Easy Jam Tarts-Krostatë Me Reçel Fiku dhe Reçel Manaferre

Krostata me Reçel është një ëmbëlsirë shumë ë thjeshtë me një bazë brumi të përgatitur me gjalp, vezë , miell dhe sheqer, ëmbëlsirë e përkryer për mëngjes, pasdite, apo për tu dhënë me vete fëmijëve në shkollë. Ne po ju sjellim një mënyrë të përgatitjes së saj me reçel fiku dhe reçel manaferre, por ju mund ta provoni me çfarë reçeli të dëshironi, mjafton që të përgatisni bazën e brumit dhe petën e krostatës si duhet.

Custard And Fruit Tart Recipe-Tarta Me Fruta Dhe Krem Pastiçerie

Përbërësit

Për Brumin

  • 1 vezë e plotë + 1 e verdhë veze
  • 150 g gjalp
  • 150 g sheqer
  • 300 g miell 00
  • Pak kripë
  • Lëkurë limoni e grirë
  • 1 pako fryrës
  • Reçel sipas dëshirës

“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”

 

 
 

Fresh Fig Jam Recipe-Reçel Fiku Me Fiq Të Freskët

Easy Homemade Blackberry Jam- Reçel Me Manaferra Të Egra

Përgatitja

  1. Në një tas të madh hedhim miellin, sheqer, lëkurën e grirë të një limoni bio dhe pak kripë. Shtojmë edhe fryrësin dhe gjalpin në copa të vogla. E përziejmë mirë që gjalpi të formojë me miellin një lloj kokërrizimi. Shtojmë vezët dhe përziejmë të gjithën. Shumë shpejt do të na formohet brumi të cilin e mbështjellim me një letër transparente dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë.Easy Jam Tarts-Family Cooking Recipes
  2. Pasi të kalojë koha e hapim në një petë me trashësi 7 mm në 1 letër furre të palosur. Kjo do të na ndihmojë që ta hapim më lehtë dhe ta shtrojmë në tavë.Easy Jam Tarts-Family Cooking Recipes
  3. E shtrojmë petën dhe presim pjesët e tepërta që dalin anash. Hedhim reçelin. Easy Jam Tarts-Family Cooking RecipesUnë kam përdorur 2 lloje të ndryshme reçeli, reçel fiku dhe manaferre, por ju mund të përdorni çfarë reçeli të preferoni. Nga brumi i mbetur presim shirita që i vendosim sipër në formë rrjete.Easy Jam Tarts-Family Cooking Recipes
  4. E pjekim për 20 minuta në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë. Sipër do të marri ngjyrë të kuqërremtë. E përkryer për mëngjeset me nje gotë qumësht ose kafe.Easy Jam Tarts-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat një tjëtër recetë nga Blogu ynë. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja më poshtë. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment