nevojave ditore për energjinë ushqimore ose 389kcal. Gjithashtu, siguron 34% të proteinave dhe 44% të fibrave dietike. Tërshëra është e pasur në magnez ose 233% të vlerave ditore, vitamina B, dhe kripëra minerale.

Përbërësit

  • 200 g miell tershëre
  • 3 vezë
  • 60 g sheqer kaf
  • 50 g mjalt
  • 80 ml vaj
  • 3 lugë qumësht
  • 10 g fryrës për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • 1 lugë çaji aromë rumi
  • 50-100g rrush të thatë ose fruta të tjera të thata (opsionale)

Përgatitja

  1. Rrahim të bardhat e vezëve sa të bëhen shkumë
  2. Në një tas tjetër rrahim të verdhat me sheqerin sa të zbardhen.
  3. Do të shtojmë mjaltin dhe vijojmë përzierjen
  4. Shtojmë edhe vajin, rrushin e thatë të zbutur më parë në ujë.
  5. Shtojmë kanellën, aromën e rumit dhe përziejmë mirë.
  6. Në fund shtojmë miellin e tërshërës të përzierë më fryrësin.
  7. Do të shtojmë edhe të bardhat marengë pjesë pjesë duke përzierë më një spatula nga poshtë lart që të mos na bjerë volume dhe të përthithen si duhet nga masa e brumit njëtrajtësisht.
  8. Ndërkohë kemi ndezur furrën të nxehet në 180 gradë dhe kemi lyer më gjalp dhe pudrosur me miell një formë pjekje plumcake.Flour Cake Recipe-Family Cooking RecipesFlour Cake Recipe-Family Cooking RecipesFlour Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Do të shtojmë brumin e përgatitur dhe e pjekim kekun tonë në 180 gradë për 35 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh e cila duhet të dali e thatë.Flour Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  10. Do e lëmë të ftohet, e heqim nga forma e pjekjes dhe e kalojmë në një pjatë servirjeje të ftohet.
  11. Do e pudrosim me sheqer pluhur, dhe e servirim në feta pasi ftohet.

Ju bëftë mirë!Flour Cake Recipe-Family Cooking RecipesFlour Cake Recipe-Family Cooking RecipesFlour Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment