Pear Raisin Cake-Tortë Me Dardhë, Rrush Të Thatë Dhe Bajame

Tortë Me Dardhë, Rrush Të Thatë Dhe Bajame është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kekun mund ta gatuani në pak minuta. Krosta e krijuar nga përzierja me miell, sheqer dhe gjalp sipër frutave është shumë e shijshme dhe aromatike.
Këtë ëmbëlsirë mund ta konsumojmë për mëngjes, gjatë ditës, apo dhe pas një vakti.
Nëse doni mund të provoni Kekun Me Dardhe Dhe Kokos apo edhe Kekun Me Dardhë dhe Kakao.
Unë kam përdorur një formë pjekje më diametër 26 cm por ju mund të përdorni edhe një formë pjekje më të madhe si 28-30 cm. Në këtë rast do ju rezultojë një kek më i ulët, por që edhe do kërkojë më pak kohë pjekje.

PërbërësitPear Raisin Cake-Family Cooking Recipes

  • 3 vezë
  • 100 g sheqer
  • 100 ml vaj misri
  • 50 ml qumësht
  • 300 g miell 00
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira (12 g)
  • 100 g rrush të thatë
  • Aromë vanilje ose lëkurë limoni
  • 2 dardhë
  • Për krostën
  • 50 g miell
  • 50 g sheqer
  • 40 g gjalp pa kripë
  • 50 g bajame

Përgatitja

  1. Në fillim do të përgatisim një tavë pjekje me letër furre në bazën e saj dhe do të ndezim furrën të ngrohet në 175 gradë.
  2. Do të vendosim rrushin e thatë në ujë të pushojë për 10-15 minuta.
  3. Në një tas të thellë qelqi, do të rrahim vezët dhe sheqerin me rrahese dore me korent derisa të na bëhen shkumë. Shtojmë aromën e vaniljes apo lëkurën e limonit.
  4. Shtojmë vajin dhe qumështin dhe vijojmë përzierjen. Do të shtojmë gradualisht edhe miellin e situr të përzierë më fryrësin.
  5. Përziejmë më rrahësen e dorës me korent derisa mielli të përzihet plotësisht.
  6. Në fund, rrushin e thatë të kulluar nga uji do e shtojmë te brumi i kekut dhe do e përziejmë me një spatul.Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes
  7. Do e hedhim brumin në tavën e përgatitur për pjekjen e kekut.
  8. Ndërkohë, dardhët e lara dhe thara nga uji, do i qërojmë dhe presim në feta të holla. Do i sistemojmë në sipërfaqe të brumit jo shumë ngjeshur.Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes
  9. Në një tas do të përziejmë miellin, sheqerin dhe gjalpin. Do të na formohet një brumë i kokrrizuar.Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes
  10. E hedhim këtë përzierje sipër dardhëve dhe vendosim edhe bajamet duke i ngjeshur pjesërisht brenda këtij brumi.Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes
  11. E vendosim kekun të piqet në furrën e parangrohur në 175 gradë për 45-50 minuta. Bëjmë provën më kunj dhëmbësh.Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes
  12. Kur piqet, kekun e heqim nga furra, e lëmë të ftohet pak.Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes
  13. E kalojmë nga tava në një pjatë servirje, dhe pasi është ftohur, e presim për ta shërbyer sipas dëshirës në feta.Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Pear Raisin Cake-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment