Easy Baked Cheesecake Recipe-Cheesecake i Pjekur

Cheesecake i Pjekur është një recetë moderne e kuzhinës amerikane, me një bazë biskote dhe njëe shtresë të përgatitur me krem djathi, vezë, dhe sheqer.

Rreth Cheesecake

Cheesecake është një ëmbëlsirë që derivon nga kuzhina antike greke dhe daton që në shekullin e pestë para Krishtit dhe për herë të parë në Europë njihet si Sambocade në shekullin e 14 dhe emërtimi cheesecake njihet që prej shekullit të pësëmbëdhjetë, por që në Europë ka filluar të gatuhet prej shekullit të 18-19.

Mënyrat e gatimit janë ose me pjekje ose pa pjekje, si dhe mbushja apo shtesat e cheesecake ndryshojnë sipas traditave që kanë krijuar për këtë ëmbëlsirë vende të ndryshme.
Kjo që po ndajmë sot është një recetë e kuzhinës Amerikane, e thjeshtë për tu përgatitur, por që kërkon një kohë më të gjatë deri në servirje krahasuar me cheesecake pa pjekje, pasi në këtë recetë shtohet edhe koha e pjekjes së tij në furrë.

Kjo është një recetë shumë e shijshme, që ju rekomandojmë ta gatuani për një shijë ndryshe dhe për të ëmbëlsuar familjen tuaj këtë fundjavë.

Ju mund të hidhni një sy edhe recetës së CheeseCake Me Limon apo Cheesecake Me Boronica.

PërbërësitEasy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes

  • 500 g krem djathi Filadelfia
  • 250 g Maskarpone
  • 5 vezë
  • 220 g sheqer
  • 2 lugë kos grek
  • Vanilje
  • Lëkure limoni e grirë

Për bazën

  • 250 g biskota
  • 120 g gjalp
  • Reçel mandarine ose ndonjë lloj tjetër

PërgatitjaEasy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes

  1. Si fillim do të pregatisim bazën e ëmbëlsirës. Do të grijmë biskotat në një grirës elektrik dhe do ti përziejmë në një tas me gjalpin e shkrirë.Easy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Këtë masë do ta shtrojmë në një tavë me hapje, të veshur me letër furre. Bazën do ta pjekim për 8 minuta në 180 gradë dhe do ta lëmë të ftohet, ndërkohë që përgatisim kremin.Easy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në një tas të madh hedhim djathrat kremoz dhe i përziejmë me rrahës elektrik për disa minuta.
  4. Shtojmë edhe sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen.
  5. Do të shtojmë vezët, të cilat i kemi hapur dhe i kemi hedhur në një tas. Do ti shtojme një nga një, duke pasur kujdes që vezën e dyte e shtojmë pasi të jetë përzierë mirë veza e parë.
  6. Pasi shtojmë të gjitha vezët, do të shtojme aromat dhe kosin dhe pasi e kemi përzierë mirë është gati. Do ta shtojmë në bazën e ftohur dhe e nivelojmë me një spatul.Easy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes

Proçesi i Pjekjes

  1. Tavën e cheesecake -ut do ta mbështjellim me kujdes me letër alumini (në mënyrë që të mos hyjë uji brenda) dhe do ta fusim me një tavë më të madhe të cilën do ta mbushim me ujë të nxehtë deri në gjysëm.
  2. E fusim tavën në furrë dhe do ta pjekim në 210 gradë për 15 minuta dhe pastaj do ta ulim në 100 gradë dhe do ta lëmë për 1 orë. Nuk da ta hapim furrën fare.
  3. Pasi të ketë kaluar koha do ta lëmë edhe pak në furrë të fikur dhe do ta nxjerrim të ftohet në banjo mari, ashtu siç është për 30 minuta dhe pastaj e heqim nga tava me ujë dhe e lëmë të ftohet plotësisht.Easy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E fusim ne frigorifer të mbuluar dhe e lëmë për gjithë natën.Easy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E transferojmë në një pjatë servirjeje dhe e dekorojmë dhe servirim me reçelin e preferuar, fruta të freskëta, apo dhe ashtu thjesht siç është. Ne preferuam ta shijojmë me reçelin e mandarinës, recetën e të cilit e gjeni këtu.

Ju bëftë mirë!Easy Baked Cheesecake Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment, pyetje, apo ndani me miqtë tuaj këtë recetë. Ne vlerësojmë opinionin dhe mbështetjen tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment