Egg Tagliolini Pasta-Tagliolini Të Freskëta Me Kërpudha Piopini

Në këtë artikull do të ndajmë Tagliolini Të Freskëta Me Kërpudha Piopini, një recetë shumë të pëlqyer nga të gjithë.

Kjo recetë është një pjatë e parë shumë e shijshme e përgatitur me makarona të freskëta. Përgatitja e brumit të makaronave nuk është fare e vështirë. Mjafton të përdorni përbërësit e duhur dhe të keni një makinë për makarona dhe ju mund të gatuani fare lehtë pjatat tuaja të preferuara me makarona.

E tillë është edhe receta e some, e thjeshte dhe plot shije. Kërpudhat Piopinni jane risia në recetën sot.Egg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes

Si ju kemi shpjeguar hapat që do ndiqni në përgatitjen e Tagliatelle të freskëta apo petët e Lazanjës, po kështu në këtë recetë do gjeni të gjithë hapat për të kënaqur gjithë familjen me këtë pjatë.

PërbërësitEgg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes

Për brumin

  • 300 g miell
  • 3 Vezë
  • Pak kripë

Për salcën

  • 250 g kërpudha Piopini
  • 2 qepë të njoma
  • 100 g fileto pule
  • Domate të thata në vaj ose pomodorini 5-6
  • 2 lugë djath parmixhan i grirë
  • Kripë e piper, vaj ulliri, majdanoz i freskët.

PërgatitjaEgg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes

Brumi

  1. Do të përgatisim brumin për tagliollini duke përzierë miellin dhe vezët e freskëta. Do të veprojme si për makaronat Tagliatelle. Tagliolini jane tagliatelle të holla.
  2. Brumin do ta lëmë të rrijë 30 minuta, do ta hapim me makinën e brumit të freskët (Nona papera) dhe do ti presim të holla. I lëmë të hapura mirë makaronat dhe në momentin që do të na duhet i ziejmë në ujë të vluar me kripë për 2 minuta.

Salca e makaronave

  1. Ndërkohë që pasta pushon, ne përgatisim salcën. Në nje tigan do të kavërdisim qepën sa të zbutet.
  2. Do të shtojmë fileton e pulës të prerë në copa të vogla dhe e përziejmë sa të marri ngjyrë. I shtojmë edhe pak ujë që mishi i pulës të gatuhet mirë.
  3. Ndërkohë kemi shtuar në tigan dhe domatet e thara dhe të ruajtura në vaj. I presim në copa të vogla dhe i shtojmë te salca. Mund të përdorni edhe domate të vogla të prera përgjysëm.Egg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes
  4. Vijojmë me kërpudhat.  Do i pastrojmë kërpudhat nga fundet e tyre dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm. I shtojmë në tigan dhe vazhdojmë përzierjen. Egg Tagliolini Pasta-Family Cooking RecipesEgg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes
  5. E rregullojmë salcën me kripë e piper e majdanoz të freskët. Salca është e shpejtë për disa minuta do të jetë gati.Egg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes
  6. Do të ziejmë pastat dhe do ti hedhim te salca e kërpudhave. Hedhim dhe pak ujë nga uji i tagliolini dhe djathin e grirë. Egg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes
  7. I përziejmë mirë që të na formohet një lloj kremi. Do ti shërbejmë të ngrohta dhe me djath të grirë sipër e majdanoz të freskët.
    Egg Tagliolini Pasta-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona ditore. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment