Khash Recipe-Paçe Me Kokë Qengji

Paçe Me Kokë Qengji është një gatim i kuzhinës tradicionale Shqiptare, e cila gatuhet gjerësisht kudo. Në fakt paçe është një gatim me origjinë nga Armenia, e cila sipas vendet ku dhe gatuhet ka edhe emërtimin apo mënyrën finale të gatimit.

Kjo është një gjellë më lugë e cila konsumohet edhe për mëngjes, darkë, apo drekë. Receta gatuhet në vendin tonë me mish koke, këmbë të bagëtisë apo gjedhëve, por edhe me plënc.

Kryesisht paçja gatuhet me qepë, hudhër, uthull, duke shijuar me salçë domate apo spec të kuq, erëza, vaj ulliri apo gjalp. Për ata që nuk përdorin dot salcë apo erëza mund ta gatuajnë edhe në versionin të bardhë.
Gjithashtu trashja e lëngun në kuzhinën tonë bëhet kryesisht me një lugë miell, por ka edhe mënyra të tjera siç është tradita e kuzhinës greke ku paçja trashët me vezë e limon si në rastin e shqetos që gatuajmë ne në Përmet.
Unë do ndaj recetën tradicionale sot me ju.

Ju mund të provoni edhe Easy Beef Stew Recipe-Ҫomlek Me Mish Viçi Dhe Qepujka

PërbërësitAlbanian Khash Recipe-Albanian Paçe-Family Cooking Recipes

  • Një kokë qengji e vogël
  • 1 qepë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 3-4 lugë gjellë uthull
  • 1 lugë gjalp
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë miell
  • 1 lugë salcë domate ose 1 lugë gjelle spec i kuq i ëmbël
  • Piper i zi, piper i kuq, rigon

Përgatitja

  1. Do e lajmë kokën e qengjit mirë, e ndajmë në mes dhe e ziejmë në një tenxhere me presion të mbuluar me ujë dhe kripë për 30-40 minuta, në mënyrë që koka të lëshojë lëngun dhe mishi të veçohet lehtësisht nga koka.
  2. Do e pastrojmë mishin e kokën, e copëtojmë dhe e lëmë mënjanë. Kullojmë edhe lëngun dhe e vendosim në frigorifer për të paktën një orë në mënyrë që të kemi mundësi të eleminojmë yndyrën e tepërt.
  3. Në një tenxhere që nuk ngjit do të shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit. Ndërkohë që ngrohet ena, do të qërojmë dhe presim qepën imët.
  4. Do e hedhim qepën në tenxhere dhe e kaurdisim në temperaturë mesatare.
  5. Kur qepa fillon të ndryshojë ngjyrë do të shtojmë disa lugë nga lëngu i mishit dhe me kapak mbuluar dhe në temperaturë mësatare në të ulët do e lëmë qepën të gatuhet disa minuta sa të zbutet.
  6. Do të shtojmë aty edhe një lugë miell dhe i kaurdisim së bashku me qepën.
  7. Pas disa minutash kur mielli është bërë i artë, shtojmë edhe salcën e domates. Nëse do përdorni vetëm spec mund ta shtojmë pak më vonë.
  8. Shtojmë një pjesë të lëngut dhe copat e mishit dhe do e trazojmë derisa mielli të tretet plotësisht dhe gjella të fillojë të vlojë dhe trashet. Do e lëmë të ziejë pak minuta për tu siguruar që qepa është zier si duhet. Shtojmë dhe specin e kuq pluhur.
  9. Ndërkohë, do të shtypim hudhrat në një havanë apo me një shtypëse hudhrash.
  10. Do ta shijojmë paçen me hudhrat e shtypura, uthullën, kripë, piper, rigon.Khash Recipe-Albanian Paçe-Family Cooking Recipes
  11. E lëmë të marrë një val, dhe nëse ka nevojë mund ta hollojmë me lëng tjetër mishi.
  12. E shërbejmë të ngrohtë, shoqëruar me bukë të thekur, bukë thekre, misri, apo edhe pilaf.

Ju bëftë mirë! Khash Recipe-Albanian Paçe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment