Leek And Cottage Cheese Meatballs-Qofte Me Presh Dhe Gjizë

Qofte Me Presh Dhe Gjizë është një antipastë shumë e shijshme. Ashtu si dhe byreku me presh dhe gjizë, i cili shijon shumë, po kështu edhe këto qofte përgatiten me pak përbërës dhe shumë shpejt.

Gjithashtu për një gatim sa më të shëndetshëm unë i poqa në furrë, por ju mund ti gatuani edhe në tigan në pak minuta.
Nëse doni ti gatuani në tigan, shtoni pak vaj dhe i pjekim ne temperaturë jo shumë të lartë sa të formojnë koren krokante nga të dyja anët.

Ju mund të provoni edhe qofte me spinaq dhe gjizë.

Përbërësit

  • 2-3 preshë
  • 3-4 lugë plot me gjizë
  • 2 lugë djath i bardhë i thërrmuar
  • 1 vezë
  • Rigon
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • 2-3 lugë Miell semolina për qoftet plus tjetër për ti lyer nga jashtë

Përgatitja

  1. Do i pastrojmë preshët mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i presim imët.
  2. Në një tigan shtojmë 2 lugë vaj ulliri. Shtojmë preshët dhe pak kripë dhe i gatuajmë me kapak mbuluar në temperaturë mesatare për 10-15 minuta sa të zbuten.
  3. Preshët e gatuara i kalojmë në një kullesë për të eleminuar lëngjet që mund të kenë.
  4. Në një tas, shtojmë preshët e kulluara, gjizën, vezën, djathin e thërrmuar, kripë dhe piper. Shtojmë edhe 2-3 lugë vaj ulliri, rigon, dhe miellin semolina dhe i përziejmë të gjitha.
  5. Me ndihmën e një luge marrim nga sasia e brumit, i japim formë me duar dhe e kalojmë sërish në miell semolina. Mund të përdorni edhe bukë të thekur ose miell misri.
  6. Do i transferojmë në një tavë të veshur me letër furre dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për 25-30 minuta.
  7. I heqim nga furra, i kalojmë në një pjatë servirjeje dhe i shërbejmë të ngrohta ose temperaturë ambienti me salcat apo sallatat që ju pëlqejnë.

Ju Bëftë Mirë!Leek And Cottage Cheese Meatballs-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment